E premte, 22 Dhjetor 2017
13:10
Ambasada e SHBA: Donald Trump afirmoi realitetin; Jeruzalemi kryeqytet i Izraelit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas votimit në Asamblenë e OKB-së.

13:08
Aksion pastrimi në Tiranë, Veliaj: 35 zona problematike

Kreu i bashkisë Erion Veliaj i ka kërkuar opozitës t’i bashkohet nismës për pastrimin, teksa ka falenderuar edhe 32 këshilltarët që votuan buxhetin e vitit të ardhshëm. Ai është takuar me 24 administratorët dhe drejtuesit e institucioneve të varësisë për aksionin e pastrimit.

11:57
LSI, Gjosha: Vota e qeverisë kundër SHBA, votë kundër Kosovës

Vota e qeverisë kundër SHBA është dhe një votë kundër Kosovës, është shprehur Lëvizja Socialiste për Integrim nëpërmjet deputetes Klajda Gjosha.

11:46
Bitcoin, pikiatë në bursë

Ajo që është cilësuar si monedha e së ardhmes, përjetoi një shkundje negative në bursë këtë të premte. Një “futures” e Bitcoin ra me rreth 15 për qind në krahasim me pikun e saj, që e regjistroi të dielën.

11:25
Asfiksohen nga gazi, humb jetën çifti në Vlorë

Një çift bashkëshortësh janë gjetur pajetë mëngjesin e kësaj të premteje në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës në lagjen “Pavarësia”.

11:15
Meta: Vota në OKB, jo qëndrim shtetëror i Shqipërisë

Zëdhënësi i Presidencës deklaron se Presidenti Ilir Meta nuk është konsultuar dhe as informuar paraprakisht në lidhje me qëndrimin që do të mbante Shqipëria në Asamblenë e Jashtëzakonshme të Kombeve të Bashkuara, ku u kalua rezoluta që kërkon tërheqjen e SHBA nga vendimi i njohjes së Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit.

10:37
Jashtë standardeve, bllokohen 80 kg mish në thertore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi prej 80 kg mish të kontaminuar në një thertore në fshatin Mengel të Elbasanit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për pronarin e saj, A. SH, 63 vjeç.

10:15
Veliaj: Reduktimi i qeseve plastike, nuk patëm probleme nga reshjet

Aksioni i pastrimit nisi nga aksi rrugor Qafë Kashar-Rinas, ku përveç bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Mjedisit, e Arsimit dhe Kulturës morën pjesë vullnetarë dhe nxënës nga gjimnazet e Tiranës.

E enjte, 21 Dhjetor 2017
23:24
Zgjedhjet në Katalonjë/ Konfirmohet kriza, triumfojnë separatistët

Zgjedhjet e parakohshme rajonale në Katalonjë i hapën rrugën përplasjes së radhës të krahinës rebele me Madridin. Pas numërimit të votave, partitë pro pavarësisë kanë siguruar shumicën në parlamentin rajonal.

21:57
Djali ish-ministrit në diktaturë: Miqësi me fëmijët e ekzekutorëve të babait tim

Piktori Arben Theodhosi, i cili është djali i ish-ministrit të Industrisë Koço Theodhosi që u burgos dhe më pas u pushkatua nga regjimi komunist, në një lidhje direkte në Top Story, u shpreh se ka miqësi edhe me djemtë e atyre që i kanë dënuar babain.

20:58
Skandali në Tiranë/ 50 mijë lekë për të prenotuar takim në DSHTRR

Për të ndryshuar pronësinë e makinës, apo për të nxjerrë targa të reja, duhet të shpenzosh ditë të tëra, dhe, përveç pagesave në shtet, duhet t’u japësh sekserëve 50 mijë lekë të vjetra. Kjo, pasi numrat e parë të aplikimit nëpër sportele, pranë Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, i kanë marrë sekserët. E nëse nuk gjen një sekser, është shumë e vështirë të mbarosh punë.

