Gazetari Marin Mema ka ngritur sonte në “Top Story” një problematikë serioze rreth të dhënave të dokumentuara të ditës kur u shpall pavarësia e Shqipërisë.

Gjatë komentit të tij në lidhje me festat e nëntorit, ai tha se mungon deklarata origjinale e pavarësisë, pra akti themeltar i vendit tonë.

Ai shtoi gjithashtu se në ditën e pavarësisë kishte edhe fotografë, ndërkohë që nuk ka asnjë foto të dokumentuar të asaj dite, fotoja që shpërndahet në media dhe rrjete sociale është e 28 nëntorit të 1913, pra e një viti më pas.

Marin Mema: Mua më shqetëson fakti që I kemi thënë qytetarëve, apo hetojmë se ku ndodhet deklarata e pavarësisë?  Po festojmë dhe shumë mirë po deklarata origjinale ku u zhduk ku vajti? A nuk duhet të jemi seriozë në pritjen dhe organizimin e kësaj date, të ngrinim disa komisione me studiues apo historian që ta hetonin atë që ka ndodhur. Ne nuk kemi aktin themeltar tonin. Po bëjmë folklorizë, pa pasur këtë akt të rëndësishëm dhe nuk ka qenë vetëm ky akt, ku janë fotografitë, atë ditë ka pasur disa fotografë. Ato fotografi që shfaqen janë të 28 nëntorit të 1913, pra të në viti më pas. Pse nuk ngrihet një komision. 110 dhjetori nuk na erdhi papritur, a nuk mundet që një vit më përpara të ngrihet një komision të hetohet diçka? Gabime historike ka pafund edhe në librat e historisë. Historinë e Çamërisë ne e fshijmë fare nga librat. Është një arsim I ngritur nga themele që nuk mbahen në këmbë. Nëse këta fëmijë i kultivojmë në fillesë kështu çfarë presim. Ne jemi vetë që nuk jemi seriozë në qasjen që kemi karshi identitetit tonë.

Top Channel