Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani 08/10 18:15
Dy persona janë vrarë nga goditja e raketave ruse në një zonë banimi në Kievin perëndimor të martën herët në mëngjes, njoftuan Shërbimet e Urgjencës së Ukrainës.
Një ndërtesë apartamentesh 16-katëshe në lagjen Sviatoshynskyi u dëmtua ndjeshëm nga shpërthimi që shkaktoi zjarr.
Dy persona u gjetën të vdekur në vendngjarje dhe 46 u shpëtuan nga ndërtesa.
Një goditje e ngjashme shkaktoi dëme të vogla në një ndërtesë nëntëkatëshe në të njëjtën zonë, thanë shërbimet e urgjencës.
Të paktën katër ndërtesa banimi në të gjithë kryeqytetin ukrainas u goditën nga raketat mëngjesin e së martës.
Top Channel