20:06
Drejtësi nga amerikanët?! Angazhimi i ambasadorit Lu në krah të Prokurorisë

Deklaratat publike të ambasadorit amerikan në Tiranë kanë pasur një emërues të përbashkët, drejtësinë. Ambasadori Lu, ndryshe nga parardhësit, nuk ka dhënë asnjë intervistë, por kjo nuk e ka penguar ta përcjellë mesazhin, kryesisht në shqip. Mesazhet kanë qenë të drejtpërdrejta, si përshembull ai i datës 13 janar, kur sapo preku tokën shqiptare.

20:00
Dhuna në sport, Policia: Disa stadiume, jashtë standardeve të sigurisë

Policia e Shtetit ka refuzuar në disa raste të marrë përsipër mbarëvajtjen e aktiviteteve sportive, pasi shumica e stadiumeve apo mjediseve të tjera nuk përmbushin kushtet e sigurisë, duke qenë një ndër shkaqet që gjeneron dhunë në sportin shqiptar.

19:12
Vota pro rezolutës anti-Trump, MEPJ: U rreshtuam me BE

Ministria e Jashtme deklaron se vota pro rezolutës që u kërkon Shteteve të Bashkuara tërheqjen nga njohja e Jerizalemit kryeqytet të Izraelit reflekton pozicionin e pandryshuar të Shqipërisë për këtë çështje.

18:44
Shqipëria kundër Trump, voton rezolutën që dënon njohjen e Jeruzalemit

“Këtë nuk kemi për ta harruar”. Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, iu kthye kërcënimeve në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku me një shumicë dërrmuese votash u miratua rezoluta kundër njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga SHBA-ja.

18:29
OKB kalon rezolutën anti-Trump; kërkohet tërheqja nga vendimi “Jeruzalemi kryeqytet”

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që u bën thirrje Shteteve të Bashkuara që të tërhiqet nga vendimi i njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.

18:19
Izraeli në OKB: Vota juaj sot do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë

Organizata e Kombeve të Bashkuara po diskuton rezolutën e parashtruar nga Egjipti, që kundërshton vendimin e Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

18:10
Rikthimi i Romela Begajt: Medaljet i kam fituar me gjak

Peshëngritja shqiptare u trondit pas Botërorit të Kazakistanit në vitin 2014, kur pasi u shpall kampione e botës në stilin e shkëputjes, Romela Begaj rezultoi pozitive në kontrollet antidoping.

16:09
Renditja e FIFA-s, Shqipëria mbetet në “vendnumëro”

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbetur në të njëjtin vend në renditjen e FIFA-s për kombëtaret anëtare të këtij institucioni.

16:02
Basha me 5 ambasadorët: Zgjedhja e Prokurorit, puç kushtetues

Partia Demokratike e zbardhi këtë të enjte takimin që Lulzim Basha pati mbrëmjen e së mërkurës me ambasadorët e 5 vendeve të Bashkimit Europian.

15:57
Kore e Jugut, zjarri përpin qendrën e fitnesit dhe saunës. 29 të vdekur

Zjarri i rënë në një qendër sportive në Korenë e Jugut u ka marrë jetën të paktën 29 personave e ka plagosur shumë të tjerë.

15:32
Policia: Plan shtesë për sigurinë gjatë festave

Policia e Shtetit njoftoi marrjen masave shtesë për të garantuar sigurinë publike përgjatë ditëve festive të fundvitit.

15:23
Plehrat pranë qytetit; katastrofë mjedisore në Lushnje

Fusha ku derdhen mbetjet në Lushnje daton që në vitin 1980. Në atë kohë fusha ishte e shkretë dhe qyteti nuk kishte më shumë se 50 mijë banorë.

15:07
Shqipëria, pro apo kundër Trump?

