E hënë, 28 Nëntor 2022
23:00
Dubai përshëndet 110-vjetorin e Pavarësisë, Burj Khalifa vishet kuq e zi

Kulla më e lartë në botë, “Burj Khalifa” që gjendet në Dubai është veshur me ngjyrat e flamurit shqiptar, në respekt të ditës së Pavarësisë.

23:00
Top Story/ Grida Duma rrëfen momentin e veçantë: Ndjeva të nderoj me respekt flamurin tim

Moderatorja e Top Story, Grida Duma mbajti një fjalim emocionues në hapjen e emisionit për 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

22:59
Ku është deklarata e Pavarësisë? Mema: Askush s’di të thotë ku është zhdukur!

Gazetari Marin Mema ka ngritur sonte në “Top Story” një problematikë serioze rreth të dhënave të dokumentuara të ditës kur u shpall pavarësia e Shqipërisë.

22:30
Flamuri me Kosovën si pjesë e Serbisë lë në plan të dytë futbollin

Flamuri, në të cilin Kosova figuron si pjesë e Serbisë, në dhomën e zhveshjes së kombëtares së Serbisë në Kampionatin Botëror të Futbollit, nuk është një ngjarje e rastësishme, por ishte shumë mirë i planifikuar – thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) gazetari nga Bosnjë e Hercegovina, Dragan Bursaç.

22:25
“Të gjithë thoshim jam krenar që jam shqiptar”, Shehi: Sapo u hap kufiri të gjithë emigruan

Deputeti Dashamir Shehi, i pranishëm këtë mbrëmje ne “Top Story” është shprehur se shqiptarët më herët e kanë pasur të imponuar nga sistemi dashurinë për atdheun, ndërsa sapo hymë në demokraci të gjithë u larguan.

22:17
Koncert madhështor për 110 vjetorin e Pavarësisë/ Dua Lipa “ndez” Tiranën për festat e nëntorit

Qytetarët kanë sfiduar temperaturat e ulëta për të ndjekur këngëtaren Dua Lipa këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej” në një koncert madhështor për 110 vjetorin e Pavarësisë.

22:03
Protestuesit në Mal të Zi sërish kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja

Për të tretën herë gjatë këtij muaji, para Parlamentit të Malit të Zi u mbajt protestë me sloganin “Ne ekzistojmë”, ku morën pjesë mijëra qytetarë të cilët kërkojnë tërheqjen e amendamenteve të Ligjit për presidentin, zhbllokimin e Gjykatës Kushtetuese si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

21:51
Flutura Açka në Top Story: Dikur politikanët shisnin veten për atdheun, tani shesin atdheun për veten

“Shqipëria si ka qenë dhe si do bëhet”, kjo është tema e diskutimit këtë të hëne në “Top Story”, ku në mes të ftuarve ishte edhe deputetja e PD-së Flurura Açka.

21:50
Tirana “pushtohet” nga të rinjtë me makina, valëvisin flamujt kuq e zi

Dhjetëra të rinj në Tiranë kanë marrë makinat dhe kanë pushtuar rrugët me ngjyrat kuq e zi.

21:42
Bie zjarr në një banesë në Lushnjë, pëson djegie 68-vjeçari

Një zjarr i rënë mbrëmjen e sotme ka  shkatërruar totalisht një banesë në lagjen “Gafurr Muco”, në Lushnjë.

21:40
Fshati ‘i çmendur’ pas Kupës së Botës mbushet me figura gjigante kartoni të yjeve në Katar (foto-galeri)

Prerjet më të mëdha të kartonit të yjeve të botës së futbollit, gjenden në një ‘fan zone’ të pamenduar, ku yjet si Lionel Messi, Neymar e Cristiano Ronaldo shtojnë akoma më shumë madhështinë e tyre, kësaj here në përmasa dy-dimensionale.

21:25
Varhelyi optimist se Bosnja mund të marrë në dhjetor statusin e vendit kandidat

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, tha se është optimist se Bosnjë e Hercegovina do të marrë statusin e shtetit kandidat nga blloku evropian në muajin e ardhshëm, nëse plotësohen disa kushte që Brukseli i ka paraqitur së fundmi.

