Java e 10 e Kategorisë Superiore u mbyll këtë të hënë me dy ndeshjet e fundit të saj.

Teuta pësoi humbjen e dytë radhazi në kampionat, këtë radhë nga Partizani dhe sheh të humbasë terren kundrejt Egnatias që nisi arratisjn e saj në krye të renditjes me 24 pikë, 4 më shumë se skuadra e Edlir Tetovës.  Nuk është shumë larg durrsakëve Dinamo edhe pse barazoi 2-2 në ndeshjen me Vorën.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja është në vendin e tretë me 17 pikë të grumbulluara, por kryeqytetasit ndjejnë nga pas Elbasanin që është në vendin e 4 me 14 pikë. Menjëherë pas verdhebluve vijnë Tirana dhe Vora që ndajnë vendin e 5 dhe të 6 mes tyre teksa janë të dyja me nga 12 pikë

Skënderbeu dhe Laçi janë gjithashtu me pikë të barabarta, por 1 dhe ndajnë vendin e 7 dhe të 8 të klasifikimit,  ndërkohë që vijojnë në dy pozicionet e fundit dy prej skuadrave më me traditë në futbollin shqiptar, Vllaznia dhe Partizani respektivisht me 9 dhe 7 pikë.

Top Channel