Shqipëria gjendet sot përpara një sprove të vështirë në OKB, në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara është mbledhur për një seancë të jashtëzakonshme, ku do të hidhet në votë rezoluta kritike ndaj vendimit të presidentit Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, si dhe zhvendosjes së Ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem.

14:36
Real, CR7 stërvitet veçmas 48 orë para “El Clasico”-s

Cristiano Ronaldo e pati sërish të pamundur të merrte pjesë në seancën stërvitore të Realit të Madridit mëngjesin e kësaj të enjteje, vetëm 48 orë përpara “El Clasico”-s së të shtunës, në “Bernabeu”, kundër Barcelonës kryesuese të La Ligës.

13:28
Breshia, arrestohen dy shqiptarë me 15 kg kokainë

Dy shqiptarë u arrestuan në Breshia me 15 kg kokainë, vlera e të cilës në tregun Italian shkon rreth 5 milion euro. Një nga shqiptarët e arrestuar rezulton vetëm 14 vjeç, dhe një pjesë e drogës i’u gjet në një çantë shkolle.

13:22
Wagner, një sulmues me numrin 2 te Bayern Munchen

Bayern Munchen zyrtarizoi firmën me sulmuesin e Hoffenheimit dhe Kombëtares gjermane, Sandro Wagner, që u bashkohet kampionëve të Bundesligës ende pa u hapur zyrtarisht merkatoja e janarit.

13:05
Vasili: U dënuan deputetët që mbrojtën Kushtetutën

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së i quan deputetët e maxhorancës Esat Pashë Toptanët e rinj, që sipas tij fundi i tij dihet.

12:15
Jeruzalemi në OKB, Shqipëria përpara një sprove të vështirë

Shqipëria gjendet sot përpara një sprove të vështirë në OKB. Asambleja e Përgjithshme e organizmit global mblidhet gjatë ditës për një seancë të jashtëzakonshme, ku do të hidhet në votë rezoluta kritike ndaj Shteteve të Bashkuara dhe njohjes që presidenti Donald Trump i bëri Jeruzalemit, si kryeqytet i Izraelit.

12:13
17 shkollat e reja do ndërtohen në këto zona të Tiranës

Viti 2018 do të shënojë dhe zgjidhjen e problemit të mungesës së infrastrukturës arsimore në zona të ndryshme të kryeqytetit. Bashkia e Tiranës ka hartuar një plan ambicioz i cili synon ndërtimin e 20 shkollave të reja, në tre prej të cilave po punohet me intensitet të lartë.

11:36
U eliminua nga Bristol City, Mourinho: Ditë e bukur për futbollin

Bristol City ishte “me fat” që e mposhti Manchester United, por rezultati gjithsesi ishte “një ditë e bukur për futbollin”, deklaroi trajneri i “djajve të kuq”, Jose Mourinho, pas përfundimit të takimit.

11:16
Skënderbeu, kampion dimri. Të premten, ndeshjet e fundit për 2017-n

Futbolli shqiptar do të mbyllë sezonin futbollistik ditën e premte, me ndeshjet e fundit në të gjitha kategoritë.

11:11
Filipine, përmbyset nga stuhitë trageti me 251 persona

Një traget me 251 persona në bord është mbytur në ujërat e stuhishëm të brigjeve lindore të Filipineve, sipas asaj që deklaron Roja Bregdetare.

11:02
Tirana me buxhet rekord

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi me 32 vota buxhetin e vitit të ardhshëm. Për vitin 2018, investimet e parashikuara nga Bashkia e Tiranës për t’u zhvilluar në kryeqytet do të pësojnë një rritje prej 16%, krahasuar me vitin aktual. Ndërkohë opozita nuk mori pjesë në votim.

11:02
Katalonja voton mes unitetit me Spanjën dhe pavarësisë

Katalonja u drejtohet kutive të votimit këtë të enjte, në ato që konsiderohen si zgjedhje rajonale tejet të mbikëqyrura, të thirrura nga qeveria qendrore e Madridit pas referendumit kontrovers për pavarësi të rajonit verilindor.

