Policia Rrugore kërkon kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeve në këtë periudhë festive, kur edhe moti rëndon situatën në rrugët me më shumë lëvizje.

Në këto ditë me reshje të dendura shiu dhe dëbore në disa zona të vendit, kryesisht ato veriore dhe verilindore, policia këshillon për kujdes në akset rrugore me mjegull në të cilat kufiri i shpejtësisë duhet të jetë jo më shumë se 50 km/h nëse dukshmëria është më e vogël se 100 metra.

Kujdes duhet edhe në tunele, ku në hyrje dhe në brendësi të tyre duhet zvogëluar shpejtësia si dhe përdorimi i zinxhirëve në akset rrugore ku ka prani të dëborës dhe akullit. Policia kërkon kujdes maksimal për shmangien e aksidenteve në periudhën festive dhe mospërdorimin e alkoolit nga drejtuesit e mjeteve.

Top Channel