Në Prill 2013 dhe maj 2014 zonja Shërife Celama ka pësur dy trompoza në kokë. Ajo është shtruar në spitalin rajonal Durrës si dhe në QSUT. Prej gati 13 muaj, 74-vjeçarja ka marrë disa lloje medikamentesh si: sintromi e thënë në gjuhën mjeksore “Acenocoumarol” dhe Varfarinën.

Pas trompozës së dytë mjeket specialist rekomanduan që pacientja, Sherife Celama duhet të marrë medikamintin “Xarelto” ose Rivaroxaban 20 mg. Këtu nisi dhe problemi i 74-vjeçares pasi ky medikament është shumë i shtrenjtë dhe mjekja e familjes, Jonida Gjini nuk ia rimburson.

Sipas protokollit nga Fondi i Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor, që pacienti të marrë Xarelton duhet rekomandimi nga mjeku kardiolog në QSUT , të ketë një ose më shumë faktor risku si insufiçienca kardiake si dhe vlera nën norma të nivelit të protrombinës.

Zonja Celama i ka të gjithë këto faktor, por sërish nuk i jepet ky medikament. Sipas listës së rimbursimit të ilaçeve, Xarelto ose Rivaroxaban është i treti në listë dhe kushton 333.4 lekë një kokërr , pra 9300 lekë një kuti ndërsa medikamenti i dytë në listë, është Varfarina e cila kushton 24.1 lekë , pra 700 lekë kutia dhe medikamenti i tretë në listë është Sintromi që kushton 11.1 lekë kokrra dhe 300 lekë kutia. Pra, diferenca ndërmjet medikamentit të parë në listën e rimbursimit dhe atij që i ka dhënë mjeku i famijes kësaj paciente, është 8600 lekë.

Bashkëshorti i zonjës, Petrit Celama shprehet se ai bashkë me gruan marrim 200 mijë lekë , 100 e ca mijë lekë shkojnë ilaçet, 50 mijë lekë ujë e drita , e pjesa tjetër me ngrënë ndonjë kafshat bukë thatë. Ai shton se nuk do asgjë tjetër veçse ilaçin që gruaja e tij të jetë mirë.

Së bashku me bashkëshortin e Sherife Celama, gazetarët e Fiks Fare shkojnë në qendrën shëndetësore nr. 17 për të kërkuar informacion se pse nuk i jepet pacientes ky medikament edhe pse ka një rekomandim nga mjeku specialist.

Drejtoresha e qendrës, Brizida Zalla shprehet që të merret ky ilaç ka një protokoll dhe duhet të ngjisë të gjitha shkallët që të arrijë tek “Xarelto” që është edhe ilaçi më i shtrenjtë. Më kryesorja, sipas saj që të arrijë tek Xarelto duhet t’i dalë analiza keq.

Pas këtij informacioni gazetarët sëbashku me pacientet shkojnë për të kryer analizën dhe rikthehen sërish në qendrën shëndetësore për të interpretuar përgjigjen. Edhe pse vlerat e analizën janë nën normë , sërish pacientes nuk i jepet medikamenti që asaj i takon.

Mjekja e familjes, Jonida Gjini shprehet se analizat e pacientes janë mirë dhe kjo është arsyeja që nuk i është dhënë medikamenti, por pasi e ballafaqojmë me analizën e fundit, pranon që kjo analizë nuk ka dalë mirë dhe shprehet se do ta mbajë në monitorim.

Sipas saj në kartelën e pacientit është edhe rekomandimi i kardiologut për të marrë “Xarelton”, por sipas saj nuk është e mjaftueshme sepse nuk e ka shpjeguar plotësisht. E pyetur cili është protokolli që pacienti duhet të ndjek shprehet se elementet janë: rekomandimi nga kardiologu dhe analiza. Edhe pse këto 2 elemente kyç pacienti i ka në kartelë, mjekja përgjigjet se kjo gjë nuk është mjaftueshme për të dhënë “Xarelton”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel