Bashkia e Tiranës dhe UKT vijojnë punën për rehabilitimin e linjave të furnizimit me ujë të pijshëm të Tiranës.

Sinjalizimet e qytetarëve në numrin falas të vendosur nga Bashkia e Tiranës kanë sjellë dhe zgjidhjen e shqetësimin për shumë banorë të një blloku pallatesh pranë stacionit të trenit.

Me marrjen e sinjalizimit, specialistët e UKT kanë ndërhyrë për të zgjidhur defektin e shfaqur në linjën furnizuese që kalon në rrugën “Reshit Petrela”.

Ndërhyrja u krye shpejt dhe linja brenda pak orëve rifilloi furnizimin normal. Për të normalizuar situatën e furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet si pasojë e mosvënies dorë ndër vite, punonjësit e Bashkisë çdo ditë po realizojnë një investim i ri duke përmirësuar cilësinë e shërbimit për konsumatorët. Aktualisht në rrugën “Tish Daija” një linjë e re që lidh me rrjetin e kanalizimeve një pjesë të mirë të banorëve, është drejt përfundimit.

Gjithashtu, është bërë ndërhyrje tjetër në rrugën “Jul Variboba” dhe aktualisht linja ofron furnizim normal për të gjithë banorët përreth.

Top Channel