Paketa e qeverisë/ Sejamini: Këto masa duhet të ishin plotësuar me kohë

14/03/2022 22:23

Analisti Neritan Sejamini ka analizuar paketën rezistenciale të qeverisë këtë të hënë në emisionin ‘Open’, ku iu drejtua Ministres së Financave, Delina Ibrahimaj se pjesa më e madhe e masave janë premtuar gjatë fushatës elektorale dhe kur qeveria mori mandatin e tretë.

Sipas tij këto masa duhet të ishin marrë me kohë e jo tani që jemi në krizë.

Ndërkohë Ibrahimaj iu përgjigj se ndodhej aty për ta shpjeguar atë paktë dhe masat konkrete e jo për të shitur gjë.

Sejamini: Kur thoni që përgjysmuam taksën në 50 mijë lekë, kjo është lojë fjalësh sepse në momentin që e ofroni pjesën e pa tatuar në 40 mijë lekë, për ata që e kanë 50 mijë lekë është përgjysmuar, pra është logjike. Duhet të kishte filluar që me 1 janar dhe s’ka lidhje me paketën sepse e premtuat në fushatë zgjedhore. Pra gjysma e masave që thoni se janë reagim ndaj krizës, janë detyrimet tuaja që i premtuat me mandatin e tretë. Kam një pyetje: Kur keni bërë analizat e tatimeve a keni  analizuar se përse asnjë nga kompanitë nxjerrëse të naftës nuk paguajnë tatim mbi fitimin? Se po thoni se nuk i ulni taksën qytetarëve

Ibrahimaj: Unë jam sot këtu në radhë të parë për të mos shitur asgjë por për të treguar masat konkrete. Jam këtu që të përfaqësoj vendimet e qeverisë e të shpjegoj të gjithë paketën.

 

Top Channel