Muhamed Salah vijon të konfirmohet si lideri i Liverpoolit, teksa shënoi 2 herë dhe përmbysi rezultatin duke i dhënë fitoren ‘The reds’ në ndeshjen e fundit të 2017-ës.

Leicester gjeti avantazhin me anë të vardyt që në minutën e 3-të, por egjiptiani, që po kalon një superformë, arriti ta dërgojë 2 herë topin në rrjetë në 45 minutat e dyta.

Edhe Chelsea i Antonio Contes e mbylli vitin me një fitore të thellë 5-0 ndaj Stoke City-t brenda në “Stamford Brigde”.

Blutë e Londrës ishin të papërmbajtshëm që në fillim të sfidës, teksa shënuan me Rudiger dhe Drinkwater në minutat 4 dhe 9, ndërsa në të 23-tën Pedro i çoi shifrat në 3-0.

Në pjesën e dytë, Willian shndërroi në gol një 11-metërsh, ndërsa Zappacosta vulosi rezultatin përfundimtar në 5-0.

Top Channel