21:20
Ronaldo apo Bruno Fernandes? FIFA u jep fund dilemave rreth autorit të golit

Portugali-Uruguai është dueli më i bukur i ditës së sotme në Katar 2022. Luzitanët e nisën Botërorin me fitoren 3-2 ndaj Ganës, ndërsa dy herë kampionët e botës nuk shkuan më shumë se barazimi i bardhë ndaj Koresë së Jugut në debutimin në Katar.

21:10
Lufta në Ukrainë/ SHBA-të kanë përdorur një herë komunikimin e posaçëm ushtarak me Rusinë

Një linjë e posaçme komunikimi, e krijuar midis ushtrive të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në fillim të luftës së Moskës kundër Ukrainës, është përdorur vetëm një herë deri më tani, tha një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve Reuters.

21:06
Elton Ilirjani, në kërkim të një “Sugar Daddy”?

Në maratonën e përvitshme të Art Basel në Miami duket se shumëllojshmëri e ngjyrave dhe veshjeve është tema e ditës.

21:00
​Ministrja sllovene deklarohet për liberalizimin e vizave ndaj Kosovës

Kryediplomatja sllovene Tanja Fajon, ka deklaruar se Sllovenia është avokate e fortë e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.

20:55
Video/ Policia nis arrestimet, bllokon grumbullimet në Shangai pas protestave masive kundër kufizimit të lirive (fotot)

Prezencë e gjerë e policisë dhe arrestime shiheshin sot në Shanghai ku u zhvilluan një natë më parë protestat e gjera kundër politikave të qeverisë dhe kufizimeve të Covid.

20:50
Zyrtare/ Ndihmësi i Gerrard hedh hapin e madh, firmos me klubin 150-vjeçar

Rangers kanë emëruar trajnerin e ri. 55 herë kampionët e Skocisë, shkarkuan Giovanni van Bronckhorst për shkak të oshilacioneve në rezultate dhe në vend të tij është zgjedhur Michael Beale.

20:40
Fiks Fare/ “Të sëmurët mendorë rrugëve”, Shërbimi Social i kontrollon nëpërmjet fotografive

Në datën 12 tetor 2022, Fiks Fare trajtoi problematikën e familjes Prifti në fshatin Kadipashaj në Lushnjë, anëtarët e së cilës ishin lënë rrugëve, megjithëse kishin një kujdestare ligjore që u merrte pensionin dhe KEMP-et.

20:31
E veshur me kostum popullor, Nora Istrefi i mahnit të gjithë në 110-vjetorin e Pavarësisë!

Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi.

20:21
Jennifer Lopez publikon një video me të gjithë familjarët por vëmendjen e mori vetëm djali i saj dhe Ben Affleck

Javën e kaluar ishte Dita e Falënderimeve dhe familjet në të gjithë SHBA u mblodhën së bashku për të ndarë një vakt dhe një kohë cilësore të gjithë.

20:17
“Historia e shqiptarëve nuk bën kompromise”, presidenti Begaj: T’i përkushtohemi Shqipërisë së gjeneratës tjetër

Në pritjen shtetërore të organizuar sot me rastin e 110 – vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti autoritete të larta të shtetit, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të forcave politike, komuniteteve fetare, kulturës, artit dhe medias për të kremtuar së bashku festat kombëtare.

20:10
Wanda Nara feston fitoren e Argjentinës por larg Mauro Icardit!

Wanda Nara tregoi në Story-t në Instagram se si u përgatit për të mbështetur kombëtaren e Argjentinës nga Turqia për ndeshjen e tyre jetike të Kupës së Botës kundër Meksikës.

20:07
Kokaina do rikthehet në Malin e Zi/ Në Fier do bëhej ndarja nga plehu kimik

Hetimi për kokainën e sekuestruar në Frakull të kanë zbuluar dhe itinerarin që lënda narkotike do të ndiqte pasi të ndahej nga plehu kimik i ardhur nga Amerika Latine  duke kaluar në portin e Pireut në Greqi dhe Tivarit në Malin e Zi.

