E hënë, 25 Dhjetor 2017
10:48
Pas SHBA, një tjetër shtet transferon ambasadën në Jerusalem

Presidenti i Guatemalës Jimmy Morales urdhëroi që ambasada e këtij vendi në Izrael të spostohet nga Tel Avivi në Jerusalem. në një postim në Facebook, Morales tha se vendimi u mor pasi foli me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe u ra dakord për këtë.

09:34
Politika uron Krishtlindjen; Meta: Të mos harrojmë njerëzit në nevojë

Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, si dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha kanë zgjedhur profilet e tyre në Facebook për të uruar Krishtlindjen.

09:17
Janullatos sot Meshën e parë si shqiptar; Katolikët u mblodhën në mesnatë

Këtë mëngjes Fortlumturia e tij Anastasi udhëhoqi qindra besimtarë ortodoksë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Kjo ishte Mesha e parë e Krishtlindjes që ai kremton si shtetas shqiptar.

E diel, 24 Dhjetor 2017
22:43
Janullatos merr nënshtetësinë; Jehonë në mediet greke, Kotzias përshëndet vendimin

Reagime tepër pozitive ka pasur në Greqi dhënia e nënshtetësisë shqiptare nga presidenti Ilir Meta, kryepeshkopit Anastas Janullatos.

21:22
Rrëfehet Duka/ Nga kombëtarja, te Superiorja dhe rikandidimi në FSHF

Kreu i FSHF-së, Armando Duka dha një intervistë të gjatë, në mbyllje të vitit, për gazetaren Vilma Masha, në Supersport. Ai foli për kombëtaren, marrëdhëniet me De Biasin, përzgjedhjen e Panuccit, Kategorinë Superiore, dhunën në stadiume, kandidimin sërish për kreun e FSHF-së dhe Bashkim Finon si rival.

19:45
Vdekja e Florenc Beqirajt, reagon edhe MEPJ

Pas ambasadës franceze në Tiranë, për vdekjen e 23-vjeçarit shqiptar në Marsejë, ka reaguar edhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, në Tiranë, duke bërë me dije se ambasada shqiptare në Francë, është njoftuar hap pas hapi për ngjarjen, nga autoritetet vendase.

18:59
Presidencialet në Rusi, Navalni ‘siguron’ kandidimin

Opozitari rus Alexei Navalni lajmëroi se ka marrë mbështetje të mjaftueshme për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të marsit dhe sigurisht për të sfiduar presidentin Vladimir Putin.

18:25
Pastore del hapur: Interi më pëlqen, Sabatini është miku im

Javier Pastore ka dalë hapur në favor të një transferimi drejt Interit, në merkaton e janarit, ndonëse si PSG-ja, edhe zikaltrit e mohojnë një mundësi të tillë. Në një intervistë për mediet franceze, argjentinasi ka treguar se do t’i pëlqente të luante te zikaltrit, dhe ka zbuluar se mes palëve ka pasur edhe negociata.

17:25
Vdekja e Florenc Beqirajt, reagon ambasada franceze

Ambasada franceze ka reaguar nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë me email, për rastin e Florenc Beqirit, të riut shkodran që ndërroi jetë në Marsejë.

16:52
Presidenti Meta i jep shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit Janullatos

Nga sot Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse autoqefale shqiptare Anastas Janullatos është shqiptar. Presidenti i Republikës Ilir Meta i dha nënshtetësinë, një kërkesë e hershme e kryepeshkopit, që i ishte refuzuar nga të gjithë presidentët përpara Ilir Metës, me argumentin e ndjeshmërisë së kësaj çështje për opinionin publik shqiptar.

15:24
Një shtëpi për festa! Nismë e “Fundjavë ndryshe” dhe Top Channel për ta rindërtuar

Ishte 13 marsi i këtij viti, kur zjarri që ra në katin e parë të një banese në Thumanë la në rrugë 3 fëmijë dhe prindërit e tyre.

14:23
“Drejtësi për Florencin”, protesta për të riun që humbi jetën në Marsejë

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, dhe këshilltari për Pushtetin Lokal, Ylli Asllani, ishin mesditën e së dielës në Shkodër, në banesën e Florenc Beqirajt, azilkërkuesi shqiptar që humbi jetën pak ditë më parë në Marsejë të Francës.

