Wanda Nara tregoi në Story-t në Instagram se si u përgatit për të mbështetur kombëtaren e Argjentinës nga Turqia për ndeshjen e tyre jetike të Kupës së Botës kundër Meksikës.

Biznesmenja ka dalë në pazar me fëmijët e saj për të bërë gjithçka gati për të parë ndeshjen.

Përveç disa InstaStory, ajo ka postuar edhe foto të shoqëruara nga fëmijët e saj, të gjithë të veshur me fanellën e kombëtares dhe shumë e lumtur për fitoren e skuadrës së Lionel Messi-t.

Ishte pjesë e një dite familjare të organizuar nga biznesmenja. Më herët, ajo ndau një video duke bërë disa pazare para ndeshjes me fëmijët e saj, e veshur me fanellën e Lionel Messit dhe më pas postoi nga shtëpia duke parë ndeshjen. Ajo e bëri këtë me fëmijët e saj në qytetin e Stambollit, të paktën sipas Instagramit, dhe Mauro Icardi me sa duket nuk ishte i pranishëm në festën e saj të futbollit.

Pavarësisht lajmeve për ndarjen e tyre, Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë ‘arratisur’ së bashku për pushime ne Maldives. Çifti duket se e kanë kapërcyer grindjen e tyre të fundit publike dhe të dy kanë postuar foto në Instagram nga Maldives duke marrë vëmendjen e të gjithëve. Wanda shfaqet e veshur me një bikini trupore rozë duke ngrënë akullore ndërsa Icardi siç duket është ai që bën fotot pasi ka postuar disa foto me aparat fotografik në dorë.

Së fundmi, Nara e ftuar në një emision italian la të kuptohet se faktor i ndarjes me Mauro Icardin ishte mosbesnikëria e futbollistit. “Në tetor të vitit të kaluar, të gjithë flisnin për një tradhti nga ana e Mauros”, i tha intervistuesi.

Top Channel