Varrezat masive kthehen në disa qytete të shkatërruara nga lufta në Ukrainë

14/03/2022 16:09
Një varr masiv në Mariupol

Për shkak të bombardimeve ruse, disa qytete në Ukrainë, janë detyruar të varrosin viktimat e luftës në varre masive dhe për fat të keq një pjesë e tyre nuk janë identifikuar.

Ne nuk mund t’i varrosim viktimat në varre private, pasi trupat e pajetë janë jashtë qytetit dhe i gjithë perimetri kontrollohet nga trupat ruse”, tha nënkryetari i Bashkisë së Mariupolit, Serhiy Orlov.

Për gati dy javë, Mariupol, një qytet strategjik për shkak të portit është goditur çdo ditë nga raketat dhe predhat ruse.

Mijëra banorë, të gjendur pa ushqim dhe ujë, janë fshehur nëpër bodrume.

Në Bucha, një periferi e Kievit e cila është kapur tashmë nga rusët, 67 viktima u varrosën në një llogore lufte”, deklaroi për BBC një deputet ukrainas.

Një mjek postoi një video të varrimit të tyre në Facebook.

Edhe Chernihiv, i cili është i rrethuar, po përdor varreza të përkohshme, pasi luftimet e ashpra e kanë bërë pothuajse të pamundur hapjen e varreve personale.

Po ashtu, për ukrainasit është tronditës fakti për të përcjellë për në banesën e fundit familjarët e tyre pa një ceremoni mortore sipas riteve të krishtera.

Top Channel