14:00
Festë dhe politikë, turistët largohen nga Betlehemi

Betlehemi ka nisur të ndiejë efektin e deklaratës së Donald Trumpit mbi Jeruzalemin. Qyteti i lindjes së Krishtit jeton praktikisht me turizëm, por këtë vit, me dhjetëra grupe vizitorësh e kanë anuluar udhëtimin e tyre.

13:49
Policia, kontrolle në subjektet tregtuese të fishekzjarreve

Gjatë festave të fundvitit, fishekzjarret shkaktojnë dhjetëra të lënduar, si nga pakujdesia, edhe nga rrezikshmëria e tyre, apo tregtia jashtë standardeve.

13:21
“Shfuqizimi i Speciales, një vendim i pamatur”

Analisti i njohur amerikan, Daniel Serwer konsideron se, shfuqizimi i ligjit për Gjykatën Speciale të Krimeve të Luftës nuk do të ishte një vendim i matur.

13:13
Shtypi gozhdon Realin. Në Itali, kritika për Milanin dhe Interin

Supersfida e së shtunës në “Santiago Bernabeu”, mes Realit të Madridit dhe Barcelonës, e fituar pastër nga katalanasit, pushtoi faqet e para të medieve sportive në Spanjë.

12:55
Përfaqësuesit e Presidentit në banesën e Florenc Beqirajt

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi dhe këshilltari për Pushtetin Lokal, Ylli Asllani ishin mesditën e së dielës në banesën e Florenc Beqirajt, të riut shqiptar që humbi jetën pak ditë më parë në Francë.

11:59
Veliaj promovon tregun e Baldushkut: Blini gjela “firmato” për fundvit

Në prag të festave të fundvitit, me mbrëmjen e Krishtlindjes që kremtohet sot dhe më pas darka e ndryshimit të viteve, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve të kryeqytetit të blejnë e të konsumojnë gjelat “firmato” të Baldushkut, një zonë e njohur për rritjen e tyre.

11:32
Kina teston me sukses avionin amfib më të madh në botë

“AG600 Kunlong”, avioni më i madh amfib i botës nisi fluturimin e tij të parë.

10:56
Sanksionet e fundit, Peniani i quan “akt lufte”

Sanksionet e fundit të Kombeve të Bashkuara, Koreja e Veriut i cilësoi si “akt lufte” dhe si ekuivalentin e një “bllokade të plotë ekonomike”.

10:39
Kufiri Kosovë-Mali i Zi, Limaj: Shënimi i vijës, në janar

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj deklaroi se çështja e demarkacionit me Malin e Zi, e kthyer në një ngërç për vendin, do të marrë zgjidhje në janar. Muajin e ardhshëm, – u shpreh Limaj, – ne do të dërgojmë në Kuvend një variant të paktit të pranueshëm për të gjithë.

10:29
Albin Kurti, në garë për kryetar të Vetëvendosjes

Nisma që nxiti krizën e brendshme politike të Vetëvendosjes është tanimë zyrtare, e pohuar përmes një postimi në Facebook të anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj parti, Erzen Vraniqi: Albin Kurti do të kandidojë për drejtimin e lëvizjes së themeluar prej tij, e cila doli si forca e vetme më e madhe nga zgjedhjet lokale.

09:26
Djali vret babain me çekiç, policia gjen trupin në liqenin e Farkës

Një krim i rëndë në familje tronditi kryeqytetin mëngjesin e së dielës.

E shtunë, 23 Dhjetor 2017
23:36
Juventusi triumfon ndaj Romës, s’i ndahet Napolit!

Një gol nga Benatia u ka mjaftuar kampionëve të Juventusit për të mposhtur Romën e për të ndjekur Napolin në renditje.

22:35
Vdekja e Florencit, Basha: Shkaktari i kësaj gjendje hesht

Kreu i opozitës, Lulzim Basha teksa e ka quajtur një lajm të kobshëm vdekjen e 23-vjeçarit shqiptar, thekson se shkaktari kryesor i kësaj gjendje ku të rinjtë shqiptarë detyrohen të largohen ilegalisht, hesht.

20:25
Festat kufizojnë qarkullimin; Në Tiranë, deri më 1 janar, mjetet e rënda s’do lëvizin

Për shkak të trafikut të rënduar që është krijuar në këto ditë festash në kryeqytet, kryetari i Bashkisë Tiranë ka ndaluar me një urdhër të posaçëm qarkullimin e automjeteve të rënda brenda unazës së mesme dhe në disa rrugë kryesore në Tiranë.

20:14
Milani ekip i dorës së dytë?! Mposhtet edhe nga Atalanta

Pavarëisht merkatos së bujshme e miliona eurove të harxhuar gjatë verës, ky Milan duket se është edhe më i dobët se ai i para një sezoni. Kuqezinjtë vijojnë të mos arrijnë një stabilitetet duke u mposhtur edhe nga skuadra që në të kaluarën as nuk u përfillte.

19:46
Letra e Metës, analistët: E nxituar! Por presidenti duhej pyetur për votën në OKB

Në letrën që Presidenti i Republikës Ilir Meta i dërgoi presidentit amerikan Donald Trump të premten, i shprehu keqardhje për votën e Shqipërisë pro rezolutës së OKB-së që e konsideron nul vendimin amerikan për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Shtetit të Izraelit.

19:45
Vdekja e Florencit në Marsejë, familja e 23-vjeçarit nga Shkodra kërkon të vërtetën

Florenc Beqiraj, 23 vjeç nga Shkodra, u deklarua i vdekur ditën shtunë në spitalin e Marsejës. Top Channel ishte i vetmi televizion që e raportoi këtë ngjarje fatkeqe, që u bë virale në rrjetet sociale.

17:04
Ndërroi jetë në Marsejë, Meta i shpreh ngushëllimet familjarëve të Beqirajt

Me anë të zëdhënësit të tij, Presidenti Ilir Meta i shpreh ngushëllimet familjarëve të Florenc Beqirajt.

16:59
Interi në rënie të lirë, mposhtet edhe nga Sassuolo

Humbja e dytë radhazi, këtë herë kundër Sassuolos vë në pikëpyetje Interin si një prej ekipeve pretendente për të fituar titullin në Serie A, pasi Napoli tashmë është 5 pikë larg.

16:18
Fituesi i “Topit të Artë”, spiun i Gjermanisë Lindore!

Matthias Sammer ka zbuluar se ka qenë një pjesë e “STASI”, policisë sekrete famëkeqe të Gjermanisë Lindore, gjatë periudhës që luante te Drezden. Por për ish-futbollistin e kombëtares gjermane ajo ka qenë një zgjedhje e detyruar, nëse donte të luante futboll, në të kundërt karriera e tij do të mbyllej para kohe.

16:07
“Nëse nuk fal nuk feston”. Imzot George Frendo: Të rrëzojmë muret e mendjemadhësisë

“Duhet të shkatërrojmë muret që kemi ndërtuar”. Kështu e nis urimin e tij Imzot George Frendo me rastin e festës së Krishtlindjes.

16:06
“Perëndia është dashuri”, Kryepeshkopi: Histeria e konsumizmit rrudh interesin fetar të festës

Perëndia është Dashuri. Ky është mesazhi i sivjetshëm i kryepeshkopit Anastas për të gjithë besimtaret ortodoksë me rastin e Krishtlindjes, ku kritikon kuptimin që ka marrë në ditët tona kjo festë.

15:44
Kapet vrasësi i policit, nga Lazarati në SHBA, prangoset nga FBI

Është arrestuar nga FBI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një nga autorët e vrasjes së oficerit të RENEA-s në Qershor te vitit 2015 në Lazarat.

15:15
Buxheti i Durrësit, miratohet me votat e LSI dhe PR

Katër vota të LSI-së dhe një e PR-së i kanë siguruar bashkisë Durrës votat e nevojshme për miratimin e Buxhetit 2018 dhe program buxhetin 2018-2020.

