Flutura Açka në Top Story: Dikur politikanët shisnin veten për atdheun, tani shesin atdheun për veten

28/11/2022 21:51

“Shqipëria si ka qenë dhe si do bëhet”, kjo është tema e diskutimit këtë të hëne në “Top Story”, ku në mes të ftuarve ishte edhe deputetja e PD-së Flurura Açka.

Gjatë komentit të saj Açka tha se politikanët e sotëm janë në gjendje të shesin atdheun për veten e tyre dhe se është zbehur shumë dashuria për atdheun.

Në lidhje me Samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor që do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë, ajo tha se nuk është produkt i Edi Ramës por i 30 viteve të politikës shqiptare që është përpjekur ti hapë portën Shqipërisë në Evropë.

Flutura Açka: Politikanët kanë ndryshuar. Atëherë shisnin veten për atdheun ndërsa tani shesin atdheun për vete. Unë dua të them që nëse ka një ngjarje të mrekullueshme është shpallja e pavarësisë dhe kurrë nuk ka qenë më shumë sinergji se atë ditë. Sot atdheun e ka në dorë Rama dhe po e përdor si do vetë.  Samiti nuk është produkt i Edi Ramës por i 30 viteve të politikës shqiptare që është përpjekur ti hapë portën Shqipërisë në Evropë.

Paskal Milo: Unë e shoh këtë proces si historian më shumë jo si politikan. Më heret kishte dashuri të ndjerë por me kalimin e viteve u zbeh. Sot nuk mund ti akuzosh shqiptarët që nuk e duan Shqipërinë. Nëse flasim për politikanë diferenca bëhet, edhe atëherë politika e ka përdorur patriotizmin për të arritur disa objektiva të caktuara.

 

Top Channel