Ditën e sotme, territori shqiptar do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të jenë në rritje nga mëngjesi në mesditë duke luhatur vlerat ditore -3°C në 7°C në zonat malore, nga 5°C në 12°C në zonat e ulëta dhe nga 7°C në 13°C në zonat bregdetare.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.

Kosova, në pjesën e parë të ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave. Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtohen lehtësisht.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës.

 

Top Channel