15:11
Mjekët “vullnetarë”, 200 mijë lekë në muaj për të punuar në Korçë

Erald Koçiaj, ka 9 muaj që punon në spitalin rajonal të Korçës, si kirurg i përgjithshëm . Në kohën kur ishte maturant, Eraldi fitoi një bursë nga Ministria e Arsimit për në Rusi, një vend i largët dhe i panjohur për të, ku studioi plot 12 vite.

15:09
Kursimi i energjisë, Shqipëria duhet të shpenzojë 6.8 përqind më pak

Brenda 2020 Shqipëria duhet të kursejë 6,8 përqind të energjisë që konsumon aktualisht, këtu përfshihen energjia elektrike, hidrokarburet dhe drutë e zjarrit.

15:08
Organet e drejtësisë, Vasilika Hysi shpjegon procedurat e ndërtimit

Gjyqtarët që kandidojnë për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe prokurorët që kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë po kalojnë në filtrin e organeve të vetingut.

14:25
Barcelona feston në Madrid, gjunjëzohet Reali

Edhe nëse dikush kishte ndonjë dyshim të vogël se ky nuk është viti i Barcelonës, tani duhet ta pranojë, madje me shkrim, sepse e zeza mbi të bardhë thotë që Reali nga sot është 14 pikë larg nga Barcelona, që nuk pati frikë të fitonte edhe “Santiago Bernabeu”.

14:06
Aksident në Korçë, tre të plagosur

Një aksident është shënuar në orët e mesditës në aksin rrugor Korçë- Pogradec, në fshatin Çaushli.

13:51
Pamjet që tmerruan Kaliforninë – FOTO

Në Kaliforninë e Jugut dhe në Arizona, banorët mbetën të tmerruar dhe pa fjalë për pamjet që panë në qiell mbrëmjen e së premtes, kur drita të bardha u shfaqën në qiell.

12:33
Tabaku: Qeveria një akt tjetër antikushtetues për pronarët

Nënkryetarja e komisionit të ekonomisë, Jorida Tabaku thotë se qeveria ka bërë një akt tjetër antikushtetues për pronarët, duke iu referuar një vendimi të kësaj jave të Këshillit të Ministrave.

12:20
Gjykata Speciale, pendohen deputetët: Nuk e dinim se çfarë po bënim

43 deputetë të Kuvendit të Kosovës i dhanë të premten dritën jeshile kryesisë që të ftojë një seancë të jashtëzakonshme për të votuar rreth shfuqizimit të ligjit për gjykatën speciale.

12:09
Festa e verës në Pogradec, tradita e hapjes së buteve

Qyteti i Pogradecit është kthyer në epiqendrën e festimeve mbrëmjen e së premtes, ku qindra pjesëmarrës janë mbledhur në sheshin para bashkisë për të ndjekur hapjen e buteve të verës.

11:59
Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për “financierin e Habilajve”

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për ekstradimin e Nezar Seitit, i njohur si financier i grupit Habilaj, por ndaj tij ka edhe një mase sigurie nga Gjykata e Krimeve të Rënda e cila mund të pengojë dorëzimin e tij para drejtësisë Italiane.

11:53
Akademie e Sigurisë me status të veçantë si IAL, shtohen studimet master

Akademia e Sigurisë do të marrë statusin e instituconit të Arsimit të Lartë, ku do të shtohen dhe studimet master. Reforma e Akademisë ka mbledhur në një tryezë zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Brendshme, të Arsimit, Drejtësisë, deputetë, pedagogë, përfaqësues të Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe ekspertë nga institucione të tjera.

11:48
Niset në Herat kontigjenti i gjashtë nga Shqipëria

Kontigjenti i 6-shtë u kthye në Atdhe pasi përfundoi misionin në Kabul ndërsa ushtarakë të tjerë shqiptarë u nisën me mision në Herat. Por vitin e ardhshëm Shqipëria do rrisë prezencën e saj përkrah aleatëve në misionet paqëruajtëse.

11:45
Rrezikojnë mbytjen në Zvërnec, i shpëton policia

Tre persona kanë rrezikuar jetën në plazhin e Zvërnecit. Informacionet parparake bëjnë të ditur se ata kanë lajmëruar menjëherë autoritetet duke kërkuar ndihmë.

