Aksident në Bathore! Plagosen dy pasagjerët, shoferi largohet nga vendngjarja

14/03/2022 16:20
Foto ilustruese

Dy persona janë plagosur në një aksident në Bathore, ndërsa makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga.

Shoferi pas aksidentit është larguar dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e tij.

Të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.03.2022, në Bathore, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit S. R., dhe E. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Punohet  për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel