Izraeli në OKB: Vota juaj sot do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë

21/12/2017 18:19

Organizata e Kombeve të Bashkuara po diskuton rezolutën e parashtruar nga Egjipti, që kundërshton vendimin e Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Vetë SHBA tha përmes ambasadores Nikki Haley se vota e aleatëve që do t’i kundërvihen vendimit të Uashingtonit do të merret si personale. Pasoja paralajmëroi edhe Donald Trump.

“Nuk do të ndodhë më si përpara, që të votohet kundër nesh, e ne prapë të japim miliona e miliona dollarë. Nuk do të përfitojnë më prej Amerikës, kjo është e sigurtë”, deklaroi presidenti Trump.

Akoma më i ashpër ishte qëndrimi i Izraelit përmes ambasadorit të tij në OKB.

“Ky votim do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë”, tha ai.

25 vende të Bashkimit Europian janë rreshtuar në bllok në favor të rezolutës dhe kundër vendimit të Donald Trump.

Top Channel