19:59
Çmim për gazetarin Marin Mema! Autori i “gjurmë shqiptare” merr çmimin e mirënjohjes nga komuna Haraçinë

Gazetari dhe realizuesi i ciklit “Gjurme Shqiptare” në Top Channel, Marin Mema është vlerësuar me një çmim te veçantë mirënjohje nga Komuna e Haraçinës në Maqedoninë e Veriut.

19:56
Të shtëna me armë zjarri në Kurbin pranë selisë së PD, konfliktohen dy persona (emrat)

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë të hëne në Kurbin, ku ngjarja ka ndodhur pranë selisë së PD-së.

19:43
Protestat i shuan politika dhe media! Mbështetën koncesionarin në Bërxullë, Valbonë dhe Unazën e Re

Banorët e Bërxullës protestuan disa herë, në fshatin e tyre e më pas edhe para parlamentit në një përpjekje të pasuksesshme për të tërhequr vëmendjen.

19:42
Fushata e Dua Lipas “Set me free”/ Angazhimi pro liberalizimit të vizave për Kosovën dhe kundër stigmatizimit të shqiptarëve

110 vjetorin e pavarësisë Shqipëria e pret me shtetasen e saj më të re, yllin ndërkombëtar Dua Lipa që do të festojë në një koncert të madh në sheshin “Skënderbej”, duke përmbyllur turin “Future Nostagi” dhe duke hapur kapitullin për fillimin e një albumi të ri.

19:40
110-vjetori i Pavarësisë/ Vlora, qendra e festës! Qyteti i mbushur me vizitorë nga të gjitha trojet shqiptare

Vlora është veshur kuq e zi në 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

19:30
Hakerat publikojnë patentat/ Lista e plotë me emrat e të gjithë personave të pajisur me leje drejtimi për automjetet

Pas një jave heshtje grupi i hakerave  ‘Homeland Justice’ ka publikuar një listë më 1081 faqe ku janë listuar të dhëna të qytetarëve shqiptarë të pajisur me leje drejtimi.

19:27
Gruaja që fitoi dy herë llotarinë, dhe përsëri i humbi të gjitha (fotot)

Kjo është pikërisht ajo që i ndodhi një punonjëseje dyqani nga New Jersey, SHBA e quajtur Evelyn Adams.

19:08
Konfirmoi që ka bërë gjëra që nuk ka ndjerë ndaj Donatos/ Irisi ja thotë në sy: Veprimet nuk i kam ndjerë në formën e dashurisë

Prej kohësh Irisi dhe Petro kishin bërë mungesa në takimet mes tyre, megjithatë mjaftoi takimi I sotëm që konkurrentja të tregojë disa të pathëna më parë në lidhje me takimet e saj.

19:07
“Po, ka tension mes djemve”, trajneri i “Djajve të Kuq”: Normale në një familje

Belgjika është një nga zhgënjimet më të mëdha deri në këtë fazë të Botërorit Katar 2022.

19:00
Brazili fiton dhe pret biletën e kualifikimit, Zvicra luan për gjithçka ndaj Serbisë

Brazili vuajti, por fitoi në ndeshjen e dytë të Grupit G ndaj Zvicrës.

18:48
​Zbulimi i të dhënave/ Irlanda e gjobit Facebook-un me 265 milionë euro

Rregullatori i mbrojtjes së të dhënave të IRISH (DPC) ka gjobitur Facebook-un me 265 milionë euro, duke e çuar gjobën totale për kompaninë ombrellë Meti në gati 1 miliard euro.

18:34
Arrestohet prezantuesi televiziv pas përplasjes fatale të helikopterit të kolegut në Australi (fotot)

Prezantuesi i programeve të njohura të botës së egër në Australi, Matt Wright është arrestuar dje në lidhje me një përplasje fatale helikopteri ku gjeti vdekjen kolegu i tij i ekranit, në fillim të vitit.