10:54
Fushata e policisë, “jo dhunës ndaj grave dhe vajzave”

Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, PNUD dhe mbështetjen financaire të qeverisë suedeze, ka organizuar një event në sheshin “Nënë Tereza”, duke ftuar qytetarët ti bashkohen zërit për ti thënë “Jo dhunës ndaj grave dhe vajzave”.

10:41
Byroja e Kuvendit përjashton deputetët e opozitës

Byroja e Kuvendit ka vendosur përjashtimin për 10 ditë nga punimet e Kuvendit për deputetët e opozitës.

10:25
Lu i lë detyrat Markut: Hetim korrupsionit në nivel të lartë, përfshi Saimir Tahirin

Tre ditë pasi detyrën e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme e mori zonja Arta Marku, ambasadori amerikan Donald Lu kapërceu i qeshur pragun e Prokurorisë së Përgjithshme.

09:40
Dogana e Qafë Thanës ndërpret punën për një orë

Dogana e Qafë Thanës do të ndërpresë punën të enjten pasdite për shkak të një proteste të opozitës maqedonase.

09:16
Pavarësia e Kosovës, ambasadorja amerikane në OKB premton njohje të reja

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley deklaroi se Uashingtoni po përpiqet fort që të gjitha vendet ta njohin Kosovën në Kombet e Bashkuara.

08:42
Sulm me makinë në Melburn, 14 të plagosur

14 persona mbetën të plagosur në Melburn të Australisë pasi një makinë u përplas mbi një grup kalimtarësh në njërën prej rrugëve më të ngarkuara të qytetit, Flinders Street.

08:27
Devoll, zjarr në banesë; humb jetën 85-vjeçarja

Një 85-vjeçare ka humbur jetën brenda banesës së saj që u përfshi nga flakët.

00:31
Të drejtat e njeriut, në Mianmar nuk lejohet hyrja e OKB-së

Hetuesja e OKB-së për të drejtat e njeriut në Mianmar u ndalua që të hyjë në këtë vend. Yanghee Lee duhej të vizitonte Mianmarin në janar për të shqyrtuar gjendjen e të drejtave të njeriut atje, në veçanti dhunën e pretenduar ndaj myslimanëve Rohingya, në provincën e Rakines.

E mërkurë, 20 Dhjetor 2017
23:44
Shkeli kodin ministror, dorëhiqet ministri më i afërt i Theresa May

Damian Green, një nga aleatët më të ngushtë të Theresa May, është shkarkuar nga kabineti pasi një hetim zbuloi se kishte shkelur kodin ministror.

23:33
Vetëvritet 51-vjeçari shqiptar, i doli para trenit në Athinë

Një shtetas shqiptar, 51-vjeç, i ka dhënë fund jetës me një mënyrë tepër tragjike mbrëmjen e së mërkurës në Athinë.

22:50
Bayern thyen Dortmundin, e lë jashtë Kupës

Bayern Munchen arriti të kualifikohet në raundin e katërt të Kupës së Gjermanisë, duke eliminuar një pretendente kryesore si Borusia e Dortmundit që ishte dhe mbajtësja në fuqi e trofeut. 90-minutëshi i zhvilluar në “Allianz Arena” vlerësoi skuadrën më të mirë të fushës, me formacionin bavarez që vendosi diktatin që në fraksionin e parë.

22:50
Juve bën detyrën, Roma eliminohet

Dybala dhe Higuain kanë treguar edhe njëherë vlerat e tyre duke i siguruar jo vetëm fitoren Juventusit, por edhe kualifikimin në Kupën e Italisë kundër Genoas.

22:14
“200 ekspertë të FBI hetojnë në Shqipëri!”

Avokat Spartak Ngjela në Top Story u shpreh se Prokurori i Përkohshëm do t’i shpejtojë hetimet dhe nuk do t’i frenojë.

