Një deltaplan u rrëzua në lumin e Sidneit të dielën, duke i marrë jetën 6 personave që ndodheshin në fluturimin turistik mbi gjirin ku do të përqendrohen festimet e natës së ndërrimit të viteve.

Policia tha se nuk mund të konfirmonte menjëherë shkakun e përplasjes dhe as identitetet e 5 prej pasagjerëve, por po fliste me disa dëshmitarë që ndodheshin në barka në një prej ditëve me më shumë frekuentues të këtyre ujrave në vit.

Piloti i deltaplanit është viktima e gjashtë. Avioni i vogël ishte në pronësinë e “Sidney Seaplanes”, një operator i rëndësishëm turistik i qytetit. Shumë turistë kanë fluturuar me avionët panoramikë të kompanisë, mes të cilëve edhe yjet e popit Ed Sheeran dhe Sam Smith, manjati i teknologjisë Bill Gates, komediani Jerry Seinfeld apo aktori Cuba Gooding Junior.

Policia tha se deltaplani po kthente 5 persona nga një restorant buzë detit në Sidnejn verior kur u përplas në ujë, duke u zhytur menjëherë.

Top Channel