Fotot e protestës së Elton Ilirjanit

Në maratonën e përvitshme të Art Basel në Miami duket se shumëllojshmëri e ngjyrave dhe veshjeve është tema e ditës.

Elton Ilirjani, i cili prej kohësh paralajmëron eventin e veçantë të artit në rrjetet e tij sociale, zgjodhi ta hapte kështu rrugëtimin e tij të këtij viti.

Jump-suit i shndritshëm, nga ku mbrapa lexohet një zemër rozë me shkrimin “Sugar Daddy” ishte zgjedhja e parë nga shtëpia e modës “House of Mua Mua”. Ky term i referohet meshkujve të pasur të cilët mbulojnë me dhurata dhe para partnerin/partneren e tyre. A është Elton Ilirjani në kërkim të nje “sugar daddy”?

Nuk e dimë nëse kjo është një deklaratë e tij apo thjesht ironia e radhës sikundër ndodh shpesh! Padyshim nuk mund të lihet pa përmendur ndriçimi shumëngjyrësh i jump suit-it i kombinuar më së miri me këpucët rozë fuchsia dhe bizhuteritë e përdorura nga Ilirjani.

Rikujtojmë se Miami Art Basel mbledh ikona nga e gjithë bota jo vetëm për të shijuar galeritë e artit, por edhe për të festuar dhe shijuar tendencat më të fundit të modës dhe fashion.

Prandaj dhe Elton Ilirjani përpara kësaj aventure zgjodhi fillimisht të relaksohet në plazhin e Miami Beach në Florida.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel