Video/ Një gol dhe një asist në Turqi, Taulant Seferi ndez ‘motorët’ në prag të Kombëtares
02/11/2026 22:22
Taulant Seferi ka dhënë një sinjal të fortë në prag të angazhimeve me Kombëtaren shqiptare.
Sulmuesi kuqezi ka qenë protagonist në fitoren e thellë 6-0 të skuadrës së tij në Turqi, duke kontribuar me një gol dhe një asist.
Seferi ishte vendimtar që në pjesën e parë, kur asistoi për golin e shënuar nga Camara në minutën e 6-të.
Ndërkohë, në minutën e 78-të, radha ishte e tij për të lënë gjurmë në listën e golashënuesve, duke realizuar golin e pestë të takimit.
Një paraqitje pozitive për sulmuesin shqiptar, i cili po konfirmon formën e mirë në kampionatin turk.
Me një gol dhe një asist, Seferi dërgon sinjale optimiste në prag të grumbullimit të radhës me Shqipërinë.
Top Channel