18:33
Ftesë në 5/ Dua Lipa me pasaportë shqiptare, juristi: Ka më shumë fuqi se ajo britanike në BE

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua mbi disa ngjarje që tërhoqën vëmendjen në këtë 110 vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë.

18:17
Presidenti gjerman Steinmeier: Ne nuk e harrojmë Ballkanin, Shqipëria dhe RMV po bëjnë hapa para

Në një intervistë ekskluzive me DW presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, flet për përparimet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt BE dhe hedh dyshime në seriozitetin e rrugëtimit të Serbisë

18:05
Ndodh edhe në Kupën e Botës, ikin dritat në ndeshjen Brazil-Zvicër!

Ikin dritat edhe në Katar! Ndeshja mes Brazilit dhe Zvicrës është ndaluar për pak sekonda, pasi në stadiumin 974 në Doha kishte mungesë të energjisë elektrike.

18:00
Qielli i kuq/ Shpërthen Mauna Loa, pamjet “e frikshme” të vullkanit në Hawaii

Mauna Loa në Hawaii, vullkani më i madh aktiv në botë shpërtheu gjatë së dielës.

17:52
Ukraina paralajmëron evakuime, Perëndimi përgatit ndihmën humanitare

Ukraina po përgatitet për shtimin e sulmeve nga Rusia dhe paralajmëroi sot mundësinë për një raund të ri evakuimesh nga kryeqyteti, pas një qetësie relative nga sulmet ajrore mbi infrastrukturën energjitike në javët e fundit.

17:48
SHBA/ Gjykatësi vendos se bija 19-vjeçare nuk mund të shikojë ekzekutimin e babait të dënuar (fotot)

Gjykata në Missouri mbrojti ligjin që ndalon ata që janë nën 21 vjeç për të qenë dëshmitar në ekzekutime.

17:41
​Netanyahu përfundon marrëveshjen e koalicionit me liderin e së djathtës izraelite

Benjamin Netanyahu, përfaqësuesi i qeverisë së re të Izraelit, arriti një marrëveshje koalicioni me liderin e ekstremit të djathtë Avi Maoz, i njohur për pikëpamjet e tij homofobike dhe retorikën agresive të drejtuar kundër hebrenjve jo-ortodoksë.

17:40
Pas skandalit të arushit të pelushit Balenciaga, vjen më në fund edhe reagimi i Kim Kardashian

Kim Kardashian, cila ka qenë një mbështetëse e madhe e shtëpisë prestigjioze të modës Balenciaga, më në fund iu drejtua fushatës kontroverse të arushit të pelushit BDSM që ka ngjallur polemika në rrjetet sociale.

17:32
Çfarë ndodh me organizmin tuaj vetëm 20 minuta pasi keni lënë duhanin…

Lënia e duhanit mund të jetë një sfidë e vërtetë, por ajo që është interesante është se duhen vetëm disa orë për të parë ndryshimet.

17:32
SHBA: Rusia shtyn bisedimet për inspektimin e armëve bërthamore

Rusia ka shtyrë bisedimet me Shtetet e Bashkuara lidhur me armët bërthamore, që ishin paraparë të mbaheshin gjatë kësaj jave në Kairo, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit më 28 nëntor, teksa asnjëra palë nuk dha arsye për shtyrjen e bisedimeve.

17:28
Bandat në Ekuador bastisin spitalin teksa tentojnë të vrasin adoleshentin rival (video-foto)

Policia në Ekuador ka arrestuar shtatë sulmues të armatosur që kishin bastisur një spital vendas me qëllim të vrisnin një adoleshent që po merrte trajtim aty.

17:26
“Asi nën mëngë” për Francën? Benzema rikuperohet dhe kthehet në stërvitje

Franca e ka nisur Kupën e Botës në mënyrë fantastike duke respektuar statusin si Kampione e Botës në fuqi.

17:15
Stoltenberg: Rusia po përpiqet të përdorë si armë dimrin e vështirë që Ukraina ka përpara

Sekretari i Përgjithshëm i NATOS- Jens Stoltenberg, ka deklaruar ditën e sotme se Rusia do ta përdorë dimrin që kemi përpara si një armë kundër Ukrainës në luftën që po zhvillon ndaj saj.

17:13
Veliaj në konferencën për shtyp me Dua Lipën: Koncerti i Pavarësisë një “grand finale” për Tiranën, Kryeqytetin Europian të Rinisë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka quajtur një ‘grand finale’ koncertin e Dua Lipas, mbrëmjen e sotme në sheshin “Skënderbej”, i cili mbyll edhe turin e këngëtares më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare, por që përkon edhe me 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe me mbylljen e vitit ku Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Shqipërisë.

17:05
Kritikat pas publikimit të “Shqipërisë së Madhe”, Dua Lipa: Dua që bota ta dijë se jemi krenarë për origjinën tonë

Këngëtarja Dua Lipa gjatë një konference për shtyp sot në Tiranë, para nisjes së koncertit në sheshin “Skënderbej” komentoi një foto të publikuar në vitin 2020, ku ishte një hartë e Shqipërisë dhe e Kosovës përqafuar së bashku.

16:58
Biden kërkon një ndihmë tjetër për Kievin, para se republikanët të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve

Administrata e presidentit Joe Biden po synon që gjatë javëve të ardhshme të sigurojë një fond tjetër ndihmash prej 37 miliardë dollarësh për Ukrainën, para se të fillojë nga puna Kongresi i ri në janar, ku republikanët do të kenë kryesinë e Dhomës së Përfaqësuesve, ndonëse me një diferencë të vogël.

16:57
Sozia e Kate Middleton ‘bombardohet’ me kërcënime vdekjeje si dhe dhjetra propozime martese (fotot)

Një grua që ka kaluar dekadën e fundit duke udhëtuar nëpër Britani për të imituar Kate Middleton thotë se ka marrë më shumë se dhjetë propozime martese për ngjashmërinë e saj të çuditshme me Princeshën e Uellsit.

16:47
Koncert në Tiranë për 110 Vjetorin e Pavarësisë/ Dua Lipa: Të ndryshojmë stigmën ndaj shqiptarëve

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa dha një mesazh të fortë gjatë konferencës për mediat para koncertit që pritet të mbahet sonte në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

16:27
KQZ-ja certifikon 12 kandidatë për zgjedhjet në veri të Kosovës (emrat)

Dymbëdhjetë kandidatë janë certifikuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovë, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahen më 18 dhjetor.

16:20
Europol zhvillon mega-operacion anti-drogë në vendet e BE-së! Në pranga 49 persona, sekuestrohen 30 mijë kg drogë

Një mega operacion antidrogë është organizuar ditën e sotme nga Europol, ku në prangat e policisë kanë rënë 49 persona në vendet e BE-së dhe janë sekuestruar 30 mijë kilogramë kokainë.

16:11
Avioni kryen ulje emergjence pasi punonjësi i fluturimit vdes nga ataku kardiak (fotot)

Një avion pasagjerësh i linjave Gulf Air që fluturonte nga Bahrain drejt Francës u detyrua të bënte një ulje emergjencë pasi një punonjës fluturimi pësoi një atak kardiak fatal.

16:10
Ndeshje spektakolare në “Education City”, Gana merr 3 pikët e para përballë Koresë së Jugut

Gana ia del me sukses që në ndeshjen e dytë të Grupit H të marrë tre pikët e para në këtë Kupë Bote, Kombëtarja afrikane mposhti me rezultatin 2-3, Korenë e Jugut duke mbajtur “gjallë” shpresat për një kualifikim në raundin pasardhës.

15:54
Postoi këngë në mbështetje të ‘trazirave’, reperi iranian mund të dënohet me vdekje

Një reper disident që mbështeti protestat antiqeveritare në Iran është akuzuar për ‘korrupsion në Tokë’ dhe mund të përballet me dënimin me vdekje.

