793 qytetarë janë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ku vetëm në Tiranë janë 269 të infektuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 26 qytetarë dhe nuk ka asnjë humbje jete.

Nga 577 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19  8 qytetarë në Tiranë, 6 në Fier, 5 në Gjirokastër, 1 në Kukës, Mirditë, Kavajë, Vlorë, Selenicë, Delvinë, Skrapar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët katër janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 52 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,411 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Mars 2022)

Raste të reja ditore           26

Të shëruar në 24 orë        52

Të shtruar në spitale         45

Humbje jete në 24 orë        0

Testime ditore                   577

Testime totale               1,760,936

Raste pozitive                   272,689

Raste të shëruara              268,411

Raste Aktive                        793

Humbje jete                          3,485

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë              269

Fier                   177

Shkodër            77

Vlorë                62

Kukës              57

Lezhë               32

Gjirokastër       26

Durrës               24

Korçë                24

Elbasan             22

Berat                20

Dibër                  3

Top Channel