Belgjika është një nga zhgënjimet më të mëdha deri në këtë fazë të Botërorit Katar 2022.

“Djajtë e Kuq” fituan me fat 1-0 ndaj Kanadasë dhe humbën 0-2 kundër Marokut.

Lojtarët e Roberto Martinez i pret një finale përballë Kroacisë të enjten e 1 dhjetorit, sfidë që duhet fituar me çdo kusht për t’u kualifikuar në raundin e 1/8-ve.

Trajneri spanjoll i kombëtares belge, ka pranuar tensionin në skuadrën e tij pas disfatës ndaj Marokut. Në një prononcim për RTBF, Martinez u shpreh:

Ekziston tensioni në grupin e lojtarëve, është e natyrshme. Djemtë kanë luajtur së bashku për një kohë të gjatë. Ne jemi si një familje.

Nëse nuk ka tension apo mosmarrëveshje në një familje, kjo ndodh sepse mungon emocioni. Shpresonim të kualifikoheshim në ndeshjen e dytë.

Gjithsesi, ne e kemi në duart tona fatin e kualifikimit. Thjesht duhet të jemi të bashkuar, djemtë duhet ta mbajnë mendjen vetëm te ndeshja ndaj Kroacisë”, deklaroi 49-vjeçari./ Super Sport

Top Channel