15:52
Fushata Balenciaga/ Kim Kardashian po rishikon mundësinë e bashkëpunimit me markën

Kim Kardashian reagon ditë pas kërkesës për falje të markës ‘Balenciaga’.

15:49
Apolonia ndryshon “timonier”, fierakët i besojnë ish-trajnerit të Bylisit

Drejtuesit e klubit të Apolonisë përfitojnë nga pauza aktuale e Kategorisë së Parë për të ndryshuar “timonier” për pjesën e mbetur të sezonit teksa skuadra kalon nën drejtimin e trajnerit Veljko Dovedan.

15:47
Kërkohet ligj i ri për azilin/ Deputetët britanikë: Rikthim të shpejtë të emigrantëve shqiptarë

Letra e hartuar nga ish-ministri i Brex-it, Davis Davis, kërkon që ata emigrantë që mbërrijnë në Britani nga vendet e sigurta si Shqipëria të riatdhesohen sa më shpejt.

15:39
Video/ Momentet e tmerrit kur motoçiklisti goditet nga fuoristrata e përplasur teksa shoferi humbi jetën (fotot)

Në pamje shihen momentet e tmerrshme kur një motoçiklist goditet nga një automjet i ngritur në ajër prej përplasjes, shoferi të cilit humbi jetën në aksident.

15:35
Biden uron Pavarësinë e Shqipërisë, mesazh Begajt: Thellojmë partneritetin, duke përfshirë edhe luftën ndaj korrupsionit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joseph R. Biden Jr., përmes një mesazhi dërguar Presidentit të Republikës Bajram Begaj uroi Shqipërinë dhe popullin shqiptar me rastin e 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë dhe Ditës së Flamurit.

15:17
Pesticidet në bujqësi, pa kontroll/ KLSH: Siguria ushqimore dhe fitosanitare nuk është e plotë

Siguria ushqimore vihet në rrezik nga mungesa e laboratorëve që duhet të analizonin pesticidet, ky është konkluzioni që ka nxjerrë KLSH në raportin e tij për periudhën janar-shtator 2022.

15:15
Bordi i naftës kundër shqiptarëve! Nafta sot në bursa është 56 dollarë më pak, çmimi duhet ulur me 5 lekë

Nafta ka shënuar në tregjet botërore çmimin më të ulët në 11 muaj, duke arritur në horizontin e 81 dollarëve për fuçi dhe 870 dollarëve për ton të naftës për makina.

15:14
Gjuetari qëllohet për vdekje nga qeni i tij që shkeli këmbëzën e pushkës në bagazhin e makinës (fotot)

Një i ri që sapo ishte bërë baba është qëlluar për vdekje nga qeni i tij që shkeli teksa po mblidhte mjetet pas një gjuetie në Turqi.

15:09
Flamuri i Pavarësisë në Tiranë/ Sot qyteti organizon festën e madhe me koncertin e Dua Lipës

Festimet për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë kanë nisur që prej mëngjesit të sotëm, ku edhe në Tiranë u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit në sheshin “Skënderbej”, një moment ky që u ndoq me entuziazëm dhe nga qytetarët e pranishëm në shesh.

14:56
Imazhi i saj tanimë në pullën postare të Kosovës, reagon e emocionuar Rita Ora!

Ylli i muzikës pop me origjinë shqiptare Rita Ora ka reaguar së fundmi pasi imazhi i saj u “përjetësua” në pullat postare të Kosovës.

14:55
Turqi, diskutime të reja për pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha më 28 nëntor se do të takohet me homologët nga Suedia dhe Finlanda për të diskutuar për aplikimet e tyre për t’iu bashkuar aleancës ushtarake të NATO-s.

14:49
Bandat e Ekuadorit/ Persona të armatosur sulmojnë spitalin në përpjekje për të vrarë një adoleshent (video)

Policia në Ekuador ka arrestuar shtatë persona të armatosur që sulmuan një spital në përpjekje për të vrarë një adoleshent që po trajtohej atje.

