E enjte, 28 Dhjetor 2017
15:02
Basha: Rama presion drejtësisë; Tregues, kthimi i pasaportës për Tahirin

Kthimi i pasaportës në dorën e Saimir Tahirit lexohet nga Lulzim Basha si efekt i parë i presionit të mazhorancës mbi drejtësinë, pas zgjedhjes së Kryeprokurores së përkohshme Arta Marku.

14:09
Moti i keq, vonohen tragetet në Durrës

I gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore. Këtë mëngjes, moti i keq ka shkaktuar vonesa në mbërritjen e trageteve të linjës Bari-Durrës.

14:01
Inter tani ka krizë, sfida me Lazion merr vlera

Interi tani është vërtet në krizë. Eliminimi në çerekfinale të Kupës së Italisë nga Milani tregoi se diçka është thyer te kjo skuadër, që deri në 9 dhjetor në Itali u përkufizua si zbulimi i sezonit. Barazimi 0-0 në “Allianz Stadium” solli shumë lëvdata për Interin, duke qenë se doli i padëmtuar nga impianti më i vështirë i Serisë A.

13:53
Vasili: Njerëzit duhet të marshojnë drejt Tiranës, shteti ka dalë nga shinat

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili zhvilloi ditën e sotme një bashkëbisedim me gazetarët, ku i bëri thirrje njerëzve të marshojnë drejt Tiranës në protestat e paralajmëruara në fillim të vitit 2018.

13:41
Kina do Mandzukic, ofrojnë 15 mln euro në vit

Mario Mandzukic vihet në shënjestrën e klubeve kineze e më konkretisht në atë të Hebei Fortune.

12:26
Bashkia Krujë miraton buxhetin 2018, PD dhe LSI bojkotuan

Këshilli Bashkiak i Krujës ka kaluar buxhetin për vitin 2018, ndërsa këshilltarët e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim bojkotuan mbledhjen.

11:55
Protesta e naftëtarëve, administratori i ARMO premton dhënien e pagave

Protesta e naftëtarëve të rafinerisë së Ballshit para Ministrisë së Energjisë për mosmarrjen e pagave, pati rezultat vetëm një premtim. Administratori angazhohet për të bërë pagesat më 29 dhjetor.

11:09
Policia: Kujdes nga moti i keq dhe alkooli

Policia Rrugore kërkon kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeve në këtë periudhë festive, kur edhe moti rëndon situatën në rrugët me më shumë lëvizje.

11:01
Moti i keq përfshin vendin

I gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore.

10:56
Kabul, 40 viktima nga një sulm kamikaz

Nuk ka qetësi për Afganistanin. Dhjetëra vetë humbën jetën nga një sulm vetëvrasës në perëndim të kryeqytetit Kabul.

10:16
Biografia e Hashim Thaçit. Debate në Kosovë për librin e gazetarëve britanikë

Në kohën kur polemikat mbi Gjykatën Speciale në Kosovë janë në kulmin e tyre, një libër që ngre lart figurën e Hashim Thaçit është në prag botimi dhe ka shkaktuar debate të shumta.

E mërkurë, 27 Dhjetor 2017
23:05
Shpërthim bombe në qendër tregtare në Shën Pjetërburg

Rikthehet frika e sulmeve terroriste në Shën Pjeterburg. Një bombë artizanale e mbushur me gozhda shpërtheu në një qendër tregtare, duke shkaktuar të paktën 10 të plagosur.

21:37
Zgjedhja e kryeprokurores, Ruçi: Asnjë nxitim nga Kuvendi

Kreu i Kuvendit deklaroi se nuk ka pasur asnjë nxitim nga ana e Parlamentit në zgjedhjet e kryeprokurores së përkohshme.

21:30
Ruçi: Hashashi në 2016-ën, gabim

Gramoz Ruçi pranoi në Top Story se në vitin 2016 kultivimi i hashashit në Shqipëri ishte në përmasa të konsiderueshme, por mohon se janë përdorur paratë e drogës për zgjedhjet e 2017.

21:08
Fiks Fare, qytetari paguan prej 6 vitesh, por ujë s’ka pasur asnjëherë

Një familje në Manzë të Durrësit paguan ujin prej 6 vitesh edhe pse nuk ka. Ata janë detyruar të hapin një pus pasi nuk kanë gjetur zgjidhje nga Ujësjellsi i Durrësit.

