Fushata e Dua Lipas “Set me free”/ Angazhimi pro liberalizimit të vizave për Kosovën dhe kundër stigmatizimit të shqiptarëve

28/11/2022 19:42

110 vjetorin e pavarësisë Shqipëria e pret me shtetasen e saj më të re, yllin ndërkombëtar Dua Lipa që do të festojë në një koncert të madh në sheshin “Skënderbej”, duke përmbyllur turin “Future Nostagi” dhe duke hapur kapitullin për fillimin e një albumi të ri.

Ylli ndërkombëtar vuri theksin tek rëndësia e liberalizimit të vizave të Kosovës dhe fushata e fondacionit Sunny Hill “Set me free”.

Gjatë konferencës me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ajo tha se duhet të ndryshohet stigma ndaj shqiptarëve, lidhur me përcaktimet ofenduese dhe raciste nga sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman.

Top Channel