14:48
Ndaj Polonisë luhet kualifikimi, Federata dërgon huliganët në Katar

Situata në Grupin C të Kupës së Botës është mjaft e trazuar teksa kryeson Polonia me katër pikë dhe me nga tre pikë ndjek Argjentina me Arabinë Saudite, ndërsa në fund renditet Meksika.

14:41
Berisha uron pavarësinë në “TikTok”/ Ish-kryeministri: Regjimi po përzë rininë e kombit

Për herë të parë, demokratët nuk u mblodhën në Varrezat e Dëshmorëve për të nderuar bashkë me Pavarësinë edhe ditën e Çlirimit.

14:30
Lirimi i infermiereve/ Vajza e gruas së dhunuar: Dua drejtësi,  nëna ka ankth dhe qan vazhdimisht

Vajza e gruas që u dhunua në shtëpinë e të moshuarve në Pejë kërkon drejtësi dhe kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme që liroi tri infermieret.

14:29
U akuzua si fajtor për anulimin e albumit të Rita Orës pas ndarjes së tyre, flet për herë të parë Calvin Harris

Dj Calvin Harris ka këmbëngulur se ai nuk është fajtor që Rita Ora anulloi albumin e saj të dytë.

14:22
OBSH emërton ndryshe sëmundjen e Lisë së Majmunit, shkak ankesat për racizëm

Sëmundjes së njohur si ‘lija e majmunit’ i është dhënë një emër i ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila do të quhet ‘Mpox’.

14:07
Shkupi bllokohet nga transportuesit privatë të autobusëve

Shkupi është bllokuar të hënën nga dhjetëra autobusë urbanë të dy shoqatave transportuese private, si shenjë pakënaqësie për mosmarrje të pagave në katër muajt e fundit nga ndërmarrja që vepron në kuadër të Komunës së Shkupit.

13:52
Tulipani i kuq më i rrallë në botë gjendet në Shqipëri (Foto)

Shqipëria ka thesare të çmuara që natyra i ka dhuruar për të mbetur e veçantë dhe të krenohet me pasuri të mrekullueshme që nuk gjenden askund në botë.

13:50
SHBA: Blerjet online në “të premten e zezë” arritën në 9.12 miliardë dollarë

Pavarësisht shqetësimeve për inflacion, konsumatorët amerikanë kanë shpenzuar 9.12 miliardë dollarë për blerje online në të ashtuquajturën e premtja e zezë (Black Friday), duke tejkaluar parashikimet.

13:37
Para publikimit të librit, flet ish-e dashura e Princit Harry: Putheshim tërë pasion…

Një yll nga reality show amerikan ka folur për herë të parë për lidhjen e saj 1-mujore me Princin Harry, kur ai ishte vetëm 21 vjeç dhe ajo ishte 34-vjeçare, nënë e dy fëmijëve.

13:35
Jennifer Lopez surprizon fansat, së shpejti një këngë kushtuar Ben Affleck

Ylli i muzikës pop Jennifer Lopez ka zbuluar se do të publikojë një këngë dedikuar bashkëshortit të saj Ben Affleck.

13:25
Formacionet zyrtare Koreja e Jugut-Gana, ja si do të nisë sfida

Koreja e Jugut-Gana është ndeshja e dytë që do të zhvillohet këtë të hënë në kuadër të raundit të dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës Katar 2022.

13:16
Avioni ngatërrohet dhe ngec në shtyllat e energjisë elektrike/ Mijëra banorë pa energji në SHBA (foto)

Një aeroplan i vogël me dy persona në bord u përplas me një kullë të transmetimit të energjisë në Montgomery County, Maryland, të dielën në mbrëmje, thanë autoritetet. 

13:12
NATO dhe KFOR urojnë Shqipërinë në 110-vjetorin e Pavarësisë

Aleanca e Atlantikut ka uruar Shqipërinë për 110-vjetorin e Pavarësisë.

13:09
Kamerun-Serbi mbyllet me 6 gola, skuadrat ndajnë pikët

Kamerun-Serbi janë ndarë në “paqe” me barazimin 3-3, duke marrë secila prej dy skuadrave pikën e parë në Kupën e Botës Katar 2022.

