Morata: Ne bëmë lojë të mirë, me Japoninë kemi një sfidë shumë të vështirë!

28/11/2022 11:46

Pas barazimit 1-1 ndaj Gjermanisë, autori i golit për Spanjën, Alvaro Morata, theksoi se përballë kishin një kombëtare të madhe.

Duke folur për mediet pas këtij takimi, lojtari i Atletico Madrid shtoi se tashmë duhet të punojnë për një ndeshje shumë të vështirë që do kenë ndaj Japonisë.

“Gjermania është një kombëtare e madhe, por duke filluar nga nesër duhet të mendojmë për Japoninë. Ne duhet të marrim gjërat pozitive nga kjo ndeshje dhe të ecim përpara. A jemi superiorë për sa i përket kontrollit të lojës? Po por na ndoqën njëri pas tjetrit dhe na e vështirësuan punën. A mund ta fitojmë Botërorin? Do të mundohemi të punojmë ashtu siç po bëjmë. Ambienti është i bukur dhe nga nesër do të mendojmë të punojmë sepse kemi një sfidë të vështirë ndaj Japonisë”-deklaroi sulmuesi.

Top Channel