Pep Guardiola nuk ka ndërmend të kthehet te Barcelona kurrë më.

Ish trajneri i Manchester City foli në një intervistë për revistën zyrtare të Bundesligës e pohoi qartë këtë duke shuar të gjitha spekulimet që e shihnin 55 vjeçarin sërish në Camp Nou si trajner i Barcelonës me të cilën arriti suksese të jashtëzakonshme në 2008-2012.

‘Nuk do të kthehem te Barcelona-ishte deklarata e Guardiolës në intervistën e tin

Pep Guardiola, aktualisht ka zgjedhur të marrë një periudhë pushimi pas mbylljes së aventurës së tij me Manchester City në fund të sezonit të kaluar pas një dekade të tërë me Citizens gjatë së cilës fitoi  6 tituj të Premier League dhe një Ligë Kampionesh.

Edhe pse nuk ka një datë për kthimin e tij në pankinë, emri i Pep Guardiolës është i lidhur me disa skuadra kombëtare duke përfshirë këtu edhe ajo amerikane.

Top Channel