11:18
Votimi në OKB, Bugajksi: Shqipëria të abstenonte

Shqipëria mund të kishte abstenuar në OKB. Kështu mendon eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Janusz Bugajski.

11:11
Sanksione të reja kundër Penianit, Trump vlerëson OKB

Presidenti amerikan Donald Trump vlerësoi kKshillin e Sigurimit të OKB-së pasi votoi në favor të sanksioneve të reja kundër Koresë së Veriut, si kundërpërgjigjie ndaj testeve të fundit raketore.

10:57
Elbasan, sulm Çapjave. Autorët djegin automjetin

Në drejtim të një banese të fisit Çapja në Elbasan, mëngjesin e së shtunës u qëllua me breshëri automatiku. Ngjarja ndodhi rreth orës 09.00 në lagjen “Emin Matraxhiu”, ndërsa pak minuta më vonë policia gjeti një automjet të djegur në lagjen “5 maji” që mendohet të jetë i autorëve.

10:46
Pastrimi, Veliaj: Kompanitë që nuk respektuan kontratën, nuk do punojnë më

Ka nisur aksioni i pastrimit vullnetar të Tiranës, dhe kryebashkiaku Erion Veliaj iu bashkua vullnetarëve në zonën e Bregut të Lumit. Ai tha se 2018 do të jetë viti më i pastër në historinë e kryeqytetit.

10:20
Zjarri më i madh në historinë e Kalifornisë

Një zjarr i madh vdekjeprurës që ka shkatërruar më shumë se 700 shtëpi në Kaliforni tashmë është regjistruar si më i madhi në historinë e këtij shteti.

09:51
Stuhi vdekjeprurëse në Filipine, rritet numri i viktimave

Të paktën 90 persona kanë mbetur të vdekur nga stuhitë tropikale që kanë përfshirë jugun e Filipineve, teksa dhjetëra të tjerë janë zhdukur.

09:43
Vlorë, arresohet një nga autorët e dy plagosjeve në Himarë

Policia e Vlorës ka ndaluar një prej autorëve të dy ngjarjeve të ndodhura në Orikum dhe Himarë.

09:36
Sherr mes të rinjsh në Gramsh, dy të plagosur

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Gramshit pasi kanë goditur me sende të forta një 31-vjeçar.

09:29
Festat e fundvitit, kufizohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë

Festat e fundvitit sjellin dhe një rritje të trafikut në kryeqytet për shkak të ardhjes së emigrantëve por dhe pazareve të darkës së festës.

08:53
Aksident në Fushë Krujë, ndërron jetë 50- vjeçari

Një 50-vjeçar është aksidentuar për vdekje në aksin rrugor Fushë Kruje-Mamurras. Sipas policisë, është arrestuar drejtuesi i mjetit, Drilon Ymeri , 26 vjeç.

08:06
E premte e ‘zezë’ për Bitcoin-in, humb vlerën me 1/3-tën

Bitcoin është zhytur të premten, duke shënuar një rënie që pa kripto-monedhën të humbasë gati një të tretën e vlerës së saj, nga një rekord prej rreth 20,000 dollarë.

00:53
Testet bërthamore, OKB miraton sanksione të reja për Korenë e Veriut

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka votuar njëzëri për të vendosur sanksione më të rrepta mbi Korenë e Veriut në përgjigje të testeve të fundit të raketave balistike.

E premte, 22 Dhjetor 2017
23:40
Rezultatet negative, Milinkoviç dhe Nexhipi largohen nga Kukësi

Mladen Milinkoviç nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Lajmi u paralajmërua nga vetë trajneri serb, pas sfidës me Luftëtarin, ku verilindorët u mposhtën me rezultatin 1-2, ndërsa u konfirmua edhe në orët e vona të mbrëmjes së të premtes.

22:06
Perla e Xhakës nuk mjafton për Arsenal ndaj Liverpool – VIDEO

Granit Xhaka ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm në ndeshjen Arsenal-Liverpool. Futbollisti me origjinë shqiptare lëshoi një predhë nga rreth 35 metra në minutën e 56 të ndeshjes, duke barazuar përkohësisht rezultatin në 2-2.

