Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua mbi disa ngjarje që tërhoqën vëmendjen në këtë 110 vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë.

Një ndër to ishte padyshim edhe marrja e nënshtetësisë shqiptare nga këngëtarja Dua Lipa.

Juristi Erbi Ago e komentoi si një lëvizje të zgjuar që “vret disa zogj”.

“Është një lloj investimi, sepse Britania e Madhe dhe s’ është më në BE dhe pasaporta shqiptare mund t’i duhet në të ardhmen për të udhëtuar e punuar pa pasur nevojë për vizë”, u shpreh Erbi.

Kjo deklaratë u prit me buzëqeshje në studio, mirëpo e gjitha u pa pozitivisht.

Top Channel