Papa dërgon kardinalin në Ukrainë, do të ndjekë situatën me refugjatët e luftës

14/03/2022 18:20

Kardinali i Vatikanit do të udhëtojë sërish drejt Ukrainës, me kërkesë të Papa Françeskut.

Kardinali Michael Czerny do të vizitojë kufirin ukrainas me Sllovakinë për të “treguar mbështetjen e Atit të Shenjtë për ata që po vuajnë pasojat e luftës”, tha këtë të hënë zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni.

Papa Françesku po e ndjek këtë mision me lutje, dhe përmes Shkëlqesisë së Tij, dëshiron të jetë pranë atyre që ikin nga luftimet dhe vuajnë nga dhuna e njerëzve të tjerë”, shtoi ai.

Në meshën e së dielës,  Papa Françesku dënoi ashpër sulmin rus ndaj Ukrainës.

“Në emër të Zotit, le të dëgjohet klithma e njerëzve të vuajtur dhe le të ndalojnë bombardimet dhe sulmet”, tha ai gjatë meshës së të dielës në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

“Në emër të Zotit, ju kërkoj ta ndaloni këtë masakër.”

Bombardimet e spitaleve të fëmijëve dhe civilët janë “barbare” dhe nuk kanë “asnjë arsye të vlefshme strategjike”, shtoi Papa.

 

Top Channel