17:08
Xhafaj: Prioritet në 2018, Vettingu në Policinë e Shtetit

Pas takimit konsultativ me përfaqësues të shoqërisë civile, të agjencive ligjzbatuese për projektligjin “Për vlerësimin kalimtar të Policisë së Shtetit, Gardës dhe SHÇBA”, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj përsëriti edhe një herë se në 2018-ën edhe Policia e Shtetit do të kalojë Vettingun.

15:24
Energjia, çmimi nuk ndryshon

Enti Rregullator i energjisë do të mbajë të njëjtën strukturë tarifash të energjisë në 2018 për konsumatorët familjarë.

15:15
“BE të pranojë shqiptarët”. Kushner: Shqipëria, jo e fundit në listë

Përpjekjet e shqiptarëve në Ballkan për afrim me BE-në, kanë marrë një tjetër mbështetje: Bernard Kushner, ish-kryeadministrator i OKB-së në Kosovë, ish-ministër i Jashtëm i Francës e njëkohësisht bashkëthemelues i organizatës “Mjekët pa kufij”, shkruan për “Euobserver” se blloku duhet të mbështesë Shqipërinë, duke përsëritur ndër të tjera dhe një mesazh të dëgjuar fort tashmë: 2018-ta ka për të qenë për rajonin një vit kyç.

15:14
Pezullimi i gjyqtarëve të Durrësit, pas dështimit në gjykatë, Krimet e Rënda kërkesë në KLD

Prokurorët e Krimeve të Rënda i kërkojnë Këshillit të Lartë të Drejtësisë të mblidhet e të pezullojë nga detyra gjyqtarët e Apelit, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Ceno, që të tre ata nën hetim për dyshimet se kanë kryer korrupsion.

15:10
Shqipëria e kërcënuar nga plakja, ekspertët: Pak lindje ndalin zhvillimin ekonomik

Ekspertët ngrenë alarmin se rënia dramatike e lindshmërisë kërcënon seriozisht të ardhmen e ekonomisë shqiptare.

15:03
Kryeministrat shqiptarë, më të paguarit në rajon

Reagimet ndaj vendimit të Ramush Haradinajt për të rritur pagën e tij dhe të kabinetit qeveritar nuk kanë përfunduar te protestat popullore; Instituti i Kosovës për Drejtësi IKD publikoi së fundi një analizë të shkurtër ligjore, në të cilën kujton se si përmes këtij vendimi, paga e Kryeministrit është ngritur në 2950 euro, ajo e zëvendëskryeministrave në 2500 euro dhe e ministrave në 2000 euro.

15:02
Kërkesa për heqje mandatesh, Prokuroria: Rakipi dhe Rehovica, fshehën ndalimet në Itali

Zbardhen detajet e plota të kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për Komisonin Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit të dy deputetëve Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipi, të dy të hetuar për vjedhje në Itali.

14:30
Tiranë, makina përplas këmbësoren te “Misto Mame”

Një 40-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet mesditën e sotme.

14:17
Albin Kurti mbetet në burg

Gjykata themelore e Prishtinës vendosi t’ia zgjasë me një muaj masën e paraburgimit dy deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi.

13:57
Basha takim me banorët e Kombinatit, fton shqiptarët në protestë

Lulzim Basha e nisi nga Kombinati turin e takimeve me qytetarët. Kreu i PD i ftoi shqiptarët të bashkohen me protestat e opozitës.

13:51
Fitoi “Topin e Artë” me Milanin, tani zgjidhet President i Liberisë

Në fillim si futbollist dhe tani edhe si politikan, George Weah ka fituar në të gjithë Liberinë.

13:34
Kapen me heroinë, arrestohen dy shqiptarë në Athinë

Dy shqiptarë u arrestuan me 18.3 kilogramë heroinë në Athinë. Atyre iu gjetën 64 kg përzjerës kimikë për heroinën, si dhe 95 gramë kokainë.