22:02
Vota për Jeruzalemin, Trump kërcënon!

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do t’i ndërpresë ndihmën financiare vendeve që do të mbështesin një rezolutë të OKB-së që kundërshton njohjen e Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit. Në fillim të këtij muaji, SHBA e ndërmori këtë hap pavarësisht kritikave ndërkombëtare.

21:39
Ngjela në Top Story: Zgjedhja e Kryeprokurorit të Përkohshëm, asnjë shkelje

I ftuar në Top Story, avokat Ngjela u shpreh se nuk ka asnjë shkelje në zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përkohshëm, ndërsa jep edhe arsyet se pse u ngritën tensionet mes palëve.

21:37
Kryemadhi: Po të ishte konsensuale do ta votonim Arta Markun

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi në Top Story se nëse kandidatura e Arta Markut si Prokurore e Përkohshme do të ofrohej si konsensuale, forca e saj politike do ta votonte.

21:00
Fiks Fare/ Bashkia e Përrenjasit blen zjarrfikëse nga kryetari i LSI-së

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një tender të zhvilluar nga Bashkia e Përrenjasit. Kryetarja Majlinda Rira, e cila është kandiduar nga LSI-ja, ka firmosur për blerjen e një mjeti tip zjarrfikës nga firma në pronësi të Bledi Koçit, i cili është kryetar i LSI-së së Librazhdit.

19:46
E vërteta e dëmshpërblimeve në Zharrëz, flasin banorët

Lëkundjet e tokës nga shpërthimet e nëndheshme janë të njëjta të të gjitha familjet në fshatin Zharrëz të Fierit, ndërsa vlerësimi i dëmeve nuk është bërë, ashtu si duhet.

19:32
“Bankers” nuk dëmshpërblen, refuzon të paguajë 900 mijë USD për Zharrëzën

Banorët e Zharrëzës vazhdojnë të sorollaten pa marrë dëmshpërblimin e plotë për shtëpitë e shkatërruara nga lëkundjet e tokës në këtë zonë.

18:59
“Rusia në ‘luftë’ kundër NATO-s” – FOTO

Rusia zhvilloi një stërvitje të përbashkët ushtarake me Bjellorusinë në muajin shtator, e cila u vlerësua si më e madhja që prej vitit 2013.

18:57
U përplas me Kejdi Mehmetajn, deputeti i PS-së: Byroja të gjykojë sjelljen time

Deputeti socialist, Bujar Çela i është drejtuar me një letër publike Byrosë së Kuvendit për incidentet e ndodhura gjatë seancës së të hënës, kur u zgjodh kryeprokurorja Arta Marku.

18:16
Ngrica deri në fund të vitit, 2018 nis me dëborë

Shirat e rënë javën e kaluar i lanë vendit ngricave me temperaturat minimale që kanë zbritur nën zero gradë thuajse në të gjithë vendin.

17:51
“Modriç” i ri, Roma synon yllin e Dinamo Zagreb

Ende pa nisur merkato e dimrit, Roma është hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e një talenti kroat.

17:02
BE, gati t’i heqë të drejtën e votës Polonisë

Bashkimi Europian ka nisur një proces që mund të çojë deri në “zhveshjen” e Polonisë nga e drejta e votës në Bruksel, në një hap të paprecedentë që ka si qëllim të shtrëngojë qeverinë e djathtë të vendit për të hequr dorë nga reformat, që blloku i konsideron një kërcënim për demokracinë e vendit.

16:34
Të bllokuar në Serbi, me shpresën për të hyrë në BE

Mudasiri, një 18-vjeçar nga qyteti Peshavar i Pakistanit, është përpjekur të hyjë në Bashkimin Europian plot 30 herë, por gjithnjë është kapur dhe është kthyer në pikën nga ku është nisur, në Serbi.