21:34
Janinë, sekuestrohet 100 kg kanabis pranë kufirit me Shqipërinë

Një sasi prej 101 kilogramë kanabis sativa u sekuestruan në një aksion të departamentit të anti-drogës së Janinës në vendin e quajtur Kalpaq, 20 km nga kufiri shqiptar në Kakavijë.

20:14
Alternativat e Shqipërisë, ish-ambasadorët në Izrael dhe OKB, qëndrime të ndryshme

Po çfarë opsionesh kishte Shqipëria përveç votës pro apo kundër? Dhe si e shohin këtë votim dy ish-ambasadorë shqiptarë, ai në Izrael dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB?

20:02
SHBA: Thikë pas shpine. Ambasadori: Kosova zgjodhi izolimin

Kosova alarmoi aleatët e saj më ta afërt me kërkesën e beftë në Kuvend të 43 deputetëve për të shfuqizuar Gjykatën Speciale, diçka që shkaktoi reagimin e menjëhershëm të SHBA, Britanisë së madhe dhe Bashkimit Evropian.

19:41
Meta letër për Trump: Keqardhje për votën e Shqipërisë në OKB

Presidenti Ilir Meta e çoi deri në Shtëpinë e Bardhë qëndrimin e tij kundër mënyrës se si Shqipëria votoi në asamblenë e OKB për rezolutën për Jeruzalemin.

19:32
Votoi pro rezolutës, Shqipëria mungon në festën e SHBA

Ambasadorja shqiptare në OKB, Besiana Kadare nuk është e ftuar në festën e Nikki Haley. Në festën e ambasadores amerikane, në datën 3 janar, janë të ftuar vetëm ata diplomatë, që me votën kundër rezolutës, abstenimin apo mospjesëmarrjen në votim mbështetën Shtetet e Bashkuara.

19:06
Katalonja, kryeministri Rajoy refuzon bisedimet me Puigdemont

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy refuzoi thirrjet nga udhëheqësi i shkarkuar i Katalonjës, Carles Puigdemont, për bisedime të reja jashtë vendit.

18:57
Shkatërrohet shtëpia nga shpërthimi misterioz – FOTO

“Ishte tronditëse, tejet e tmerrshme ajo që kam parë. Çatia fluturoi në ajër dhe një kat thuajse u shemb fare”.

18:28
Vlorë, sekuestrohen dy llogari bankare me vlerë 298.324 euro

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, kanë bërë të mundur sekuestrimin e dy llogarive bankare të shtetases T.B., 57 vjeçe, banuese në Vlorë, me një shumë totale prej 298.324 Euro.

17:59
“El Clasico” ndizet nga polemika për “pasillo”-n

Në prag të “El Clasico”-s, tensioni sa vjen e rritet. Numërimi mbrapsht për ndeshjen më të bukur të La Ligës, por jo vetëm, ka nisur e këtë herë, në lojë nuk janë thjesht 3 pikët e radhës, por edhe rivaliteti gjithnjë i ndezur futbollistik.

17:09
Jorginho: Dhurata për Krishtlindje? Të jem kampion dimri

Jorginho e ka shkruar tashmë “letrën” e tij për babagjyshin e Krishtlindjes.

16:58
Lufta e mafias shqiptare, vrasjet në Foggia nga klanet shqiptare të drogës

Trafiku i drogës me klanet shqiptare qëndron pas shumicës së vrasjeve me sfond mafioz në rajonin e Foggias, në vitin 2017.

16:29
Australi, sasi rekord prej 1.2 tonë metamfetamine. Arrestohen 8 australianë

Autoritetet në Australinë Perëndimore kanë sekuestruar një sasi rekord prej 1.2 tonë ngarkese metamfetamine. Lajmi publikohet nga vet Policia federale austriale, përmes një komunikate.

15:24
Çokollatë hashash, “Seven” prangos 7 persona

Policia e Vlorës dhe FNSH e Fierit kanë sekuestruar 155 kg kanabis sativa dhe ka vënë në pranga 7 persona gjatë operacionit të koduar “Seven”.