13:31
Shkëlqen Strakosha, klube të mëdha duan shqiptarin

Thoma Strakosha tashmë nuk është më një befasi në Serinë A. Portieri i kombëtares shqiptare po i tregon të gjitha vlerat e tij në skuadrën e Lazios dhe kjo u pa edhe në ndeshjen me Fiorentinën ku ai dha kontributin e tij në kualifikimin e bardhekaltërve në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

13:15
Veliaj: Kemi sistemuar Lumin e Tiranës, investimet shpëtuan zonën nga përmbytjet

Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e skarpateve dhe pritave në gjatësinë prej 8 km përgjatë lumit të Tiranës. Ndërkohë ka nisur edhe gjelbërimi i sipërfaqes anësore. Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj inspektoi punimet e deritanishme.

13:01
Zemrën “top”, Schick është shëruar

Në verën e këtij viti hyri në zyrat e Juves për të firmosur një kontratë “faraonike”, por doli prej saj me probleme të zemrës. Provoi të hynte edhe në shtëpinë e Interit, por edhe atje i nxorën të njëjtin problem.

11:55
Ronaldo në burg për evazion fiskal?! Jo, i “burgosur” prej fëmijëve

Mediat spanjolle zbuluan sot se një shef i Agjencisë Spanjolle të Tatimeve kishte argumentuar në gjykatë gjatë këtij muaji se Cristiano Ronaldo duhet të jetë pas hekurave për mashtrim me taksat.

11:44
Një derbi “pa” portierë…!

Mbrëmja e sotme e Kupës së Italisë do të lërë një të eliminuar në fushën e lojës, pasi kush do të humbasë mes Milan dhe Inter do të marrë një goditje të rëndë, përtej rëndësisë së një turneu të tillë.

11:40
Festat e fundvitit, policia rrugore: Kujdes me përdorimin e alkoolit

Shefi i komisariatit të policisë rrugore të Tiranës, Erion Ahmeti ka folur sot për masat e mara për festat e fundvitit, por ka një mesazh edhe për organizatorët e festave.

11:38
Stavri Nica në stolin e Teutës

Tashmë është zyrtare, Gugash Magani nuk është më trajner i Teutës. Klubi durrsak konfirmoi përfundimisht zërat që po qarkullonin prej ditësh nëpërmjet rrjetit social “Facebook”.

11:33
Balotelli i “ringjall”, francezët nuk e lëshojnë

Pas shumë ndryshimeve në karrierën e tij, Balotelli duket se ka rigjetur veten me Nice në Francë.

11:25
Mbappe zbulon prapaskenat e merkatos…

U transferua në merkaton e verës për 180 milionë euro nga Monaco te PSG, ku është duke shkëlqyer së bashku me Neymar e Cavani.

11:21
Naftëtarët e Ballshit në protestë, marshojnë drejt Tiranës

Rreth 200 punonjës të Uzinës së përpunimit të thellë të naftës në Ballsh janë nisur në këmbë drejt Tiranës.

11:20
As Gattuso nuk bind, Milani me sytë nga Mancini

Pas largimit të Montella-s dhe ardhjes së Gattuso-n në stolin kuqezi, drejtuesit e Milanit prisnin ndryshimin, por deri tani nuk ka asgjë të re.

09:28
I dënuar për dhunë në familje, ndalohet në Kapshticë

Policia kufitare e Kapshticës ka ndaluar një 40-vjeçar nga Korça të shpallur në kërkim nga autoritet gjyqësor i qytetit juglindor.

09:24
I dehur në timon, në pranga 64-vjeçari

Policia e Matit ka vënë në pranga Skënder Gj., 64 vjeç pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

09:18
Godet inspektorin e pyjores, arrestohet 41-vjeçari

Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Korçës, pasi ka goditur për shkak të detyrës një inspektor të policisë pyjore.

09:12
Pastrimi i detit nga plastika, Britania ndihmon vendet në zhvillim

Organizata bamirëse “Tearfund” po përpiqet të bindë qeverinë britanike të kanalizojë miliona paunde nga buxheti i saj i ndihmës tek vendet në zhvillim për t’i asistuar në përpjekjet e reduktimit të ndotjes detare dhe asgjësimit të plehrave.

08:54
Borë rekord në SHBA, qyteza mbulohet për katër orë

Bora nuk është asgjë e re për qytezën amerikane Erie në shtetin e Pensilvanisë, por dita e Krishtlindjeve solli një rekord reshjesh në zonë duke detyruara autoritetet që të shpallin gjendjen e jashtzakonshme.

