U akuzua si fajtor për anulimin e albumit të Rita Orës pas ndarjes së tyre, flet për herë të parë Calvin Harris

28/11/2022 14:29

Dj Calvin Harris ka këmbëngulur se ai nuk është fajtor që Rita Ora anulloi albumin e saj të dytë.

Thashethemet filluan të qarkullonin pas ndarjes së tyre në vitin 2014, kur Rita pretendoi se ish i dashuri i saj, Calvin e kishte ndaluar atë të performonte ‘I Will Never Let You Down’. Këngë të cilën ai e shkroi dhe prodhoi në Teen Choice Awards në 2014, dhe u ngjit në krye të top-listave pas publikimit dy vjet më parë.

Menjëherë pas kësaj ajo anuloi albumin e saj të dytë, ndërsa fansat spekulonin se kjo ndodhi për shkak të refuzimit të Calvin për të nënshkruar disa këngë.

Ndërsa Calvin nuk foli në atë kohë,  ai theu heshtjen e tij të dielën duke këmbëngulur se pretendimet ishin një ‘mit’.

Pasi një fans shkroi në Twitter se nëse albumi i dytë i Ritës nuk do të ishte lançuar ajo do të kishte qenë ‘një nga yjet më të mëdhenj të popit në botë’, Calvin u përgjigj duke shkruar: ‘E gjithë kjo është një mit, ka një këngë të papublikuar për të cilën kam punuar dhe nuk është e mirë’.

Rita tani po shijon një rikthim në top lista, pasi u largua nga skena muzikore, për shkak të një beteje të stërzgjatur ligjore me ish-labelën diskografike Roc nation, në bashkëpronësi të reperit Jay Z, e cila shtyu publikimin e albumit të saj të dytë, shkruan Daily Mail.

Top Channel