Harry Kane e njeh mirë Metropolitanon. Sulmuesi anglez, në këtë stadium humbi finalen e Ligës së Kampioneve të 2019 kur ishte në radhët e Tottenham, një kujtim që i ka lënë shije të hidhur.

Por këtë vit ai kthehet në këtë impiant për si futbollist i Bayernit të Mynihut për të luajtur kundër skuadrës vendase, Atletico Madrid ndërkohë që Metropolitano do të presë edhe finalen e këtij viti të Champions League.

Për më tepër, Harry Kane udhëton drejt Madridit, ku në nëntor do të luajë edhe ndaj Spanjës me kombëtaren angleze, si fitues i Topit të Artë. Dhe në këtë pikë sulmuesi 33 vjeçar nuk e fshehu një dëshirë të madhe të tij që përfshin si trofeun më të lakmuar individual ashtu edhe kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube.

‘A do të ndërroja Topin e Artë me trofeun e Championsit? Besoj se po-pohoi Harry Kane-gjithnjë kam thënë se triumfet kolektiva janë arsyeja që luajmë dhe skuadra është e rëndësishme për mua. Topi i Artë është një ndër momentet më të mira të jetës sime, ishte me të vërtetë një çmim shumë special, një mbrëmje shumë speciale, por të festosh me ekipin, të ngresh një trofe së bashku do të ishte një ndjesi e mrekullueshme dhe kur shikon pas në karrierë, Topi i Artë është diçka e jashtëzakonshme dhe më vendos në një nivel më të lartë. Por unë dua të fitoj Ligën e Kampioneve dhe besoj se nuk kam nevojë të bëj një zgjedhje’.

Top Channel