2.8 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina, OKB: Eksodi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore

14/03/2022 19:44

Numri i njerëzve që kanë lënë Ukrainën si pasojë e luftës që nga 24 shkurti ka arritur në 2.8 milionë.

Të dhënat e organizatës së Kombeve të Bashkuara tregojnë se kjo është kriza  më e madhe e refugjatëve që nga lufta e dytë botërore.

Sipas BE ky numër shumë shpejt mund të shkojë deri në 5 milion.  Vendet në kufij si Polonia, kanë pritur më shumë se gjysmën e të larguarve, po ashtu edhe Sllovakia, Rumania, Hungaria dhe Moldova, kanë pritur një numër të madh të refugjatëve.

Autoritetet kufitare polake thonë se që nga fillimi i sulmeve 1.76 milion njerëz kanë hyrë në vend.

Po ashtu me miliona njerëz janë zhvendosur edhe vetë brenda Ukrainës ku shumë prej tyre evakuohen në qytete më  pak të rrezikuara nga sulmet ruse.

Luftimet vazhdojnë në rrethinat e Kievit dhe qytetet kryesore ndërkohë, që Ukraina tha se do të përpiqej të evakuonte më shumë civilë përmes 10 korridoreve humanitare të hënën.

Top Channel