E martë, 02 Janar 2018
14:06
Kalifornia legalizon marijuanën

Kalifornia nisi shitjen e marijuanës në dyqane me fillimin e vitit të ri në atë që shihet si një hap i rëndësishëm për zgjerimin e kësaj lëvizje në vend.

E hënë, 01 Janar 2018
15:50
Kim Jong Un kërcënon: Butoni bërthamor në tryezë

“Butoni i armëve bërthamore është gjithmonë në tryezën time!”. Në fjalimin e vitit të ri, udhëheqësi koreano-verior nuk hoqi dorë nga tonet kërcënuese duke paralajmeruar SHBA se nuk do të jetë asnjëherë në gjendje të nisë një lufte. Kim Jong Un tha se e gjithë Amerika e veriut është brenda rrezes së armëve bërthamore, e ky sipas tij është një realitet.

15:49
Protestat antiqeveritare, 10 të vdekur në Iran

Të paktën 10 persona u vranë gjatë natës, në protestat antiqeveritare që kanë përfshirë Iranin që prej ditës së enjte, duke e çuar në 12 numrin total të viktimave.

15:46
Shpërndahen ndihmat për të përmbyturit, nisma nga Top Media, Telekom, Balfin Group dhe Bashkia Tiranë

Pas përmbytjeve të dhjetorit fondacioni “Dritan Hoxha”, Telekom Albania, Balfin Group dhe Bashkia e Tiranës u bënë nismëtarë të një fushate mbledhje fondesh nëpërmjet mesazheve telefonikë, që së bashku me fondet e vënë në dispozicion nga partnerët, u konvertuan në ndihma. Të cilat u shpërndanë pranë banorëve të Darëzezës dhe Novoselës, me ndihmën e forcave të armatosura.

15:38
Policia kufitare, sekuestrohen 605 kg marijuanë

Afërsisht 605 kg marijuanë është sekuestruar në afërsi të Leçes, e lajmi bëhet i ditur nga Policia e Shtetit.

15:34
Incidentet, një viktimë dhe 700 thirrje për ndihmë mjekësore

Pavarësisht thirrjeve të autoriteteve për kujdes, nata e ndërrimit të viteve nuk kalon thuajse asnjëherë pa incidente. Të tilla pati edhe nata e mbrëmshme.

15:29
Fëmija i parë 2018, në maternitetet publike 16 lindje

Bebja e parë në Tiranë është djale. Laeli, një beb i shëndetshëm, plot 4kg e 100 gr, lindi në 10 sekondat e para te vitit 2018, duke gëzuar dy prindër të rinj. Rastësia e solli që mami i Laelit, Silvana është edhe kolegia jonë, gazetarja Silvana Muça. Në 12 e 1 minute lindi Nadia në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

15:24
Festa në burgun e Peqinit, nata e ndërrimit të viteve pas hekurave

Nën tingujt e muzikës labe të dënuarit në burgun e Peqinit kaluan festën e vitit të ri, por ashtu sic do ditë tjetër të shënuar ose jo, si mundësia e vetme e argëtimit këtu.

15:21
Në punë për vitin e ri, me policët që festuan në krye të detyrës

“Ora shënon 11 e 45 minuta. Kanë mbetur edhe 15 minuta nga nderrimi viteve. Kemi lene qëndrën e qytetit larg zhurmës së fishekzjarreve për të kaluar Vitin e Ri i me njerëz që ndodhen ne pune. Për këte kemi ardhur në Piken Kufitare të Muriqanit për të pritur 2018 -tën së bashu me efektivët e policisë kufitare”,raporton korrespondenti i Top Channel, Ardi Hoti.

14:17
Seria A, tani garë dyshe

Ato që dukeshin si 5 rivalë të fortë për titullin duket se tani janë reduktuar në vetëm dy, për fronin e serisë A. Napoli mori titullin simbolik të kampionit të dimrit me vetëdijen se do të ketë Juventus si kërcënimin real për kreun deri në muajin maj.

