Paqe përmes muzikës, pianisti luan në kufirin ukrainas

14/03/2022 19:52

Davide Martello, një pianist gjerman, luajti në piano pranë kufirit ukrainas në qytetin polak Medyka për të përhapur mesazhin e paqes përmes muzikës.

Vendosa të vij këtu dhe të luaj për refugjatët që vijnë nga Ukraina. Tensioni është shumë i ashpër dhe mendoj se muzika relakson çdo gjë . Unë do bëj gjithçka për të përhapur një mesazh paqeje përmes muzikës,  ky është qëllimi kryesor”, tha ai.

Artisti tha më tej se njerëzit duhet të jenë të bashkuar: Dua të jap mesazhin e botës pa kufij, ne nuk jemi shtete por jemi njerëz, dhe duhet të jemi të gjithë të bashkuar.

Davide është i njohur për performancat e tij në zonat e luftës. Nga Afganistani në Ukrainë, Davide ka bërë emër duke sjellë qetësi përmes muzikës në zonat ku ka konflikte.

Top Channel