08:50
Evakuime mjekësore, nisin në rrethinat e Damaskut

Kanë nisur evakuimet mjekësore në një prej rrethinave të Dasmaskut që kontrollohet nga rebelët dhe mbahet nën rrethim nga forcat qeveritare siriane.

08:49
OKB “shtrëngon rripin”, SHBA redukton kontributin e saj

Një çerek miliardi dollarë më pak do të jetë kontributi amerikan për Buxhetin e Kombeve të Bashkuara për dy vitet e ardhshme. Ambasadorja amerikane Niki Haley me publikimin e shifrës për Krishtlindje i vuri kapak një viti të shënuar nga përballje të forta mes SHBA dhe OKB.

E martë, 26 Dhjetor 2017
23:45
Balotazhi presidencial në Liberi, sfida e fundit e Weah

Liberianët kanë votuar për të zgjedhur një president të ri në një raund balotazhi midis zv. Presidentit Joseph Boakai dhe ish futbollistit të Milanit George Weah.

23:21
SHBA identifikon udhëheqësit e programit balistik të Koresë së Veriut

SHBA ka vendosur sanksione ndaj dy zyrtarëve të Koresë së Veriut, që thuhet se kanë udhëhequr zhvillimin e raketave bërthamore.

22:57
Lazio kalon në gjysmëfinale, sytë nga derbi i Milanos për kundërshtarin

Fituesja në fuqi, Lazio është skuadra e parë që ka siguruar Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.

22:25
Basha: Vendit i duhet qeveri antimafia

Bashkëpunimin me LSI-në, Lulzim Basha nuk e konsideron si koalicion, as si aleancë.

21:23
Basha: Ka krizë kushtetuese. Me LSI-në, front opozitar

Lulzim Basha shprehet i bindur se kryeprokurori i përkohshëm do të përdoret për mbylljen e dosjeve të mëdha nën hetim.

20:44
Fiks Fare / Skandali, Prokuroria pushon hetimet, policia e arreston pas 1 muaji

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës rastin e një skandali që ka ndodhur në Prokurorinë e Matit. Edhe pse qytetari është vetëparaqitur në prokurori, ku është marrë në pyetje një ditë pas daljes së urdhërit të ndalimit, askush nuk e arreston. Qytetari arrestohet një muaj pasi prokuroria pushon hetimet.

20:32
Vota në OKB, Nesho: Vota kundër Trump, jo SHBA

Qëndrimi i mbajtur nga Shqipëria në Asamblenë e Jashtëzakonshme të Kombeve të Bashkuara në lidhje me Jeruzalemin kryeqytet vazhdon të krijojë debate në vend.

20:26
Nënshtetësia për Janullatosin, diplomati: Tregon që shqiptarët nuk asimilohen, përkundrazi…

Reagimet për dhënien e nënshtetësisë shqiptare për kryepeshkopin Janullatos ishin pozitive. Për të folur për këtë çështje, i ftuar në edicionin qendror të lajmeve të Top Channel këtë të martë ishte diplomati Agim Nesho.

18:28
Kryediplomati gjerman: Brexit, model për Ukrainën dhe Turqinë

Një ujdi e suksesshme dhe e “zgjuar”, siç e quajti ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, mund të shërbejë si model për vendet e tjera për të përforcuar bashkëpunimin me Bashkimin Europian.

18:13
Premier League, United merr vetëm një pikë ndaj Burnley

Në javën e 20 të Premier League, Lingard shpëtoi nderin e Manchester United vetëm në minutat shtesë në ndeshjen ndaj Burnley, të luajtur në “Old Trafford”.

16:53
Harry Kane i jep fund “diktaturës” së Messit dhe Cristianos

Cristiano dhe Messi ishin në garë gjatë “Klasikes” për t’u bërë golashënuesi më i mirë i vitit kalendarik, por asnjëri prej tyre nuk ia arriti këtij qëllimi.

16:21
Dekriminalizim për Rakipin e Rehovicën; Prokuroria kërkon heqjen e mandatit, pritet vendimi i KQZ-së

Prokuroria e Përgjithshme kërkoi zyrtarisht pas disa muajsh hetime heqjen e mandateve për Aqif Rakipin e PDIU-së dhe Gledion Rehovicën e LSI-së, në kuadër të ligjit për dekriminalizimin.