13:38
Aksident në aksin rrugor Rrajcë-Prrenjas, përplasen tre makina

Një aksident i ndodhur paraditen e 1 janarit në aksin rrugor Rrajcë-Prrenjas ka bllokuar për disa mintua rrugën, duke sjellë radhë të gjata mjetesh.

00:05
GËZUAR 2018!!! Top Channel ju shoqëron në një javë festive me programacion të larmishëm

Në Tiranë, sheshi Skënderbej ishte epiqendra e festimeve, ku pjesëmarrësit në koncertin e organizuar nga Bashkia shijuan edhe spektaklin e fishekzjarreve dhe rrokën gotat në sekondat e para të këtij viti.

E diel, 31 Dhjetor 2017
20:02
Personazhi i vitit 2017; fituesi, “Fundjavë ndryshe”, Marin Mema, i dyti

Kush është personazhi i vitit 2017, sipas ndjekësve të Top Channel? Për të trembëdhjetin vit radhazi në 17 vjet ekzistencë, Top Channel organizoi sondazhin në faqen e tij zyrtare, top-channel.tv.

19:57
Top Channel, përtej lajmit; ngjarjet dhe historitë personale, që prekën jetët e njerëzve

Viti 2017 ka qenë i ngarkuar me ngjarje që kanë prekur thellësisht jetën e njerëzve. Ashtu siç i takon një media të përgjegjshme dhe aktiviste, që mision të sajin ka jo vetëm raportimin, por edhe ndërgjegjësimin e opinionit publik, Top Channel ka shkuar vazhdimisht përtej lajmit, për të rrokur thelbin e problemit dhe, sa të jetë e mundur, për të ndikuar zgjidhjen.

19:49
Dosjet e 2017, nga vrasjet e bujshme deri tek hetimet VIP

Viti 2017 nisi me afate të përcaktuara për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit nga njerezit e drejtesise, prokurorë dhe gjyqtarë, që do t’i nënshtroheshin procesit të vettingut. Nga i gjithë sistemi katër gjyqtarë dhe prokurorë nuk i plotësuan formularët, duke dhënë dorëheqjen, çka solli edhe daljen e tyre nga sistemi.

19:46
Ekonomia në 2017, me gjuhën e shifrave dhe të parasë

Viti 2017 nisi më pozitiv për ekonominë. Në tremujorin e parë prodhimi kombëtar u zgjerua me mbi 4 për qind i udhëhequr nga investimet, veccanërisht ato të huaja prej gazësjellësit tap dhe kaskadës së devollit.

19:11
Lëvizjet për festa, fluks hyrje-daljesh në kufi

Gjatë javës së fundit të këtij viti në vendin tonë kanë hyrë 241.546 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 67.971 mjete, ndërsa kanë dalë nga territori ynë 185.460 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 56.257 mjete.

19:02
10-vjetori i Pavarësisë, Thaçi: Motiv shtesë për ne

Në 2018 Kosova feston 10-vjetorin e Pavarësisë së saj dhe Presidenti Hashim Thaçi e quan një vit jubile.

17:29
Ambasadori Lu uron shqiptarët për Vitin e Ri

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka uruar të gjithë shqiptarët nëpërmjet faqes zyrtare të ambasadës në Facebook.

17:00
Meta i uron festat ushtarakëve jashtë vendit

Në ditën e fundit të vitit, kreu i shtetit Ilir Meta ka vendosur të urojë në veçanti ushtarakët jashtë vendit.

13:41
Koncerti në sheshin “Skënderbej”. Artistët më të mirë për të pritur Vitin e Ri në Tiranë

Edhe Tirana është gati për ndërrimin e viteve.

13:05
Rrëzohet deltaplani, 6 viktima në Sidnej

Një deltaplan u rrëzua në lumin e Sidneit të dielën, duke i marrë jetën 6 personave që ndodheshin në fluturimin turistik mbi gjirin ku do të përqendrohen festimet e natës së ndërrimit të viteve.

