E kthyer prej disa vitesh tradite, edhe në Tiranë, dita e verës është festuar nga mijëra qytetarë të cilët kanë parë nga afër aktivitete të shumta që bashkia e Tiranës kishte organizuar.

Aktivitete ishin konceptuar për të gjitha grupmoshat. Fëmijët e vegjël e kanë shijuar më së shumti këtë festë, e cila solli në Tiranë simbolet e saj si ballokumet dhe veroret dhe shumë aktivitete për ta.

Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj zgjodhi të festojë me futbollistët e vegjël për të cilët ka rinovuar edhe fushat sportive mes parkut të Liqenit Artificial.

Në të dy anët e bulevardit ishin ekspozuar në një panair produktet artizanale vendase dhe prodhime ushqimore vendase. Ndërsa për të gjithë ata që pëlqejnë makinat e vjetra dhe motoçikletat i kanë shijuar ato në sheshin Skënderbej.

Top Channel