15:23
Masakra mjedisore në Bulqizë, tymi i djegies së plehrave mbulon qytetin

Menaxhimi i mbetjeve urbane në qytetin e Bulqizës vijon të mbetet një problem që kërkon zgjidhje të menjëhershme.

15:18
Basha: Vota kundër SHBA, gabim. Shqipëria abstenoi në 2012

Lulzim Basha kryetar i Partisë Demokratike deklaroi se Qeveria veproi gabim me votën në OKB, duke theksuar rreshtimin proamerikan të shqiptarëve në 27 vite.

15:12
Kryepeshkopi Anastas: Pasuesi im, shqiptar

Duke bërë një përshkrim të vështirësive, por dhe të punës kolosale në këto 25 vite që ndodhet në krye të Kishës Autoqefale të Shqipërisë, kryepeshkopi Anastas ka deklaruar në një intervistë për televizionin grek “SKAI” se, pasardhësi i tij padyshim që do të jetë shqiptar.

15:03
SHBA: Votimin nuk e harrojmë. Deklarata e Trump, afirmim i realitetit

“Këtë nuk kemi për ta harruar”. Ambasadorja Amerikane në OKB, Nikki Haley iu kthye kërcënimeve në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku me një shumicë dërrmuese votash, u miratua rezoluta kundër njohjes së Jeruzalemit si kryeqytetit i Izraelit nga SHBA.

15:00
Superiorja mbyll vitin, Kukësi mposhtet edhe nga Luftëtari

Java e fundit e Superiores ka dhuruar 18 gola, gjatë së cilës të 5 çiftet kanë luajtur në orën 13:00 dhe thuajse gjithçka ka përfunduar sipas parashikimeve në letër.

14:42
Shëndeti i gjyqtarit Miri, ekspertët kërkojnë një javë kohë

Ekspertët e mjekësisë ligjore kërkojnë një javë kohë për të përcaktuar gjendjen shëndetësohet të gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri.

14:19
Makina del në trotuar, plagosen dy gra (VIDEO)

Dy gra janë aksidentuar nga një automjet në Tiranë. Ato u përplasën gjatë kohës kur po ecnin në trotuar në afërsi të “Lulishte 1 Maji”.

14:12
Poloni, përkthyesi “harron” emrin e Theresa May, e thërret “Madame Brexit”

Kryeministrja britanike Theresa May u pa të buzëqeshte në një konferencë për shtyp me homologun e saj polak, të enjten, pasi një përkthyes, aksidentalisht e quajti atë “Madame Brexit”.

13:49
Shqipëria trondit Kosovën, Thaçi: Prishtina, në krah të SHBA në çdo rrethanë

Pozicionimi i Tiranës zyrtare kundër Uashingtonit ka bërë bujë të madhe në Kosovë, ku admirimi për Shtetet e Bashkuara është i madh, i ushqyer fort nga fakti që ishte Amerika nismëtarja e ndërhyrjes së NATO-s gjatë konfliktit, duke mos pritur miratimin e Kombeve të Bashkuara.

13:31
Bushati: Vota pro rezolutës, jo kundër SHBA

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar me anë të një deklarate, duke mbrojtur qëndrimin e Shqipërisë në rezolutën e OKB-së që u kërkon Shteteve të Bashkuara që të tërhiqen nga njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

13:21
Shpërthim në Gjykatën e Apelit në Athinë

Një bombë e fuqishme ka shpërthyer mëngjesin e së premtes në Gjykatën e Apelit në Athinë.

13:10
Ambasada e SHBA: Donald Trump afirmoi realitetin; Jeruzalemi kryeqytet i Izraelit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas votimit në Asamblenë e OKB-së.

13:08
Aksion pastrimi në Tiranë, Veliaj: 35 zona problematike

Kreu i bashkisë Erion Veliaj i ka kërkuar opozitës t’i bashkohet nismës për pastrimin, teksa ka falenderuar edhe 32 këshilltarët që votuan buxhetin e vitit të ardhshëm. Ai është takuar me 24 administratorët dhe drejtuesit e institucioneve të varësisë për aksionin e pastrimit.