12:32
Merkel shpall prioritetet e vitit 2018

Kancelarja konservatore Angela Merkel, nën presion pas 3 muajsh dështimi për të krijuar një koalicion të ri qeverisës, të dielën premtoi se do të adresonte ndasitë sociale në rritje, ndërkohë që punon për krijimin e një qeverie gjermane stabël.

12:14
Viti i Ri, masa të larta sigurie në Evropë

Qytetet në të gjithë Evropën janë në gatishmëri në prag të natës së ndërrimit të viteve, ndërsa kërcënimi për sulme terroriste vazhdon të rëndojë mbi kontinent.

11:52
Mbërrin viti i ri 2018! Festimet e para në Zelandën e Re dhe Australi

Viti i ri zyrtarisht ka mbërritur në Tokë, ndërsa mesnata ka kaluar në Samoa, Tonga dhe Ishullin e Kiribatit, vendet e para të botës që mirëpritën 2018.

E shtunë, 30 Dhjetor 2017
21:00
“Gjurmë Shqiptare”: Kur lindi Tirana…?!

Tirana sot e ftohtë për shkak të pallateve e betonit, fsheh nën vete gjurmë të një kohe të hershme. u shtrihej qendra e parë e lashtë?

20:00
“Paqe” për Vit të Ri, në San Siro s’ka fitues

Është mbyllur në një barazim të bardhë takimi mes Interit dhe Lacios, ku sërish Thomas Strakosha ishte protagonist për skuadrën e tij.

18:00
Chelsea e Liverpool e mbyllin vitin me fitore

Muhamed Salah vijon të konfirmohet si lideri i Liverpoolit, teksa shënoi 2 herë dhe përmbysi rezultatin duke i dhënë fitoren ‘The reds’ në ndeshjen e fundit të 2017-ës.

17:21
Presidenti Meta dhe Ansi Agolli, festë me fëmijët e ‘Zyber Hallullit’

Presidenti Ilir Meta dhe kapiteni i Kombëtares Ansi Agolli shkuan për drekë në shtëpinë e fëmijëve ‘Zyber Hallulli’.

17:02
Roma ‘ngec’ sërish, Benevento merr fitoren e parë, Sampi fiton ‘in extremis’

Roma nuk ia ka dalë të rikthehet te fitorja, duke u ndalur në një barazim 1-1 me Sassuolon në shtëpi. Përballë të shkuarës së tij, Di Francesco nuk arriti të festojë, duke e mbyllur vitin 2017 në vendin e 4-t.

15:47
Fiorentina dhe Milan ndajnë nga një pikë

Në një përplasje direkte për zonën e kupave europiane, 90-minutëshi i zhvilluar në stadiumin “Artemio Franchi” mes Fiorentinës dhe Milanit u mbyll në barazim 1-1.

15:20
Sheraton lë Shqipërinë

Vetëm pak kohë pasi qeveria miratoi paketën fiskale, e cila ofron lehtësira të mëdha tatimore për hotelet, një nga emrat më të njohur të hotelerisë në rang botëror ka vendosur të largohet nga Shqipëria.

15:14
Skandali me ARMO-n, amerikanët: Përgjegjësia e partnerit lokal

Dy aksionerët amerikanë të kompanisë IRTC, e cila shfrytëzon ARMO-n, kanë hequr përgjegjësinë nga vetja për krizën, duke ia lënë atë partnerit të tyre shqiptar, biznesmenit Besnik Sulaj.

14:29
Brexit në prag, rekord pasaportash irlandeze

Numri i pasaportave irlandeze të lëshuara sivjet ka thyer çdo rekord që prej votës për Brexit, me aplikimet nga Britania dhe Irlanda e Veriut që vazhdojnë të rriten.

14:21
Koreja e Veriut, e angazhuar për zhvillimin bërthamor

Koreja e Veriut do të mbetet e angazhuar për zhvillimin bërthamor të vendit në vitin 2018.

