Zyrtare/ Ndihmësi i Gerrard hedh hapin e madh, firmos me klubin 150-vjeçar

28/11/2022 20:50

Rangers kanë emëruar trajnerin e ri. 55 herë kampionët e Skocisë, shkarkuan Giovanni van Bronckhorst për shkak të oshilacioneve në rezultate dhe në vend të tij është zgjedhur Michael Beale.

Beale ka firmosur deri në vitin 2026 me klubin 150-vjeçar skocez. Ai ndoqi Gerrard edhe gjatë aventurës tek Aston Villa, por në qershor firmosi me QPR në Championship, ekip nga i cili u nda për t’u rikthyer në “Ibrox Stadium”.

Rangers renditet përkohësisht në vendin e dytë në kampionatin skocez, 9 pikë larg vendit të parë që mbahet nga “armiqtë” e përjetshëm të Celtic.

Top Channel