15:55
Tahiri rimerr pasaportën. Apeli i Krimeve të Rënda e lejon të udhëtojë jashtë

Dy javë pasi iu ndalua të dalë jashtë Shqipërisë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri fitoi në Apel jo vetëm pasaportën dhe kartën e identitetit, por edhe betejën ndaj dy vendimeve të Shkallës së Parë që e ndalonin të udhëtonte përtej kufijve.

15:18
Liqen me plehra, prag katastrofe në Shkodër

Liqeni i Shkodrës, më i madhi në Ballkan me një ekosistem të pasur që mban 283 specie shpendësh nga ku 168 habitate ujore. Por e gjithë kjo pasuri ujore sot më shumë se kurrë ndodhet e kërcënuar nga ndotja e mbeturinave, e shisheve plastike, duke krijuar një situatë të rëndë ekologjike.

15:16
Helsinki: Bëni amnisti. Brenda janarit, kërkesë drejtuar Kuvendit

Një ditë pas lajmit të Top Channel se këtë vit nuk do të ketë amnisti për të dënuarit që vuajnë dënimet penale, ka reaguar edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

15:13
Gjelat “firmato” të Baldushkut shitje rekord

Gjelat “firmato” të Baldushkut kanë detyruar amvisat e kryeqytetit të shkojnë e t’i zgjedhin vetë ato në treg, për t’u siguruar që në tryezën e Vitit të Ri të kenë këto gjela.

13:59
E vrau me çekiç. “I ati kërkoi ta fejonte dhe të ndanin nusen bashkë”

Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg Selman Aliajn, i cili masakroi pak ditë më parë të atin e tij, Fejzi Aliajn.

11:45
UKT dhuron 500 fidanë dekorativë për Tiranën

UKT ka dhuruar 500 fidanë dekorative, duke iu bashkuar nismës së bashkisë së Tiranës, për gjelbërimin. Pemët janë mbjellë në pjesën jugore të Unazës së Tiranës, ku ishte i pranishëm kryetari Erion Veliaj dhe fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”.

10:58
Prishtina ndalon shashkat në hapësirat publike

Prej disa vitesh, në prag të festave Prishtina bëhet shembull i mire i nismave për të ndaluar shpërthimet e shashkave në hapësira publike.

10:42
Tiranë, vihet në pranga hajduti serial

Një 41-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga si autori i një sërë vjedhjesh të ndodhura në kryeqytet.

10:08
Tiranë, aksidentohet patrulla e policisë

Një motor i patrullës së policisë është aksidentuar por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

09:52
Pjesa e dytë e Bulevardit të ri hapet në fillim të vitit

Segmenti i dytë i Bulevardit të Ri do të hapet në fillim të vitit të ardhshëm, dhe këtë e bëri të ditur vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, i ftuar në “Top Story”.

09:34
Gjirokastër, sekuestrohen 281 kg kanabis në një stan

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar një sasi prej 281 kg kanabis sativa, në stanin e një 60-vjeçari nga Lazarati.

09:11
Nis hakmarrja e SHBA, shkurtohen fondet për OKB

Shtetet e Bashkuara nisën të zbatojnë të paktën pjesërisht kërcënimin lëshuar përpara votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

09:02
Borxhi, 8 miliardë euro. Qeveria ka pjesën më të madhe

Stoku i borxhit të jashtëm Shqipërisë, publik dhe privat, ka arritur në gati 8 miliardë euro në gjashtë mujorin e parë të vitit.

08:58
Peru, presidenti fal diktatorin për të shpëtuar postin

Policia në Peru u përlesh me mijëra protestues të zemëruar për lirimin e ish presidentit Alberto Fujimori, i cili u fal nga autoritetetet. Gjatë ditës së dytë të protestave në kryeqytetin Lima, demonstruesit e shumtë kërkuan që falja e tij të anulohet.

08:55
Një luftanije ruse pranë Britanisë; Marina mbretërore në alarm

Një fregatë britanike shoqëroi një anije luftarake ruse përgjatë Detit të Veriut pranë ujërave britanike ditën e krishtlindjeve. Marina britanike tha se anija HMS St Albans monitori aktivitetin e Admiral Gorshkov në disa zona të interesit kombëtar.