14:15
Nepali ndalon ngjitjen vetëm të Everestit

Nepali ndaloi me ligj ngjitjet solo në malet e tij, përfshirë Everestin, majën më të famshme dhe më të lartë të botës.

12:41
Babagjyshët me motorë

Për fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës, babagjyshët e Vitit të Ri erdhën më motorë.

11:59
Avionët rusë ngrenë alarmin në Australi

Forcat ajrore australiane u vendosën në gjendje alarmi pasi bombardierët rusë zhvilluan manovra luftarake në ujrat neutrale pranë Indonezisë, një lëvizje që, sipas ekspertëve, bëhet për të zgjeruar ndikimin rus mbi Paqësor.

11:37
Tension në Iran, SHBA: Bota po vëzhgon

Mijëra protestues proqeveritarë morën pjesë në marshime të ndryshme në Iran, pas dy ditësh protesta antiqeveritare.

11:31
Dënim me 130 shekuj burg

Një gjykatë në Tajlandë dënoi për mashtrim një shtetas të saj me më shumë se 130 shekuj burg, me saktë me 13 275 vjet.

00:06
Rritet vala e protestave në Iran, shtrihet në disa qytete

Demonstrat anti-qeveritare që filluan të enjten në Iran, u përhapën në disa qytete të mëdha.

E premte, 29 Dhjetor 2017
22:46
Hysaj e Napoli, kampionë dimri në Serinë A

Napoli ka arritur ta mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2017. Skuadra e Sarrit ka triumfuar me rezultatin minimal 0-1 ndaj Crotones dhe ka siguruar vendin e parë të Serisë A, për vitin 2017, që e bën njëkohësisht edhe kampione të dimrit.

22:29
Zjarri në New York, hetuesit: U shkaktua nga një fëmijë

Hetuesit e qytetit të Nju Jorkut besojnë se një zjarr në Bronx, që i mori jetën 12 personave, mes të cilëve 4 fëmijë, është shkaktuar nga një fëmijë që luante me sobën.

22:17
Dëbora në SHBA, Trump ironizon ngrohjen globale

Moti i acartë që ka përfshirë pjesën veriore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka sjellë reshje rekord bore dhe ka ngrirë pjesë të liqenit Erie në Nju Jork.

20:55
Fiks Fare / Viti i Ri me fëmijë të pangrënë e prindër të dëshpëruar

Fëmijë të zbathur, të paveshur e të pangrënë! Prindër që nuk mund t’ju ofrojnë as një tryezë me ushqime të bollshme, e as dhurata për fundvit. Ky është realiteti i shumë familjeve rome që jetojnë në Shkozë tek banesat sociale.

20:11
Monika, Edi dhe Iliri; batutat politike të fundvitit

Dikur ishin aleatë, tani janë në pozicione të kundërta. Monika Kryemadhi, Edi Rama dhe Ilir Meta nuk i kanë kursyer batutat njëri-tjetrit në daljet e fundit politike për këtë vit.

19:39
Të maskuar dhe me armë, grabitet banka në Laç

Një bankë e nivelit të dytë në qytetin e Laçit është grabitur nga persona të armatosur dhe të maskuar.

19:23
Jeruzalemi kryeqytet, Kongresi mbështet Donald Trump

Një grup ligjvënësish republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve i kanë paraqitur Kongresit amerikan një rezolutë, ku shprehet pakënaqësia me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbi njohjen nga SHBA të Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit, rezolutë e cila u mbështet edhe nga Shqipëria.

17:15
Gjykata speciale në Kosovë. Paralajmërimi amerikan: Mos e prekni!

Ambasada Amerikane në Prishtinë ritheksoi të premten se çdo përpjekje për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën e Posaçme për Krime Lufte do të ketë pasoja të thella negative për të ardhmen e Kosovës dhe marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara.

