Deputeti Dashamir Shehi, i pranishëm këtë mbrëmje ne “Top Story” është shprehur se shqiptarët më herët e kanë pasur të imponuar nga sistemi dashurinë për atdheun, ndërsa sapo hymë në demokraci të gjithë u larguan.

Sipas tij çdo komb i vogël  pëlqen të jetë pjesë e një kombi më të madh pavarësisht së dashurisë që ka për atdheun.

Dashamir Shehi: Në një pjesë të shoqërisë shqiptare ndjehet që ka krenari se janë shqiptarë dhe për të qenë positivist pavarësisht se jemi në një moment të vështirë ku një pjesë e mirë e rinisë po ikën, po ta krahasosh dëshirën me qenë shqiptarë me 30 vite më parë , kishte një lloj folklorizmi kishte një atdhedashuri të imponuar nga pushteti. Sa u hap kufiri Shqipërinë tonë në vogël e braktisën me një pasion shumë të madh. Edhe ai nga krahina e Gollobordës e kishte për nder të jetë Maqedonas, sot janë krenar po ti shohësh në stadium. Kjo nuk është ndonjë dramë e madhe. Çdo komb që është i vogël i pëlqen të jetë pjesë e një kombi më të madh.  

Top Channel