​Ministrja sllovene deklarohet për liberalizimin e vizave ndaj Kosovës

28/11/2022 21:00

Kryediplomatja sllovene Tanja Fajon, ka deklaruar se Sllovenia është avokate e fortë e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.

Sipas saj, Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimin e saj dhe të tregojë se Ballkani Perëndimor ka një shans realist për të avancuar në rrugën për BE.

“Sllovenia është një avokate e fortë e dhënies së statusit kandidat për Bosnjën, liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe e hapjes së kapitujve të rinj me Serbinë dhe Malin e Zi”, shkroi ajo në Twitter.

Aktualisht ajo po merr pjesë në takimin e Liderëve të Mynihut.

“#BE duhet të mbajë premtimin e saj dhe të tregojë se #Ballkani Perëndimor ka një shans realist për të avancuar në rrugën 🇪🇺. #Sllovenia është një avokate e fortë e dhënies së statusit kandidat për 🇧🇦 dhe liberalizimit të vizave për 🇽🇰, dhe e hapjes së kapitujve të rinj me 🇷🇸&🇲🇪. -@tfajon në Takimin e Liderëve të Mynihut.”, ka shkruar Fajon.

Top Channel