16:44
Reagon deputeti Rehovica: Po kryqëzohem për një vepër jo të kryer

Ka reaguar ditën e sotme deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledion Rehovica, ndaj të cilit Prokuroria ka kërkuar heqjen e mandatit për shkak se “ka gënjyer në formularin e dekrimializimit për vepra penale për të cilat janë hetuar në Itali”.

15:31
Sulm në Egjipt, 12 viktima e shumë të plagosur

Të paktën 12 persona humbën jetën e shumë të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi të dyfishtë në një kishë kopte dhe një dyqan në jug të Kairos.

15:25
Me pak fishekzjarrë, tregtarët: Shitjet kanë rënë shumë këtë vit

Teksa kanë mbetur edhe dy ditë nga nata e ndërrimit të viteve, dyqanet e fishekzjarrëve në tregjet e Tiranës po mirëpresin blerësit e parë.

15:18
Ngadalësohet rritja ekonomike, INSTAT: Ndikoi kriza energjetike

Veç pasojave negative në buxhet, kriza energjetike ka dëmtuar edhe rritjen ekonomike. Instituti i Statistikave raportoi se pas dy tremujorësh me rritje 4 për qind, prodhimi kombëtar u rrit më ngadalë në tremujorin e tretë.

15:02
Basha në Kavajë: Të çlirojmë vendin nga aleanca e Ramës me krimin

Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha ishte në Kavajë ku në një takim me simpatizantët demokratë foli për zgjedhjen antikushtetuese, sipas tij, të Prokurorit të Përkohshëm.

14:45
PD reagon për shkarkimin e prokurores Gashi: Hakmarrje e Edi Ramës

Pas lëvizjeve në Prokurori, ku drejtoresha e marrëdhënieve juridiksionale me jashtë, Rovena Gashi është lëvizur nga ky post, ka qenë i menjëhershëm edhe reagimi i Partisë Demokratike, që e cilësoi si një hakmarrje të Edi Ramës.

14:39
Lëvizjet e para në Prokurori; Ikën Rovena Gashi, Rreshka kryeprokuror i Tiranës

Në ditën e 10 në detyrën e Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku ka firmosur lëvizjet e para në organin e akuzës.

14:19
Bashkia e Tiranës shpërndan pako me ushqime për familjet në nevojë

Bashkia e Tiranës iu është gjendur pranë familjeve në nevojë, duke shpërndarë këto ditë pako ushqimore dhe dhurata për fëmijët me rastin e festës së ndërrimit të viteve.

13:48
Ferrari kampion në fitime financiare edhe pa tituj

Në vitet e fundit Red Bull dhe Mercedes kanë dominuar botërorin e Formula 1. Në periudhën 2010-2013 ishte skuderia austriake ajo që iu imponua me forcë rivaleve të saj falë Sebastian Vettel, fitues i 4 titujve kampionë. Duke nisur nga viti 2014 ishin Mercedes, Lewis Hamilton e Nico Rosberg ata që vendosën diktatin e tyre. Por këto tituj të këtyre skuadrave nuk korrespondojnë me kampionatin e financave. në këtë pikë është Ferrari që shfaqet më mirë nga të gjitha.

13:42
Në Dubai mbretëron Real Madrid, ekipi më i mirë i 2017-ës

Reali Madridit mbretëroi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Globe Soccer Awards” të zhvilluar në Dubai. Skuadra spanjolle, fituese e Ligës së Kampioneve, La Ligës, Superkupës së Europës dhe Spanjës e Botërorit të Klubeve, u shpall ekipi më i mirë për vitin 2017.

12:52
Lirohen Albin Kurti dhe Donika Kadaj Bujupi

Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi u liruan të premten nga masa e paraburgimit dhe tani do të mbrohen në liri.

12:19
Verifikimi i integritetit të zyrtarëve, Marku emëron Arqile Koçën

Arqile Koça do të jetë drejtori i ri i Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, duke zëvendësuar në këtë post, Rovena Gashin. Do të jetë Koça, i cili deri tani ka qënë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme që do të merret dhe me verifikimin e integritetit të zyrtarëve të lartë.

