Ndëpritet ndeshja në Turqi/ Tifozi godet rëndë një lojtar me shkopin e flamurit të këndit (foto+video)

28/11/2022 11:24

Një ndeshje derbi në Turqi u ndërpre pasi një tifoz vendas mori shkopin e flamurit të këndit dhe  sulmoi dhunshëm portierin.

Ndeshja derbi midis rivalëve Göztepe dhe Altay të Turqisë u anulua 25 minuta pas pjesës së parë. Loja u ndërprerë për shkak se tifozët po merrnin trajtim mjekësor pas trazirave në tribunë.

Një tifoz i Göztepe vrapoi në fushë, mori flamurin e këndit dhe goditi portierin e Altay, Ozan Evrim Ozenc. Portieri 29 vjeçar,  u godit dy herë, në shpinë dhe në kokë ndërsa iu shmang me vështirësi sulmit derisa sigurimi dhe lojtarët e tjerë ndaluan tifozin.

Ozenc u dërgua më pas në spital, teksa është jashtë rrezikut për jetën. Me herët tifozët vendas hodhën në fushë sende të forta dhe flakadanë, me ndeshjen që për asnjë moment nuk u zhvillua normalisht.

Tifozi që sulmoi mësohet se është arrestuar nga policia.

Göztepe dhe Altay janë rivalë të vjetër nga qyteti i Izmirit.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel