Kim Kardashian, cila ka qenë një mbështetëse e madhe e shtëpisë prestigjioze të modës Balenciaga, më në fund iu drejtua fushatës kontroverse të arushit të pelushit BDSM që ka ngjallur polemika në rrjetet sociale.

Ajo foli pasi fansat e saj kërkuan që ajo të mbajë një qëndrim ose të paktën të hedhë dritë mbi anën e saj të polemikave dhe të japë këndvështrimin e saj si modele, nënë dhe mbështetëse e markës.

Ajo e filloi deklaratën e saj duke thënë:

Kam qenë e heshtur për ditët e fundit, jo sepse nuk kam qenë e tronditur dhe e indinjuar nga fushatat e fundit të Balenciaga-s, por sepse doja një mundësi për të folur me ekipin e tyre për të kuptuar vetë se si kjo mund të kishte ndodhur. Si nënë e katër fëmijëve, unë jam tronditur nga imazhet shqetësuese.

Siguria e fëmijëve duhet të mbahet me respektin më të lartë dhe çdo përpjekje për të normalizuar abuzimin e fëmijëve të çdo lloji nuk duhet të ketë vend në shoqërinë tonë — pikë.

Ajo e mbylli deklaratën e saj duke pranuar se marka reagoi menjëherë ndaj gjitha kritikave dhe e hoqi fushatën nga të gjitha mediat.

Unë vlerësoj heqjen e fushatave nga Balenciaga dhe faljen. Duke folur me ta, besoj se ata e kuptojnë seriozitetin e çështjes dhe do merrni masat e nevojshme që kjo të mos ndodhë më.

Pas mbylljes së fushatës, përfaqësuesit e Balenciaga thanë se nuk e dinin për fushatën derisa ishte tepër vonë dhe thanë se palët përgjegjëse ishin skenografët dhe kompania e prodhimit, të cilët tani janë duke u paditur për 25 milionë dollarë.

Top Channel