“Janë ndër prodhuesit më të mëdhenj të grurit Serbia dhe ka bllokuar të gjitha eksportet. Ne po negociojmë për të nxjerrë një pjesë të grurit që është i kontraktuar nga kompanitë tona, është atje dhe besoj se do ta bëjmë falë ‘Ballkanit të Hapur’. Ja si vjen puna, ja si vijnë faktet”, tha një ditë më parë kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Një ditë pas deklaratës së kryeministrit dhe ashtu siç e paralajmëroi Top Channel nga kontaktet me dhomën e tregtisë serbe, importi i miellit nga Serbia pritet të rifillojë.

Presidenti serb Aleksander Vuçiç deklaroi se do të lejojë eksportin e miellit së shpejti, duke premtuar se do ta bëjë këtë edhe me vendet e tjera të rajonit. Gjatë vizitës në një fabrikë mielli në Vranjë, presidenti serb tha se eksportet do të jenë të kontrolluara në mënyrë që mos dëmtohet furnizimi i popullatës.

Kemi rezerva dhe njerëzit në rajon nuk do të kenë probleme. Kemi çmimet nën kontroll dhe një çmim energjie 11 herë më të ulët se në Europë. Edhe në një intervistë për Dnevni Avaz, Aleksandar Vuçiç tha se ka grurë mjaftueshëm. Tashmë Serbia i ka marrë kërkesat e para nga Shqipëria dhe ne po punojmë për to. Por nëse thoni se Serbia do ketë bukë dhe Bosnja dhe Hercegovina jo, kjo do të thotë se as Serbia nuk do të ketë”, tha Vuçiç.

Eksporti serb ishte bllokuar që prej datës 10 mars me preteksin se kishin kërkesa të mëdha dhe se do të vlerësonin rezervat. Dhe sipas kryeministrit Rama kompanitë tona të grurit, kanë 20 mijë ton të kontraktuara në Serbi. Por mbyllja po ndodh që po ndodh për të gjithë ashtu edhe për Shqipërinë, do të hapej me diplomaci me “Ballkanin e Hapur”.

Top Channel