Qielli i kuq/ Shpërthen Mauna Loa, pamjet “e frikshme” të vullkanit në Hawaii

28/11/2022 18:00

Mauna Loa në Hawaii, vullkani më i madh aktiv në botë shpërtheu gjatë së dielës.

“Rrjedhat e llavës janë të kontrolluara brenda zonës dhe nuk kërcënojnë komunitetet e zonës poshtë”, thuhet në njoftimin e shërbimit të aktivitetit vullkanik të Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS).

Megjithatë,  u paralajmërua se bazuar në ngjarjet e mëparshme, fazat e hershme të shpërthimit të këtij vullkani mund të jenë shumë dinamike dhe vendndodhja dhe përparimi i rrjedhave të lavës mund të ndryshojnë me shpejtësi.

Në njoftim shtohej se Observatori i Vullkanit Havai (HVO) do të kryente “vëzhgimin ajror” sa më shpejt të jetë e mundur për të vlerësuar rreziqet.

Mbi 12 tërmete me magnitudë mbi 2.5 ballë goditën rajonin në dy orët e fundit, sipas USGS, ndërsa  një prej tërmeteve ishte me magnitudë 4.2 ballë.

Vullkani Mauna Loa, i cili zë më shumë se gjysmën e ishullit të madh në Hawaii dhe ngrihet 4,169 metra mbi Oqeanin Paqësor, shpërtheu për herë të fundit në mars dhe prill të vitit 1984, duke dërguar një rrjedhë llave brenda 8 kilometrave të qytetit Hilo.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel