Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është takuar këtë të premte me strukturat e LSI-së në Skrapar. Në fjalën e saj ajo tha se institucionet shqiptare do t’u kthehen shqiptarëve, referuar dhe largimeve nga puna.

“Sot i heqin nga puna në mënyrë të paligjshme po të jeni të bindur se shumë shpejt do të kthehen në punë, dhe do të marrin dëmshpërblimin dhe jo nga buxheti i shtetit, po nga xhepi i atyre ministrave që i heqin në mënyrë të pandershme për të gjithë ata njerëz që punojnë me përgjegjshmëri për shtetin shqiptar. Tashmë institucionet shqiptare do t’i kthehen shqiptarëve. Boll më me njerëz që kanë përdorur strukturën e shtetit në funskion të fuqizimit të xhepave të tyre dhe në funksion të oligarkëve”, u shpreh Kryemadhi.

LSI tha më tej, kryetarja zgjodhi të qëndrojë në opozitë “zgjodhi të mos bëhej pjesë e asaj farse që kërko të bënte Rilindja para 2017. Ju e dini shumë mirë se ca ka ndodhur me kanabizimin e shqipërisë, dhe ju e dini shumë mirë sa vuajnë shqiptarët për tu punësuar në dyert e shtetit”.

Top Channel