Një zjarr i rënë mbrëmjen e sotme ka  shkatërruar totalisht një banesë në lagjen “Gafurr Muco”, në Lushnjë.

Apartamenti i katit të parë në një prej pallateve parafabrikat ka marre flake.  Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Si pasojë e zjarrit është dëmtuar shtetasi Pëllumb Mustafaj 68 vjeç pronar i banesës, e cila  u shkrumbua totalisht. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka bërë të mundur mos përhapjen e zjarrit në banesat ngjitur.

68-vjeçari është transportuar për në spitalin e Lushnjës ku pas ndihmës së parë është  dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar në spitalin  e QSUT. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies se zjarrit, ku dyshojnë për zjarr nga pakujdesia.

Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, në banesën e shtetasit P. M., 68 vjeç, ka rënë zjarr dhe për pasojë ka marë djegie në trup shtetasi P. M. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel