Në ditën e fundit të vitit, kreu i shtetit Ilir Meta ka vendosur të urojë në veçanti ushtarakët jashtë vendit.

I shoqëruar nga shefi i shtabit të përgjithshëm, Bardhyl Kollçaku, zhvilloi një vizitë në Repartin Komando të Zall Herrit ku dhe ka bërë një videokonferencë me ushtarakët shqiptarë në Afganistan, Pejë të Kosovës dhe në Letoni.

“Çdo përvojë e juaja është një hap tjetër cilësor përpara në modernizimin dhe rritjen e Forcave tona të Armatosura”, është shprehur z. Meta.

Presidenti i Republikës uroi personalisht gjithashtu ushtarin Pajtim Çobanin në Kabul, i cili ka pasur ditëlindjen këto ditë si dhe ushtarin Eligert Çela në Herat duke shprehur besimin se:“i keni festuar me njëri-tjetrin, sepse këto janë familje të veçanta e të jashtëzakonshme. E kam bindje këtë gjë, sepse ju jeni në vijën e parë të rrezikut, të sakrificës, të vështirësisë, por ka një gjë të mirë, sepse ju afrojnë më shumë me njëri-tjetrin por edhe me vendin, me Atdheun.”

Top Channel