11:35
Vasili: Rama i vetmi që kishte tmerr reformën në drejtësi

Teksa kryeministri Edi Rama vijon konferencën e fundvitit me gazetarët, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar menjëherë për deklaratat e tij.

11:15
Rama: Reforma në drejtësi, jo peng i axhendave politike

Reforma në drejtësi nuk mund të merret peng për axhenda të ndryshme politike, është shprehur kryeministri Edi Rama në konferencë tradicionale për shtyp e mbylljes së vitit. Sot tha ai, jemi në kushtet e një tjetër stimulimi të një krize artificiale.

10:39
Kryemadhi në Skrapar: Institucionet do t’u kthehen shqiptarëve

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është takuar këtë të premte me strukturat e LSI-së në Skrapar. Në fjalën e saj ajo tha se institucionet shqiptare do t’u kthehen shqiptarëve, referuar dhe largimeve nga puna.

10:27
Viti i Skënderbeut, dalin dokumentet e reja shtetërore

Këshilli i Lartë i Arkivave ka miratuar modelet e dokumenteve të reja administrative që do të përdoren gjatë vitit 2018. Këto modele vijnë në zbatim të vendimit të Komisionit Shtetëror për Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut

09:53
Polici-prokurori, Arta Marku takon ministrin Fatmir Xhafaj

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku është takuar me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, ku sipas njoftimit zyrtar të organit të akuzës në fokus të bisedës ka qënë vetingu në sistmein e drejtësisë.

09:43
Dyshohet për vjedhje, i gjendet armë pa leje në shtëpi

Si kontigjent i dyshuar për një vjedhje me armë, policia vendosi të kryejë kontroll të shtëpisë dhe stanit të Ermal Shehajt, 31 vjeç nga Kotë e Vlorës.

09:15
Në kërkim nga Italia, arrestohet në Qafë Thanë 40-vjeçari

Policia e Qafë Thanës ka bërë arrestimin provizor të një 40-vjeçari nga Fieri, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

09:08
I ftohti ekstrem mbërthen SHBA-në dhe Kanadanë

I ftohti ekstrem ka mbërthyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë, ndërsa metereologët parashikojnë se ngricat e thella do të vazhdojnë edhe në fillim të 2018-s.

08:57
Bronx dhe Mumbai, zjarret shkaktojnë tragjedi

Të paktën 12 persona humbën jetën dhe katër të tjerë u plagosën seriozisht si pasojë e një zjarri që shpërthue në një pallat në lagjen Bronks të Nju Jorkut.

E enjte, 28 Dhjetor 2017
23:29
Italia drejt zgjedhjeve, Presidenti shpërndan parlamentin

Presidenti italian Sergio Mattarella shkriu të enjten parlamentin, përpara zgjedhjeve që pritet të prodhojnë një periudhë destabiliteti në ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës.

23:21
E thonë statistikat: Strakosha, portieri i ri më i mirë në Europë

Nuk fiton 6 milionë euro në vit, por në klasifikimin e portierëve të rinj më të mirë në Europë, Thomas Strakosha renditet i pari, sa i përket pritjeve Efektive.

23:08
Mustafi e Sanchez i japin 3 pikët Arsenalit

Crystal Palace-Arsenal ishte takimi i fundit, që mbylli javën e 20-ë, të Premier Leagues. ‘Topçinjtë’ e ëengerit arritën të marrin një fitore me rezultatin 2-3, ndërsa heroi i takimit ishte Alexis Sanchez.

23:05
Rama: Letra e Metës për Trump, akt qesharak

Edi Rama bëri bilancin e 2017-ës në Top Story, ku evidentoi çështjen Tahiri si më të vështirën për të dhe mazhorancën.