11:57
LSI, Gjosha: Vota e qeverisë kundër SHBA, votë kundër Kosovës

Vota e qeverisë kundër SHBA është dhe një votë kundër Kosovës, është shprehur Lëvizja Socialiste për Integrim nëpërmjet deputetes Klajda Gjosha.

11:46
Bitcoin, pikiatë në bursë

Ajo që është cilësuar si monedha e së ardhmes, përjetoi një shkundje negative në bursë këtë të premte. Një “futures” e Bitcoin ra me rreth 15 për qind në krahasim me pikun e saj, që e regjistroi të dielën.

11:25
Asfiksohen nga gazi, humb jetën çifti në Vlorë

Një çift bashkëshortësh janë gjetur pajetë mëngjesin e kësaj të premteje në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës në lagjen “Pavarësia”.

11:15
Meta: Vota në OKB, jo qëndrim shtetëror i Shqipërisë

Zëdhënësi i Presidencës deklaron se Presidenti Ilir Meta nuk është konsultuar dhe as informuar paraprakisht në lidhje me qëndrimin që do të mbante Shqipëria në Asamblenë e Jashtëzakonshme të Kombeve të Bashkuara, ku u kalua rezoluta që kërkon tërheqjen e SHBA nga vendimi i njohjes së Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit.

10:37
Jashtë standardeve, bllokohen 80 kg mish në thertore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi prej 80 kg mish të kontaminuar në një thertore në fshatin Mengel të Elbasanit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për pronarin e saj, A. SH, 63 vjeç.

10:15
Veliaj: Reduktimi i qeseve plastike, nuk patëm probleme nga reshjet

Aksioni i pastrimit nisi nga aksi rrugor Qafë Kashar-Rinas, ku përveç bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Mjedisit, e Arsimit dhe Kulturës morën pjesë vullnetarë dhe nxënës nga gjimnazet e Tiranës.

E enjte, 21 Dhjetor 2017
23:24
Zgjedhjet në Katalonjë/ Konfirmohet kriza, triumfojnë separatistët

Zgjedhjet e parakohshme rajonale në Katalonjë i hapën rrugën përplasjes së radhës të krahinës rebele me Madridin. Pas numërimit të votave, partitë pro pavarësisë kanë siguruar shumicën në parlamentin rajonal.

21:57
Djali ish-ministrit në diktaturë: Miqësi me fëmijët e ekzekutorëve të babait tim

Piktori Arben Theodhosi, i cili është djali i ish-ministrit të Industrisë Koço Theodhosi që u burgos dhe më pas u pushkatua nga regjimi komunist, në një lidhje direkte në Top Story, u shpreh se ka miqësi edhe me djemtë e atyre që i kanë dënuar babain.

20:58
Skandali në Tiranë/ 50 mijë lekë për të prenotuar takim në DSHTRR

Për të ndryshuar pronësinë e makinës, apo për të nxjerrë targa të reja, duhet të shpenzosh ditë të tëra, dhe, përveç pagesave në shtet, duhet t’u japësh sekserëve 50 mijë lekë të vjetra. Kjo, pasi numrat e parë të aplikimit nëpër sportele, pranë Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, i kanë marrë sekserët. E nëse nuk gjen një sekser, është shumë e vështirë të mbarosh punë.

20:06
Drejtësi nga amerikanët?! Angazhimi i ambasadorit Lu në krah të Prokurorisë

Deklaratat publike të ambasadorit amerikan në Tiranë kanë pasur një emërues të përbashkët, drejtësinë. Ambasadori Lu, ndryshe nga parardhësit, nuk ka dhënë asnjë intervistë, por kjo nuk e ka penguar ta përcjellë mesazhin, kryesisht në shqip. Mesazhet kanë qenë të drejtpërdrejta, si përshembull ai i datës 13 janar, kur sapo preku tokën shqiptare.

20:00
Dhuna në sport, Policia: Disa stadiume, jashtë standardeve të sigurisë

Policia e Shtetit ka refuzuar në disa raste të marrë përsipër mbarëvajtjen e aktiviteteve sportive, pasi shumica e stadiumeve apo mjediseve të tjera nuk përmbushin kushtet e sigurisë, duke qenë një ndër shkaqet që gjeneron dhunë në sportin shqiptar.