13:01
Nuk ndalen granatimet ruse në Kherson, evakuohen të moshuarit

Banorët e moshuar janë evakuuar gjatë mbrëmjes së djeshme nga një organizatë lokale nga qyteti jugor Kherson mes sulmeve ruse. 

12:38
Katër mijë mjekë më pak në Britani pas shkëputjes nga BE, Anglia ka mungesa

Largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian e ka ulur për gati 4.000 numrin e mjekëve evropianë që kanë punuar për Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë në këtë shtet, ka gjetur një studim.

12:20
Kremlini: Ne mirëpresim ofertën e Vatikanit për ndërmjetësim, por Ukraina jo

Kremlini thotë se ka mirëpritur ofertën për të negociuar për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, përmes ndërmjetësimit të Vatikanit. 

12:19
Fshati me një punëtor! Në Kardhikaq, Florenti ndihmon të gjithë të moshuarit

Florenti është punëtori i vetëm i fshatit Kardhikaq në Finiq.

12:17
Zhduket rruga për në Gjinar/ Aferë korrupsioni që nga viti 2011, u përurua përgjysmë dhe u shkatërrua

E cilësuar si një nga zonat më të bukura turistike të Elbasanit, pjesë edhe e modelit të zhvillimit “100 fshatrat”, Gjinari vuan prej infrastrukturës rrugore te shkatërruar.

12:16
Nderohen patriotët në Gjirokastër, ekspozitë me objekte të trashëgimisë historike

Në Gjirokastër është çelur një ekspozitë e rrallë si pjesë e eventeve që po mbahen për festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.

12:07
I “shpërngulur” në Katar, Tottenham projekton rinovimin me yllin e skuadrës

Harry Kane është i fokusuar te Kupa e Botës, ndërsa shumë kilometra larg Katarit, në Londër, Tottenham po projekton rinovimin për sulmuesin.

11:53
Dalja e parë në publik e çiftit më të ri të showbiz-it, Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski! (foto)

Komediani i njohur Pete Davidson dhe supermodelja Emily Ratajkowski kanë bërë së fundmi daljen e tyre të parë në publik si çift në një ndeshje basketbolli në Madison Square Garden në New York.

11:46
Morata: Ne bëmë lojë të mirë, me Japoninë kemi një sfidë shumë të vështirë!

Pas barazimit 1-1 ndaj Gjermanisë, autori i golit për Spanjën, Alvaro Morata, theksoi se përballë kishin një kombëtare të madhe.

11:41
Zbulohet një tjetër kandidat nga grupimi Alibeaj, Bilbil Bajraktari kandidon për Kamzën

Është zbuluar një tjetër emër nga grupimi i Enkelejd Alibeajt që garon për zgjedhjet lokale.

11:40
Dëshmitë: Irani po përdor armë që shkaktojnë verbimin e demonstruesve

Policia e Iranit po përdor një municion që shkakton verbimin e protestuesve.

11:33
Probleme me sistemin e dëgjimit, ndërpritet Kamerun-Serbi

Kameruni përballet me Serbinë për takimin e dytë të fazës së grupeve të Kupës së Botës Katar 2022.

11:28
Tetë viktima në Itali, vazhdon kërkimi për të tjerë të zhdukur

Ka shkuar në 8 bilanci i viktimave në ishullin Ischia të Italisë, ku pati rrëshqitje masive të dheut pas reshjeve të paprecedenta të shiut.

11:24
Ndëpritet ndeshja në Turqi/ Tifozi godet rëndë një lojtar me shkopin e flamurit të këndit (foto+video)

Një ndeshje derbi në Turqi u ndërpre pasi një tifoz vendas mori shkopin e flamurit të këndit dhe  sulmoi dhunshëm portierin.

11:18
Video/ Ambasadori britanik uron shqip 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë: Duam që marrëdhëniet e forta të vazhdojnë

Në emër të Britanisë së Madhe, Ambasadori britanik Alastair King Smith ka uruar Shqipërinë për 110-vjetorin e pavarësisë.