16:22
SHBA “kërcënon”: Do të mbajmë shënim emrat në votën për Jeruzalemin në OKB

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të marrin shënim “emrat” gjatë votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, të një rezolute që kritikon njohjen nga ana e saj të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

16:15
Serbi-Kroaci, operacion kundër trafikantëve të klandestinëve

Në një operacion të përbashkët, policia serbe dhe ajo kroate kanë arrestuar 17 persona “që dyshohen për trafikimin e dhjetëra emigrantëve në Bashkimin Europian”, njoftoi këtë të mërkurë Ministria e Brendshme serbe.

15:47
Kryemadhi me Lu: Zgjedhja e kryeprokurorit, antikushtetuese

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në takimin me Ambasadorin e SHBA Donald Lu theksoi që në fillim se procesi i zgjedhjes se kryeprokurorit ishte antikushtetues.

15:44
Samiti i liderëve të biznesit, Shqipëria përfaqësohet me presidentin e EUROSIG dhe INSIG

Në Samitin e Udhëheqësve Botërorë të Biznesit, që po mbahet në Oksford, Shqipëria përfaqësohej nga presidenti i “EUROSIG” dhe “INSIG”, Kadri Morina.

15:38
Durrësi, një “bombë” e plehrave; mbi 70 mijë tonë në qiell të hapur

Në venddepozitimin e mbetjeve urbane në Durrës derdhen çdo ditë 200 tonë, ose 70 mijë tonë mbetje në vit. Ky vend shërben si për Bashkinë e Durrës edhe për atë të Shijakut.

15:20
“Brexit”, tranzicioni i shkëputjes jo më larg se 2020-a

Për fundin e “Brexit”-it ka një datë konkrete. Periudha e tranzicionit të shkëputjes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian nuk do të zgjasë përtej 31 dhjetorit 2020, thonë zyrtarët në Bruksel.

15:19
KLP, shoqëria civile dorëzon katër kandidatë

Sapo Parlamenti zgjodhi kryeprokuroren e përkohshme në mungesë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Komisioni i Shoqërisë Civile ia doli të dërgojë në Kuvend katër kandidatë për një vend vakant për në KLP.

15:07
Ligji i luftës me Greqinë, Bushati optimist për zgjidhjen

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, është optimist për avancimin pozitiv të marrëdhënieve Shqiptaro-Greke që nga takimi i Kretës. Bushati vlerëson si zgjidhje të pritshme efektive abrogimin e ligjit të luftës me një akt ekuivalent si dekreti mbretëror me të cilin ky ligj u vendos.

15:03
Milan, Berlusconi e bën vet rolin e trajnerit

Silvio Berlusconi ka folur me dhimbje për situatën nëpër të cilën po kalon Milani, e në një intervistë të dhënë për “Premier Sport”, ka ritheksuar për të disatën herë se “me skemën me një sulmues të vetëm nuk mund të shkohet asgjëkundi”.

14:55
Kontrolli i drejtësisë, në sitë të DSIK 800 deklarime

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, pothuajse ka përfunduar kontrollin e 800 deklaratave të prokurorëve dhe gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen vetingut.

14:44
Kontroll administratës, urdhri i Ramës për faturat e ujit

Punonjësit e shtetit që nuk kanë kontrata të rregullta me ujësjellësat ose kanë borxhe të papaguara ndaj tyre do të detyrohen të shlyejnë të gjitha pagesat.

14:42
TEC i ri në Kosovë, qeveria nënshkruan me amerikanët

Qeveria e Kosovës nënshkroi marrëveshjen e shumëpritur me kompaninë amerikane “Contour Global” për ndërtimin e Termocentralit të ri “Kosova e Re”.

14:35
PD padit Gramoz Ruçin për shpërdorim detyre

Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal për kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Gardën e Republikës.