E hënë, 25 Dhjetor 2017
22:03
Veliaj: Rama në kuotat e tij më të mira. E ardhmja ime? Në Bashkinë e Tiranës

Gjatë intervistës për “Top Story”, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur edhe për aktualitetin politik, zhvillimet brenda PS-së dhe të ardhmen e tij politike. Ja si përgjigjet ai kur pyetet për Sajmir Tahirin, kryeministrin Rama dhe planet e tij në vijim.

21:51
Nënshtetësia shqiptare, Presidenti grek uron Janullatosin

Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos uroi kryepeshkopun Janullatos për marrjen e nënshtetësisë shqiptare.

21:16
Veliaj: Vota e këshilltarëve të LSI, individuale. Ku ndryshon Meta nga Kryemadhi

I ftuar në emisionin “Top Story”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar votimet e fundit në Këshillin Bashkiak, ku disa nga këshilltarët e LSI-së votuan pro projekteve të propozuara.

21:09
Përmbytjet rrënojnë fermerët, shkatërrohen serrat me luleshtrydhe

Përmbytjet në fillim të dhjetorit sollën dëme të mëdha edhe në fruti–kulturë. Në Njësinë Administrative Frakull banorët të cilët u bënë të famshëm nga kultivimi i luleshtrydhes tashmë janë drejt falimentimit. Serrat e shkatërruara totalisht dhe luleshtrydhe të kalbura është panorama që gjejmë në fshatrat Kashisht dhe Kafaraj të Bashkisë Fier.

20:24
Aksident në Milot-Rrëshen; 4 të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Rrëshen, ku u përfshinë dy automjete.

19:20
Lideri i opozitës ruse jashtë presidencialeve

Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalni, është ndaluar zyrtarisht të garojë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

17:00
Aksident i tmerrshëm në Rusi, autobusi del nga rruga, hyn në metro – VIDEO

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur ditën e sotme pranë stacionit Slaviansky Boulevard në perëndim të Moskës.

15:54
Burgjet anulojnë lejet deri më 3 janar

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka urdhëruar anulimin e lejeve shpërblyese për të dënuarit, deri në datën 3 janar 2018.

15:32
Festë në park

Është shndërruar në destinacionin më të preferuar për qytetarët e Tiranës, duke e risjellë traditën e dikurshme kur fundjavat kaloheshin vetëm aty. Sot parku i madh i Liqenit Artificial ofron gjithçka duhet, për të pushuar dhe jo vetëm. Ofron qetësi dhe ajër të pastër, ofron pastërti dhe argëtim.

15:07
Krishtlindja në Shqipëri, ceremonitë në kishat e gjithë vendit

Ashtu si çdo vit Festa e Krishtlindjes është pritur me një atmosferë festive në Shkodër. Në katedralen e qytetit, Angjelo Masafra përcolli dhe një mesazh.

15:02
Korçë, Krishtlindja mbush hotelet me “pelegrinë”

Qindra vizitorë kaluan një fundjavë të gjatë festive në Korçë me rastin e Krishtlindjes.

14:58
Bashkia e Tiranës shtron drekën e Krishtlindjeve

Bashkia e Tiranës ka shtruar drekën e Krishtlindjes për të moshuar dhe njerëz në nevojë që frekuentojnë mensat sociale.

14:51
Festat, 110 mijë persona hyjnë në Shqipëri

Afërsisht 110 mijë shqiptarë e të huaj kanë prekur territorin shqiptar në vetëm 48 orët e fundit, në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

14:05
Meta uron Krishtlindjet: Shoqëria shqiptare dhe më evropiane

Kreu i shtetit Ilir Meta, shoqëruar nga fëmijët e tij, Bora, Besari dhe Era ka zgjedhur të urojë Krishtlindjet në Bashkësinë fetare “Vllazëria Ungjillore e Shqipërisë”.

