Hakerat publikojnë patentat/ Lista e plotë me emrat e të gjithë personave të pajisur me leje drejtimi për automjetet

28/11/2022 19:30

Pas një jave heshtje grupi i hakerave  ‘Homeland Justice’ ka publikuar një listë më 1081 faqe ku janë listuar të dhëna të qytetarëve shqiptarë të pajisur me leje drejtimi.

Në listën e publikuar, janë të përfshira të dhëna si numrat e identitetit gjeneralitetet e plota përfshi dhe adresat.

Gjithashtu janë publikuar edhe të dhënat mbi patentat si numri i kartonit apo se kur skadojnë.

Publikimi I kësaj liste është shoqëruar me disa pyetje drejtuar qeverisë shqiptare e cila akuzohet se mbron opozitën iraniane MEK të vendosur prej vitesh në Manëz të Durrësit që sipas këtij grupimi janë terroristë.

Ky publikim vjen një javë pas nxjerrjes së skedës së sistemit TIMS të kreut të SHISH, Helidon Bendo ku u paralajmërua se nxjerrja e të dhënave sensitive do të vijojë.

Top Channel