“Të mbajmë larg dhunës të miturit”/ Peleshi pas shtyrjes së seancës plenare: T’i thërrasim arsyes, Shqipëria mbi çdo dallim politik
Alban Xhelili, ish-deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit është emëruar në krye të filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Ai pritet të prezantohet zyrtarisht para stafit në Durrës. Ky emërim vjen në një moment delikat dhe plot sfida për këtë filial.
Marrja e postit të drejtorit të filialit nga ana e Xhelilit vjen pas një periudhe të trazuar për këtë institucion. Filiali i Postës në Durrës u përfshi së fundmi nga një skandal financiar, ku dy ish-drejtuesett e filialit dhe financës u ndaluan nën akuzat për abuzim dhe vjedhje të fondeve.
Emërimi i tij shihet si një lëvizje për të rikthyer normalitetin, kontrollin financiar dhe besimin e qytetarëve tek shërbimet postare në Durrës, Shijak dhe Krujë.
Top Channel