13:32
Anastasi, nënshtetas shqiptar, jehona në Greqi e dekretit të Presidentit Meta

Festa e Krishtlindjeve dhe mungesa e thuajse gjithë politikanëve të vendit nga komentet publike nuk e kanë zbehur aspak lajmin e dhënies së nënshtetësisë shqiptare nga Presidenti Ilir Meta, fortlumturisë së tij Anastas Janullatos, kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

12:13
Anastasi, nënshtetas shqiptar. Falënderon Presidentin për vendimin

Kryepeshkopi Janullatos, i cili një ditë më parë u bë nënshtetas i Shqipërisë, falenderoi presidentin Meta për këtë vendim.

12:08
Mesha e Krishtlindjeve, Arqipeshkvi Frendo mesazh kundër korrupsionit

Katolikët shqiptarë kremtuan në mesnatë lindjen e shpëtimtarit. Në gjithë kishat katolike të vendit janë mbajtur meshat, ndërsa në Tiranë mesha është mbajtur në katedralen “Shën Pali”.

11:51
Biznesmeni thyhen “arrestin e shtëpisë”, dhunon 28-vjeçaren

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 36-vjeçar pasi kishte thyer masën e sigurisë si dhe ka dhunuar një 28-vjeçare.

10:59
Krishtlindje në Mosul – FOTO

Për herë të parë pas katër vitesh terror në sundimin e militantëve të ISIS

10:48
Pas SHBA, një tjetër shtet transferon ambasadën në Jerusalem

Presidenti i Guatemalës Jimmy Morales urdhëroi që ambasada e këtij vendi në Izrael të spostohet nga Tel Avivi në Jerusalem. në një postim në Facebook, Morales tha se vendimi u mor pasi foli me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe u ra dakord për këtë.

09:34
Politika uron Krishtlindjen; Meta: Të mos harrojmë njerëzit në nevojë

Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, si dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha kanë zgjedhur profilet e tyre në Facebook për të uruar Krishtlindjen.

09:17
Janullatos sot Meshën e parë si shqiptar; Katolikët u mblodhën në mesnatë

Këtë mëngjes Fortlumturia e tij Anastasi udhëhoqi qindra besimtarë ortodoksë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Kjo ishte Mesha e parë e Krishtlindjes që ai kremton si shtetas shqiptar.

E diel, 24 Dhjetor 2017
22:43
Janullatos merr nënshtetësinë; Jehonë në mediet greke, Kotzias përshëndet vendimin

Reagime tepër pozitive ka pasur në Greqi dhënia e nënshtetësisë shqiptare nga presidenti Ilir Meta, kryepeshkopit Anastas Janullatos.

21:22
Rrëfehet Duka/ Nga kombëtarja, te Superiorja dhe rikandidimi në FSHF

Kreu i FSHF-së, Armando Duka dha një intervistë të gjatë, në mbyllje të vitit, për gazetaren Vilma Masha, në Supersport. Ai foli për kombëtaren, marrëdhëniet me De Biasin, përzgjedhjen e Panuccit, Kategorinë Superiore, dhunën në stadiume, kandidimin sërish për kreun e FSHF-së dhe Bashkim Finon si rival.

19:45
Vdekja e Florenc Beqirajt, reagon edhe MEPJ

Pas ambasadës franceze në Tiranë, për vdekjen e 23-vjeçarit shqiptar në Marsejë, ka reaguar edhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, në Tiranë, duke bërë me dije se ambasada shqiptare në Francë, është njoftuar hap pas hapi për ngjarjen, nga autoritetet vendase.

18:59
Presidencialet në Rusi, Navalni ‘siguron’ kandidimin

Opozitari rus Alexei Navalni lajmëroi se ka marrë mbështetje të mjaftueshme për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të marsit dhe sigurisht për të sfiduar presidentin Vladimir Putin.

18:25
Pastore del hapur: Interi më pëlqen, Sabatini është miku im

Javier Pastore ka dalë hapur në favor të një transferimi drejt Interit, në merkaton e janarit, ndonëse si PSG-ja, edhe zikaltrit e mohojnë një mundësi të tillë. Në një intervistë për mediet franceze, argjentinasi ka treguar se do t’i pëlqente të luante te zikaltrit, dhe ka zbuluar se mes palëve ka pasur edhe negociata.

17:25
Vdekja e Florenc Beqirajt, reagon ambasada franceze

Ambasada franceze ka reaguar nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë me email, për rastin e Florenc Beqirit, të riut shkodran që ndërroi jetë në Marsejë.