“Messi është një alien pa emocione”, Di Canio: Ja pse Ronaldo është më i mirë se ai

14/03/2022 16:22

Ish-sulmuesi Italian, Paolo Di Canio ka shpjeguar pse preferon Cristiano Ronaldon para Lionel Messit, duke e quajtur këtë të fundit “një alien pa emocione”.

Ronaldo dhe Messi kanë pasur javë të kundërta, me të parin që ka shënuar hat-trick për Manchester United në fitoren 3-2 ndaj Tottenham.

Ndërkohë, Messi ishte pjesë e skuadrës së Paris Saint-Germain-it, e cila kapitulloi kundër Real Madridit në Champions League përpara se të ofendohej nga tifozët në takimin kundër Bordeaux.

Duke folur në lidhje se kush është më i mirë mes Ronaldos dhe Messit, Di Canio u shpreh se beson se qëndrimet e tyre gjatë shtatë ditëve të fundit janë ajo që i ndan.

Messi u largua nga fusha duke kruar kokën, ai nuk ka emocione. Unë preferoj Cristiano Ronaldon, që tha: ‘Doni që unë të ulem në pankinë kundër Man City? Unë kthehem në Portugali, pastaj kthehem dhe shënoj një hat-trick.’ Preferoj njeriun që ka shpirt, sesa të huajt pa emocione”, -tha ish-futbollisti për “Sky Sport Italia”.

Top Channel