14:29
Takimi me Donald Lu, PD: Basha shprehu kundërshtimin e prerë kundër zgjedhjes së kryeprokurorit

Zyra e Shtypit e Partisë Demokratike thotë se në takimin që Lulzim Basha pati me Donald Lu këtë të mërkurë, kreu i demokratëve i ka përcjellë ambasadorit amerikan kundërshtimin e prerë për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

14:10
Paralajmërimi i Seulit: Peniani po teston koka raketore me antraks

Seuli paralajmëron se Koreja e Veriut është duke kryer eksperimente me armë biologjike, për të testuar mundësinë e përdorimit të kokave raketore me antraks.

13:41
Lëvizja e lirë, Avramopulos: Mbështesim përpjekjet për shmangien e abuzimeve

Komisioner për Migracionin, Çështjet e Brendshme, Dimitri Avramopulos shprehu vendosmërinë e Brukselit për të ruajtur regjimin e udhëtimit pa viza për Ballkanin Perëndimor, por kërkoi gjithashtu vazhdimin e përpjekjeve nga vendet në fjalë për të shmangur abuzimet me lëvizjen e lirë.

12:52
Thomas Strakosha, një “thesar” për Lacion

Me këmbë e me duar këndonte pak vite më parë Jovanotti, me këmbë përveçse me duar “këndon” edhe Thomas Strakosha tani.

12:28
Trukime dhe baste, superoperacion me 11 të arrestuar në Kroaci e Slloveni

Autoritetet policore në Slloveni dhe Kroaci finalizuan nëj aksion të përbashkët ndaj një rrjeti kriminal që kishte në fokus sportin, e që ishte bërë problem në vitet e fundit me korrupsionin, bastet ilegale dhe tentativat për të manipuluar ndeshjet.

12:02
Ligji i luftës, Kotzias: Ka dy zgjidhje

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, i ftuar në një panel gazetarësh në një emision të televizionit publik “ERT” ka deklaruar se problemi kryesor që duhet të zgjidhet pozitivisht me Shqipërinë është ligji i gjendjes së luftës midis dy vendeve, duke parashtruar edhe dy opsione ligjore, me të cilat mund të procedohet: ose me një dekret nga ana e presidentit, ose me një dekret të miratuar nga Parlamenti grek.

11:52
Festat e fundvitit, studentët dhurojnë lodra për fëmijët në nevojë

Dhjetëra studentë kanë dhuruar lodra për fëmijët në nevojë, duke iu bashkuar nismës së bashkisë së Tiranës.

11:37
Greqi, Parlamenti miraton buxhetin e vitit 2018

Parlamenti grek ka miratuar pak pas mesnate dhe me shumicë votash, 153 nga 297 deputetë të pranishëm në sallë, projektbuxhetin e vitit 2018, për të cilin kryeministri grek ka theksuar se do të jetë i fundit që paraqitet në kuadrin e programit të përshtatjes makroekonomike dhe shënon hyrjen e vendit në një periudhë të re të stabilitetit ekonomik.

11:24
PS kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend një kërkesë për përjashtimin e disa deputetëve të opozitës për 10 ditë nga punimet parlamentare.

11:12
Gjyqtarët, bileta për Real-Barça; “Krimet e Rënda” rrëzojnë pretendimet e prokurorisë për korrupsion

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për të pezulluar nga detyra tre gjyqtarët e Apelit të Durrës, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno, të cilët po hetohen prej një viti për përfitime të paligjshme për të dhënë një vendim në favor të biznesmenit Namik Sadik, edhe ky nën hetim për të njëjtën çështje.

11:06
Ambasadori Donald Lu takohet me Lulzim Bashën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald është takuar me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

10:55
Ruçi takon homolohun maqedonas, Talat Xhaferri

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka pritur homologun maqedonas Talat Xhaferri në një vizitë zyrtare në Tiranë.

10:26
Rehabilitohen disa linja të furnizimit me ujë në Tiranë

Bashkia e Tiranës dhe UKT vijojnë punën për rehabilitimin e linjave të furnizimit me ujë të pijshëm të Tiranës.