22:39
Putin: Shpërthimi, akt terrorist. Kriminelët do të vriten pa paralajmërim

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi të enjten, që kriminelët e armatosur mund të vriten pa paralajmërim, pasi e cilësoi shpërthimin e regjistruar në një supermarket në Shën Peterburg, që plagosi 14 persona, një akt terrori.

22:22
Ziadin Sela prish koalicionin me Zaev, ikën nga qeveria

Përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni kanë dorëzuar sot dorëheqjet e tyre nga postet qeveritare, duke i dhënë fund kështu koalicionit qeveritar.

22:14
Panucci: Euro 2020, një obsesion. Në Tiranë më tmerrojnë rrethrrotullimet

Cristian Panucci ka folur në një intervistë të gjatë, për Supersport dhe ka rrëfyer të gjitha detajet e përzgjedhjes së tij. Trajneri i kombëtares shqiptare është shprehur se kualifikimi në Euro 2020 është një obsesion për të, ndërsa flet me superlativa edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët.

21:28
Rama: Tahiri na vendosi në pozitë të vështirë. Nëse bëhen zgjedhje tani, fitojmë 78 mandate

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Top Story se çështja e Saimir Tahirit e ka vendosur në një pozitë të vështirë mazhorancën, por tha se duhet pritur deri në fund e vërteta.

21:18
Rama: Basha refuzon marrëveshjen për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve

Kryeministri Edi Rama thotë se Lulzim Basha po e quan marrëveshjen e 18 majit të vdekur për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve të 25 qershorit.

20:52
Fiks Fare / Pëson dy herë trompozë në kokë, mjekja e familjes nuk i rimburson ilaçin

Në Prill 2013 dhe maj 2014 zonja Shërife Celama ka pësur dy trompoza në kokë. Ajo është shtruar në spitalin rajonal Durrës si dhe në QSUT. Prej gati 13 muaj, 74-vjeçarja ka marrë disa lloje medikamentesh si: sintromi e thënë në gjuhën mjeksore “Acenocoumarol” dhe Varfarinën.

19:56
Rakipi e Rehovica, KQZ vendos më 3 janar

Mesditën e 3 janarit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të rikthehet në punë pas festave për të vendosur për mandatet e deputetëve Aqif Rakipi i PDIU-së dhe Gledion Rehovica të LSI-së, për të cilët prokuroria ka kërkuar heqjen e mandatit për shkak se kanë gënjyer në formularin e dekrimializimit për vepra penale për të cilat janë hetuar në Itali.

18:57
Rama me mësuesit: U rikthyem dinjitetin! Prioritet arsimi profesional

Në takimin e fundviti me mësues, Kryeministri Edi Rama bëri publikë tre objektivat kryesorë të qeverisë së tij në këtë mandat të dytë.

17:44
Hahn: Vendet e Ballkanit në BE në 2025

Eurokomisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn në një intervistë të dhënë për një media austriake është shprehur se vendet e Ballkanit do të bëhen pjesë e BE-së në 2025.

16:33
Shullazi: Jam ndërmjetësues, Ylvi Beqja gënjen

Pasi dëgjoi për muaj të tërë si dhe u ballafaqua me dëshmitarin e mbrojtur nga shteti Ylvi Beqën, Emiliano Shullazi vendosi të tregoje anën tjetër të medalionit.

15:52
Bibliotekat e shkollave, MASR dhe shoqata e botueseve dhurojnë 6 mijë libra

“Ibrahim Rugova”, shkolla 9-vjeçare në Kamëz, është e mbyllur për pushimet e fundvitit. Por ne kemi marrë leje në drejtorinë arsimore për të filmuar dhuratën e vitit të ri që kanë marrë nxënësit e kësaj shkolle.

15:36
Udhëtimet e festave, shqiptarët duan Ballkanin dhe kryeqytetet perëndimore

Prej 7 vitesh shqiptarët janë të lirë të udhëtojnë gjatë 365 ditëve të vitit, por nata e Vitit të Ri mbetet më e preferuara për të udhëtuar jashtë vendit.

