Gramoz Ruçi pranoi në Top Story se në vitin 2016 kultivimi i hashashit në Shqipëri ishte në përmasa të konsiderueshme, por mohon se janë përdorur paratë e drogës për zgjedhjet e 2017.

“Një nga gabimet është moszbatimi i misionit dhe detyrave nga organet ligjzbatuese për të kontrolluar territorin për kanabisin. Në çfarë mase, kjo është e diskutueshme, por që ka qenë aty ka qenë aty. Para të krimit ka pasur edhe në fushatat e tjera, ka pasur edhe në këtë fushatë dhe në këtë kendvështrim duhet të reflektojmë në kodin e ri që ta ndalojmë”, u shpreh ai.

Ruçi e quajti moszbatimin e ligjit dhe dështimin e strukturave ligjzbatuese për të parandaluar kultivimin e hashashit një gabim, ndërsa nuk komentoi çështjen “Tahiri”.

“Në raste të tilla, siç është çështja e zotit Tahiri, politika të heshtë derisa drejtësia të flasë. Ne duhet të mbajmë duart larg derisa drejtësia të shprehet për rastin konkret. Nuk bëj komente, qoftë nga pozicioni personal, as politik dhe aq më tepër si kryetar Kuvendit”, deklaroi Ruçi.

Kryeparlamentari thotë se “nëse ministrit të brendshëm kjo gjë u doli nga kontrolli, atëherë ishte tepër vonë dhe çështja është që në 2017 masat që u morën ishin shumë të ashpra dhe kjo na nderon”.

Top Channel