Rusia mohon t’i ketë kërkuar Kinës ndihmë ushtarake

14/03/2022 14:36
Erdogan tha sot se njohja nga Rusia e rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës është e papranueshme.

Rusia mund të marrë kontrollin e plotë të qyteteve të mëdha të Ukrainës dhe ka fuqi të mjaftueshme ushtarake për të përmbushur të gjitha synimet e saj në Ukrainë pa ndonjë nevojë për ndihmë nga Kina.

Kështu kanë bërë me dije zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Ky i fundit për agjencinë e lajmeve ndërkombëtare “Reuters” tha se trupat ruse mund të marrin “qendrat kryesore të popullsisë nën kontroll të plotë” në Ukrainë.

I pyetur nga Reuters në lidhje me komentet e zyrtarëve amerikanë që kishin thënë se Rusia i kishte kërkuar Kinës pajisje ushtarake, Peskov i mohoi kategorikisht këto pretendime.

Rusia ka potencialin e saj të pavarur për të vazhduar operacionin. Siç thamë, po shkon sipas planit dhe do të përfundojë në kohë dhe në mënyrë të plotë”, e përmbylli ai.

Top Channel