‘Superklasikja’ Boca-Riverplate me polemika të forta që bien mbi Federatën Argjentinase
Kur u duk se më në fund po shihte dritë në fund të tunelit, fati i kthen sërish shpinën Clarence Seedorf. Sipas lajmit të publikuar fillimisht nga UOL dhe të konfirmuar nga e përditshmja spanjolle AS, CONMEBOL refuzoi njohjen e licencës së tij si trajner, me arsyetimin se nuk plotësonte kërkesat e nevojshme për të ushtruar këtë funksion.
Federata Braziliane e Futbollit (CBF) ka programuar një mbledhje urgjente për të martën, ku do të vendoset për të ardhmen e trajnerit. Corinthians synon të paraqesë një kërkesë të dytë për rishqyrtimin e vendimit, me qëllim që t’i hapë rrugë trajnerit të marrë drejtimin e skuadrës.
Situata e Seedorf në Brazil është sa e ndërlikuar aq edhe delikate. Përpara disa javësh Corinthians kërkoi nga institucioni më i lartë i futbollit në Amerikën Latine njohjen e licencës së trajnerit për Seedorf. Holandezi ka licencën UEFA PRO, shkalla më e lartë në Evropë që vlen për të punuar si me klubet e Ligës së Kampioneve ashtu edhe me kombëtaret. Por për të ushtruar detyrën e trajnerin në anën tjetër të Atlantikut, është i nevojshëm miratimi i CONMEBOL. Për të marrë këtë miratim, trajneri në fjalë duhet të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë, kriter që Seedorf nuk e përmbush.
Në kurrikulumin e Seedorf janë klube si Milani në Itali, Shenzhen FC në Kinë, Deportivo La Coruna në Spanjë dhe kombëtarja e Kamerunit. Në total, sipas ‘Transfermarkt’, Clarence Seedorf ka 2 vjet e 2 muaj eksperiencë si trajner, gjë që është larg kriterit të kërkuar nga qeveria e futbollit në Amerikën Latine. Konfederata Braziliane e Futbollit e mësoi vendimin për të premten por vetëm këtë të hënë ia komunikoi Corinthians për shkak të festës së Ditës së të Vdekurve.
Burime nga Brazili thanë për të përditshmen AS se Corinthians nuk do të marrë asnjë sanksion ekonomik në rast se vazhdon të mbajë Seedorf në pankinë, që do të thotë se përsa kohë që nuk ka një vendim përfundimtar ai mund të ushtrojë funksionet e tij kontraktuale, por mësohet se nuk është i lirë të ushtrojë në mënyrë të pavarur çështjet administrative.
E gjithë kjo vjen në momentin më delikat të sezonit. Me ardhjen e Seedorf, Corinthians filloi të marrë rezultate pozitive me 1 fitore dhe një barazim në 3 ndeshjet e fundit. Holandezi ishte një emërim surprizë nga Corinthians që po kërkon të evitojë rënien nga kategoria. Tani pikëpyetja e madhe është nëse ai do të jetë i disponueshëm për ndeshjen derbi ndaj Sao Paulos që do të luhet të mërkurën.
Top Channel