09:28
Shpërndante hashash pranë shkollave, arrestohet 21-vjeçari

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi shpërndante hashash në ambientet e jashtme pranë shkollave.

09:25
Vdes kardinali i përfshirë në skandalin seksual të Bostonit

Kardinali Bernard Law, i cili u detyrua të dorëhiqej si arqipeshkv i Bostonit në vitin 2002 lidhur me skandalin e abuzimeve seksuale, vdiq në moshën 86-vjeçare në Romë.

09:00
Fitore e madhe për Trump, miratohet reforma e taksave

Senati amerikan aprovoi draftin final të reformës më të madhe të taksave në Shtetet e Bashkuara prej më shumë se 3 dekadash.

08:36
Putin, për Kosovën: Pro zgjidhjes që del nga dialogu Prishtinë-Beograd

Nga Moska mbërrin një sinjal domethënës për Kosovën: Vladimir Putin deklaroi se do të mbështesë çdo zgjidhje të ngërçit shumëvjeçar, me të cilën do të pajtohen Beogradi dhe Prishtina.

00:48
Projekt-ligji republikan i taksave, kalon në Senat për votim

Kongresi, i kontrolluar nga republikanët, pritet të konfirmojë rishikimin më të gjerë të sistemit tatimor të SHBA-ve në më shumë se tre dekada.

E martë, 19 Dhjetor 2017
23:05
Insigne rikthehet me gol, Napoli kalon në çerekfinalet e Kupës

Napolit i mjaftoi vetëm një gol për të kaluar në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Skuadra jugore mundi 1-0 Udinesen në “San Paolo” pas një ndeshje të cilën e dominoi plotësisht.

23:03
Korçë, qëllohet me armë 39-vjeçari, sapo ishte kthyer nga Gjermania

Një 39-vjeçar nga Korça është plagosur me armë zjarri nga disa persona, të cilët i kishin zënë pritë në aksin nacional Korçë -Ersekë.

22:54
Aksident në Lushnje-Fier, 3 persona të plagosur

Një aksident me 3 persona të plagosur ka ndodhur në vendin e quajtur “Vajkan”, në aksin rrugor Lushnje-Fier.

22:08
Ndikimi rus në Maqedoni, Talat Xhaferi flet në Top Story

I ftuar në Top Story, ndër të tjera, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë foli edhe për ndikimin rus në Shkup.

21:13
Sulmi në Berlin, qeveria pranon dështimin

Krerët e Gjermanisë pranuan se qeveria nuk siguroi mbështetje të përshtatshme për të afërmit e viktimave të sulmit të vjetshëm terrorist në një treg Krishtlindjesh në Berlin dhe gjithashtu mangësi në procedurat e sigurisë para sulmit.

21:10
Trafik droge nga nëpunësi i aeroportit

Policia braziliane shkatërroi një rrjet për trafikun e drogës që operonte në aeroportin ndërkombëtar të Rio de Janeiros.

21:10
Talat Xhaferi në Top Story: Gjuha Shqipe, brenda janarit pritet të votohet

7 muaj pas krizës më të madhe politike në Maqedoni dhe sulmit mbi Parlament, në Top Story mbrëmjen e së martës ka qenë i ftuar kryeparlamentari i Maqedonisë, shqiptari Talat Xhaferi.

21:03
Zbërthehet kreu i FIFA, Infantino për Italinë dhe “VAR”

Presidenti i FIFA-s Xhani Infantino mbylli çdo derë të mundshme që të rikthehet Italia në Botërorin e vitit të ardhshëm.

20:59
15 vjet Fiks Fare, urimi i politikanëve

Emisioni “Fiks Fare” ngriti siparin 15 vite me parë, si emisioni i parë investigativ në Shqipëri. E në jo pak raste pjesë e kronikave të saj janë bërë politikanët shqiptarë, por çfarë thonë ata në këtë ditëlindjen të 15-të.