15:24
Durrës, tregjet në rrugë. Gjelat e detit shiten ku të munden

Në qytetin bregdetar të Durrësit nuk ka një treg të gjelave të detit. Ata tregtohen në rrugë, ku jo rrallë ankohen banorët nga zhurma dhe era.

15:21
Dhuna mbush burgjet

Dhuna në familje vazhdon të shënojë shifrat më të larta të veprave penale që regjistrohen në rrethin e Tiranës.

15:08
ARMO, rafineri borxhesh. Taksat e papaguara ndër vite, që u falën me amnisti fiskale

Në shtator të vitit 2016, Kryeministri Edi Rama e quajti marrëveshjen për rivënien në punë të ARMO-s një sukses që zgjidhte përfundimisht krizën e rafinerisë. Sipas marrëveshjes, ARMO u mor me qira nga IRTC, një kompani e regjistruar në parajsën fiskale të ishujve “vergin”.

15:02
Basha: Rama presion drejtësisë; Tregues, kthimi i pasaportës për Tahirin

Kthimi i pasaportës në dorën e Saimir Tahirit lexohet nga Lulzim Basha si efekt i parë i presionit të mazhorancës mbi drejtësinë, pas zgjedhjes së Kryeprokurores së përkohshme Arta Marku.

14:09
Moti i keq, vonohen tragetet në Durrës

I gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore. Këtë mëngjes, moti i keq ka shkaktuar vonesa në mbërritjen e trageteve të linjës Bari-Durrës.

14:01
Inter tani ka krizë, sfida me Lazion merr vlera

Interi tani është vërtet në krizë. Eliminimi në çerekfinale të Kupës së Italisë nga Milani tregoi se diçka është thyer te kjo skuadër, që deri në 9 dhjetor në Itali u përkufizua si zbulimi i sezonit. Barazimi 0-0 në “Allianz Stadium” solli shumë lëvdata për Interin, duke qenë se doli i padëmtuar nga impianti më i vështirë i Serisë A.

13:53
Vasili: Njerëzit duhet të marshojnë drejt Tiranës, shteti ka dalë nga shinat

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili zhvilloi ditën e sotme një bashkëbisedim me gazetarët, ku i bëri thirrje njerëzve të marshojnë drejt Tiranës në protestat e paralajmëruara në fillim të vitit 2018.

13:41
Kina do Mandzukic, ofrojnë 15 mln euro në vit

Mario Mandzukic vihet në shënjestrën e klubeve kineze e më konkretisht në atë të Hebei Fortune.

12:26
Bashkia Krujë miraton buxhetin 2018, PD dhe LSI bojkotuan

Këshilli Bashkiak i Krujës ka kaluar buxhetin për vitin 2018, ndërsa këshilltarët e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim bojkotuan mbledhjen.

11:55
Protesta e naftëtarëve, administratori i ARMO premton dhënien e pagave

Protesta e naftëtarëve të rafinerisë së Ballshit para Ministrisë së Energjisë për mosmarrjen e pagave, pati rezultat vetëm një premtim. Administratori angazhohet për të bërë pagesat më 29 dhjetor.

11:09
Policia: Kujdes nga moti i keq dhe alkooli

Policia Rrugore kërkon kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeve në këtë periudhë festive, kur edhe moti rëndon situatën në rrugët me më shumë lëvizje.

11:01
Moti i keq përfshin vendin

I gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore.

10:56
Kabul, 40 viktima nga një sulm kamikaz

Nuk ka qetësi për Afganistanin. Dhjetëra vetë humbën jetën nga një sulm vetëvrasës në perëndim të kryeqytetit Kabul.

10:16
Biografia e Hashim Thaçit. Debate në Kosovë për librin e gazetarëve britanikë

Në kohën kur polemikat mbi Gjykatën Speciale në Kosovë janë në kulmin e tyre, një libër që ngre lart figurën e Hashim Thaçit është në prag botimi dhe ka shkaktuar debate të shumta.